Folklori shqiptar
Cikli i
kreshnikėve
Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e
Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe.
Paraqitet mjaft i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet
ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi
kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta
veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i
personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me
mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga
nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash
lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore
jane Muji e Halili.

"Muji e Halili" pikture nga "Piktori i Popullit" Ismail
Lulani
- Fuqia e Mujit
Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te
shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i
pajisur me fuqi te mbinatyrshme.
- Vajtimi i Ajkunes
Omeri, djali i Mujit rrethohet ne bjeshke e pas nje lufte te rrepte
vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka perfunduar. Nga armiqte e
vrare kupton se i biri megjithese ishte vetem shtate vjec, kishte
luftuar si kreshnik. Keto tregohen ne kengen Vdekja e Omerit.
Vajtimi i Ajkunes eshte nje pjese lirike e ciklit te kreshnikeve,
eshte nje kryeveper artistike.
Vajtimin e nenes e paraprin nje tablo dramatike tronditese. Muji
varros me duart e veta te birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet ne
kulle. Ajkuna merr vesh lajmin e zi.
Pas ketyre shperthen dhembja e nenes, vajtimi i saj. Ne kete vaj
kemi dicka krejt te vecante, qe e ben kete krijim poetik lirik te
qendroj midis kengeve epike heroike te kreshnikeve. Vete Omeri eshte
nje femije i parritur, nje luftetar trim qe la pas bema kreshnikesh.
Ajkuna, nje nene e dhembshur qe vuan thelle vdekjen e djalit.
Figurat artistike qe perdoren jane te nje lloji me ato te te gjithe
ciklit. Ketu marrin pjese yjet, hena, zogjte e bimet. Yjet ndalen te
degjojne vajin e Ajkunes, kjo mallkon henen pse nuk e lajmeroi me
pare, ahu shtrin degen me te bukur qe ajo te mbeshtetet dhe zogjte e
malit rreshtin kengen. Ajkuna ka ne zemer lajmin e zi dhe kuja
shperthen. Ne fund te vajtimit shprehja e dhembjes merr forme
tjeter. Nena kujton caste nga jeta e djalit, e sa me te bukura jane
ato, aq me e thelle eshte vuajtja ne zemren e nenes.
- Martesa e Halilit
Martesa e Halilit eshte nje nga rapsodite me te bukura te cilkit.
Ajo eshte vetem nje episod ne krahasim me gjithe bemat trimerore te
kreshnikut Halil. Martesa eshte me rrembim dhe sjell jehonen e
koheve te lashta, kur rrembime te tilla quheshin vepra trimerie.
Megjithese ne kete pjese te ciklit, lufta midis kreshnikeve dhe
kralit eshte per Tanushen, perseri nepermjet vargjeve del qarte qe
ky konflikt eshte shume me i vjeter. Kjo duket ne faktin qe
kreshniket e shohin me rrezik vajtjen e Halilit ne tokat e kralit.
Halili e merr Tanushen e kralit pasi kapercen me trimeri e mencuri
nje varg rreziqesh, por edhe me ndihmen e cetes se kreshnikeve.
Martesa e Halilit shquhet per pasurine e perdorimin me mjeshteri
te rralle te figurave artistike. Vend kryesor ze hiperbola dhe
personifikimi. Me nje gjuhe te pasur jane sjelle dhe shume peisazhe
si portreti i Tanushes, pershkrimi i betejes etj.
- Omeri i ri
Edhe kenga e meposhtme shpreh mjaft bukur trimerine e gruas
shqiptare. Omeri i ri eshte emri i nje nga djemve te Mujit. Kete
emer perdor e bija e plakut per te dal te luftoj balozin.
