Mire se vini ne Rapsodet.CoM

 

MIRĖ SE VINI NĖ FAQEN E KĖNGĖS SĖ ODAVE TONA
Rapsodet.com

Mirė se vini

Muzikë të vjetër të odave tona, vetëm përmes faqes: www.rapsodet.com

Vizitues të dashur,

Hapja e faqjes www.rapsodet.com është nismë personale e arkivit tim personal. Në këtë faqe nuk keni nevojë të regjistroheni për shkarkime të këngëve, sepse nuk ka këngë për shkarkim. Mbledhja dhe trasferimi i audiokasetave të vjetra për kthimin e tyre në mp3, ka zgjatur me vite të tëra. Pjesën më të madhe të kohës së lirë ia kam kushtuar këngëve, edhe sot e kësaj dite kjo vazhdon. Dashuria për këto këngë ishte prej fëmijërisë, andaj edhe vazhdon edhe sot. Edhe pse kemi edhe shumë tjera këngë, por ma merrë mendja se këto këngë janë që na rritën në çdo çast: në liri, në luftë, në dasma apo në çdo vend tjetër. Këngë që disa raste e shkruan vet historinë e shumë luftëtarëve të të gjitha kohërave. Këngë që i kënduan edhe legjendave tona apo edhe shumë këngë që i kënduan dashurisë.

Qëllimi i faqes është që kjo punë të vazhdoj edhe më tutje përmes kontakteve të ndryshme, që përshëndes të gjithë ata që më ndihmuan, me dërgimin e këngëve, apo në tjera mënyra. Dëshira ime është që këto këngët të ruhen sa më mirë që është e mundur.

Këto këngë nuk duhet të harrohen, edhe pse viteve të fundit "kemi krijuar edhe muzikë të re" që nuk do të jetojnë me dekada të tëra siç jetuan këngët folklorike. Andaj kjo faqe është një mundësi e vogël për tu treguar se rapsodët tanë nuk kanë vdekur dhe nuk do të vdesin kurrë. Si mund të harrohet Salih e Feriz krasniqi, Rizah Bllaca, Augustin Uka, Sef Mleaqni me të bijtë si dhe shumë e shumë tjerë...

Kohėve tė fundit janė disa këngë për ndëgjim me shpresė qė numri i tyre tė shtohet ēdo ditė. Më këtë lus të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë reklama të firmave të tyre të lajmërohen , dhe që do të ishte më lehtë të lëshoj më shumë këngë për ndëgjim dhe për tërë muajin. Për tjera shpjegime apo posedime të këngëve të më shkruajnë në e-mail.

www.rapsodet.com                                                                 Falėnderime

                       
 

Ndryshimi i fundit i faqes 30.12.2006 17:55

http://www.vetevendosje.org

 

Biografia e Sali Bajramit

Biografia e Halil Cėrvadikut

Biografia e Rizah Bllacės

Biografia e Selman Balės

Bografia e Dervish Shaqės

Autobiografia e Tahir Drenicės

                                               

Pėr tė dėgjuar kėngėt ju duhet Real Player  

Zvezda mposhtet edhe nė Beograd!

 

Lexoni "Luli i vocėrr" nga Migjeni, marrė nga www.gjuha-shqipe.com

Dėgjoni albumin mė tė ri tė Hamėz Llapēevės kėtu