- Muji vret Paun Harambashin
- Mejdani i Mujos me Balozin
Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por
eshte mbeshtetur ne kete cikel
|
Cikli i kreshnikeve
Fuqia e Mujit
Lum e lum per tlumin Zot,
Nujem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ishkane Muja djale i ri,
Ma kish cue baba nrroge tu njizotni;
Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tui kerkue;
Per gjith dite nder gurra tu u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
Mi con lopet gjithhere ku sin kane
I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nuka mujte me dredhe
Buze nji shkambit mu ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty kin qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
Masht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E tdy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone Mujon e kan pvete-
Zo! cte ka pru nket vend e shka tka trete!-
Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
Mkan hupe lopet, e askund skam mujte me i gjete
Ktu mxu nata e u ngja per me fjete
Smylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia numkan lane
Mu kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima ngjume i kam vdue
Po Zo! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti cfare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere cka qite e ka thane:
-Shpesh po mngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin ma kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma tmadhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ishkane
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der nnye tkames vec e nmujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap ntoke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti ti ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi
O! se cpo i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
Ncep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana cka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-mane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa tvogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tuu zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu tjem ngusht, Zanat, me mndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
Nfushe tJutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty in kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma tfortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun ntoke gjinden po i qete
Prej zotnis tha Mujit asht largue
Prej zotnis burri kur asht da
Ka dredhe nshpi - tha nanen per me e pa
*Tha I a ka nise Muji tuj punue
*Tha I a ka nise Muji tuj luftue!
E nsa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del
*tha shpesh poeti popullor,kur reciton, kur mungon rrokja, per te
plotesuar dhjete rrokshin, shton fjalen tha
Vajtimi i Ajkunes
Drita a dale e drite spo ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ēa ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin ndhe Muji e ka shti
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ēma ka gjete?
NLugjet tVerdha, a thue ka mbete?
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet tVerdha,
atehere nana hanen ka mallkue:
-Tu shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe sma ēove ate nate nji fjale,
nLugje tVerdha, shpejt me dale
bashke me hy nnji varr me djale!
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma tbukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet per dege tahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a se din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per mu fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut terret,
fol me nanen qe tka rrite
smke lane kurre kaq shume me prite!
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!
Martesa e Halilit
Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
Cpo e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume
Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure tgjane e tgjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat spo e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por nbreg tlumit kulla e Mujit
Ttane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru tvogel ne zjarr
Treqind vete prihere mu nxeh
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-Nvater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale
Qysh Halilin se martove?
Jane martue krejt mosha e tij
Djemte tyne nloje te tane kane dale
A tu dhimbsen paret per me i dhane?
A tu dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie nKotorre tReja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!
Ju tpavllazen shoke skeni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla tvet?
Ky edhe sasht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para nu martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane
bash si motra qe po mduken
dheu mka mblue e fat si qita vedit
po se mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma tmire ssheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis
E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla ndege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por nqafe mpaci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-
Sa mire nama bjeshket mi paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!
E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma ska zgjate
A shkri bora e ka ra nlume
Por tri jave e ma ska zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
Tbardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte ndet
Cpo kendojne bilbilat nmal
cpo lodrojne femija nfushe
-Shpejt me dale te tbani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi!
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane
Atehere djali i ka kcye gjokut nshpine:
-Tmire u pafshim! Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali
Dy here djalin kurkush se ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net
-Cka ka hana qe spo del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune skeni
Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle
-
Qatehere djali sa kish ra nbreg tlumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali ska durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te njode i prin
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat
Krejt si cike djali po ngjan
Nbreg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit
Me Halilin brenda kane hy
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat ti kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -
Krali shpejt qenka shtrengue
tdy prej krahu krajli i ka kape
nburgje tthella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-Casht ky vaj Tanushe lum motra? i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata mi ka dhane
ma per tgjalle te shpia mos me kthye!
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali ntburgje tu ka kalbe!
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
Nnestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
Tmadhe burri paska nise me qeshe:
-A tkam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-Skam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen!
Kane ba ashtat trimat me ushtue
Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E tjane kape te Kotorret e Reja
Neper rane tdetit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba
Se shume njerez qenkan mbledhe nKotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue
-Sasht ngushte njeriu deri ndite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta mat hu tu ka sose!
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
Tjeter tmire ne tparet nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate mu pre tuj kendue
-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh se ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot tlig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak
Hic spo lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
Sa fort Muji masht terbue!
Aspak dhimbe trimi spo ka
As per kulla qe rrenohen
As per tvdekun qe shkrumbohen!
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!
Omeri i ri
Lum e lum per tlumin Zot
Nujeme kane e zoti na ka dhane
Kur ishkane nji plak i mocem
Mashkull nvoter si ka mbete
Nji baloz nmejdan po i del
Edhe i leter po mi a con
Letren plaku po ma kndon
E me lot ai po e loton:
-Sot nji jave nmejdan me mdale
Ka qite cika e i paska thane:
-Pash nji zot, babe, qi tka dhane
Shka asht letra, qi po e kndon
E me lot fort po e loton?
-Le, mori cike, ty zoti truejte!
Rrezikzi kishem qillue
Cse kam le mos me gezue
Mue balozi mlype mdjdan
Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene)
Nuk po muj me dale nbejleg (dyluftim)
Ka qite cika e i paksa thane:
-Aspak, babe, ti dert mos ki
kur tdale drita, ajo dalte e bardhe
ke mu vesh, babe, ke mu mbathe
per me ra nAgaj tJutbines
Agajt stlane jo me u korite
Kur ka dale drita, dalte e bardhe
Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe
Per Jutbine heret asht fillue
Tridhet Age mkuvend mi ka bashkue
Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)
Mue balozi mlype nmejdan
Mlype nbejleg me te me u pre
Pashi zot, Agaj, u ka thene
Un jam plak e tash jam mbete
Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole
As me sy nuk po e shikojne
Shum-e paret plaku po jau njehe
Nuk ndigjojne me i preke me dore
Shpejt ne kambe plaku kenka cue
I ka hipe gjokut e a fillue
Ne shpi tvet kur paska shkue
Ka nise cika e po e pevete
-Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete?
-Bet ne zotin, cike! Si mka dhane
Sndigjoi kush paret me i preke
Sndigjoi kush mejdanin me ma hjeke
-Hajt, bre babe, hic me u ngushtue
Per baloz sot mke djale mue
E stla, babe, un ty me shkue
-Le, bre cike, ty zoti truejte!
Sot dy jave nuse vijne me tmarre
Po nmejdan si ke me dale
Po nmejdan si ke me shkue
Kryet balozi me ta shkurtue
Dy here marrja mue me mmlue
Plak pleqnije me u shnjerzue?
Po shtrengohem e po shkoj vete:
Nuk baj dam edhe me mbete
Hic bre cika vesh nuk kish marre
Shpejt ne kambe ajo kenka cue
Mire ashte veshe edhe shterngue
Tu berberi na paksa shkue
Sikur djale kryet e ka rrue
Sikur djale nftyre me tu duke
Ska mujte baba i vet me u ndale
Ka nise plakur atehre me e sue (mesue)
-Permjete drumeit, cike , tuj shkue
Burri mdrum te ka qillue
Kur te shkojsh nat katund me ra
Aty asht sheher i madh
Njajo kulla, qi asht ma e bardhe
E tri katesh bojen e ka
E burrit tyt ajo ka qillue
Rueju ndere, pra, mos me i shkue!
Mi ka hipe gjogut ne shpine
Tmadhe gjogut i a ka dhane dorin
Kur ka ra nat katundin e ri
Cpo shikjon cika me turbi
Ma ka vu doren ne ball
Nate tuj erre, dielli tuj ra
Bet ne zotin cika qi ka ba
Nbe tzotit si ish betue
Nkonak burrit per me i shkue
I a ule gjogut , burrit i bje ndere
I thrret tmadhe e i trokate nji here
Dikush gjegje e jashte ka dale:
-Kush je ti thote more djale?
-Mysafir a don me tardhe?
-Ti hoshgjelden te i ka thane
npodrum gjogun i a ka cue
kan hi node e kan pushue
i a pjeke kafen me sheqer
i a ka dhena e ne dore e merr
kah te pin po e vndon oroe (po e ve re)
ne fyt kafen i a shef ka i rrqet
sa fort djali si asht ngushtue
paj te nana tha paska shkue
ka qite nanes Alia e i paska thane:
-Bet ne zotin, mori nane
Mysafiri, qi na ka ardhe
Paj per seri ma ka lkuren e bardhe
Kah e pin kafen nfyt i a kam pa
Shoqi i tij kurre nder ne ska ra
Shka i ka thene baxhija e shkrete
-Nmos bre femen, bir, do tjete?
Epja fyellin a thue po i bjen
Epja i here lahuten ndore
Qitni strugen e unaza lodroni!
Mire kan hanger e mire kan pi
Ma pvete djalin prej kah je
Po mi thote: Omeri i ri
I a ka dhane fyellin ndore:
Mjaft bukur po mi bjen
Shpejt mi luen gishtat e dores
Mire mia shjtejn frymen e gojes
I a ka dhane lahuten ndore:
Mjaft bukur po mi bjen
E ma mire me kange po e ndjeke
Kan qite strugen e kan lodrue
Tri here djalin e paska cue
Sa fort djali qi ashte ngushtue
Shpejt te nana tha paska shkue
Ka nise nanes tha me i diftue:
Tri here kapuca qi mka cue
E lahutes mire i ka ra
Edhe fyellit si ma mire nuk ka
Probatin nane , po e xa
Sa mire nanan a kujtue
Ka marre djalin e maka sue:
- Hajtni node tdy per me shtrue
Po nkjofte femen ka mu diftue
Gjume ne sy nuk ka me i shkue
Te dy nodre kan shkue me ra
Tmira teshat mi kan gjete
Se shkoi nata cika kishte fjete
Edhe djali tuj na ruejte
Po hic cika skishte luejte
Kur ka ague tha drita e bardhe
Tha te nana djali kishte dale:
-Bet ne zotin tha mori nanae
Si ka ra njashtu ka ndjehe
Ka qite nana e i ka thane:
-Nmeshteri me dale ndugaje
Me na ble fyellin prej pirinxhit
Me na marre furken e praruet
Ndere te dyja me i a vndue
Ne kjofte femen mos mu kujtue
Ajo furken ka me shikjue
Sa shpejt djali qi a nise
Nmeshteri tha kenka shkue
Fyell e furke - tha i ka marre
Fyell e furke mire i ka pague
Ka marre rrugen e asht fillue
Nder todes Omerit i a paska vndue
Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe
Paj ne dere tha kah ki pa dale
Shtjelm bre furkes i paska ra
Ma kap fyellin nat dore tbardhe
Kurrsi ciken pisk spo e xane
Kan pi kafen me sheqer
Fjala fjalen mire po e qet
Kqyr Alia shka i ka thane;
-Probatin, Omer, me txane
Bet ne zotin Omeri i ka ba
-Sot nmerak ty nuk po tla
Ktij balozit do ti dal nmejdan
Zoti e din si kam mu da
Per ne kjofte rrezik me mpre
Edhe kryet mue me ma trete
Marak ti per mue pse me mbete?
Paj ne kjofte nafake per me pshtue
Ksajt kah shpija kam me u diftue
Atehere Alia tha e la me shkue
I ka dhane doren e cika asht fillue
Ne shpine te gjogut si i ka ra
I a ka dhane tmadhe dorin
Aty mire si ka pushue
Ka lute zotin me i ndihmue
-Zoti tvrafte, Omer, - i paska thane
Qi tka lane Muja ktu me ardhe
Kenke i ri un sot me tcarte
Stutet burri tha baloz, me fjale
Cili shoqin po e ndjek ma pare?
Te dy ngjoga jane zatete
Ik ti djale, balozi te i ka thane
Edhe mprapa ciken poma ndjeke
Se sa vrap gjogat mi kane lshue
Se sa rebtas mtopuz kenkan gjue
Sa fort cika i a ka ruejte
Shpte per shpte atehre kenkan dredhe
Te dy shpatat tha si i kan ndeshe
E balozit dy copesh po kputet
Njatehere cika shpate po i bjen
Dekun ntoke kjo po ma qet
Mi zdrype, gjogut , mbi te kcen
Kurrsi kryet spo mund i a merr
Kaq per serei tmadh qi e kish pase
Athere gjogut mi bertet
Hajt bre, gjog, zoti ty tvrafte!
Nqerrazhi po due me tshite
E qymyr me bajte me ty
Nmnere qymyrin gjogu e pat
Nstom te lugut ndy gjujt ra:
Sa ntdy gjujt gjogu ka pushue
Ngjat balozit cika asht shtrengue
E ka mrrote (e permblodhi) e nshpine e ka vdue
Ka marre rrugen tha per me kthye
Ka marre rrugen nshpi me shkeu
Bash te i shoqei tha kish pushue
Qeft po bajne tha tu kendue e tuj pi
Mkan shtrue buke edhe jane ngi
Kan marre lojne me lodrue
Ka nise drita me ague
Asht ba gadi cika me u fillue
Don Alia tha per me e ndalue
-Ku po don, Omer me shkue-
Probatina na sot pa u vllaznue?
Bet ne zotin Omeri i paska thane
Kurrnji pare me vedi nuk e kam
Besen e zotit tha me ta dhane
Se sot nji jave ne darsem kam me tardhe
Se sot njijave ne darsem kem mu pa
Probatina atehre na kem mu ba
Njatehere Alia i ka besue
Asht fillue cika e nshpi ka shkue
Mi ka dale plaku tha ne dere
Masht gezue baba tha nji here
Tane Jutbinen tha e ka bashkue
Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue
Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue
I qind darzmore Alia i paska cue
Mire fejtaret fejve (fyejve) po mu bijne
Mire kalorsit gjogave , po mu rrijne
Kangataret spo pushojne nji here
Pushke tuj qite, dajre tuj ba
Ne konak Alis i paskan ra
Njimi vte darzmore bashkue mi ka
Mire me hanger tha u kish gatue
Rreth e rrotull Alia tuj shikjue
Kurrkund porben tha me sy spo e shef
Kurrrkund proben tha nder shok nuk e ndan
-Ndalje kangen tha dajre mos me ba
Sei probatin tha mue mpaska deke
Sot nji jave tu un tha mik mka fjete
Besen e zotit ai mue ma ka dhane
Nkjosha gjalle pa tgzue sdue me tlane
Nder darzmore mue tparin ke me mpase
Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet
Se as me shoqin kurrkush ma spo flet
Shka po i thot nusja vjerres svet
-Me ma thirre Alin ne dere
Ndere te odes Alia paska dale
I a ka thane nusja nja dy tri fjale
I a ka thene nusja e i ka ba be
Ndac Ali me mvra e me mpre
Mik sot nji jave ktu mue mke pase
-Hajt ty hajrin per me ta pa!
Node te miqt Alia paska shkue;
-Nisni pijen, shoke, nisni me kndue;
Probatini tek mka ardhe mue
Kshtu mkan thane, se atje nuk jam kane.
Muji vret Paun Harambashin
Herėt ēohet Paun Harambashi
e shtrėngojke at'gjokun e zi
mirė ia vjerreke topuzin n'telqi
duel pėr dere, bjeshkėn e ka msy
Trimijė berre ai nė bjeshkė po i qet
tridhetė qenė ai prapa po jua ngjet
i ka marrė me to tridhetė ēobanė
edhe i merrka plot tridhetė sejmenė
nji ēardak pėr vete p'e mbaron
bjeshkve dhentė sa mirė po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranė
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ē'bani Paun Harambashi
-Pse nuk ēohem, - tha, - me u veshė e me u mbathė
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke atMujin e zatet
nmujsha pushke hajnisht une me ia dhane
ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet nzhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua
pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty cka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni tshkretat uje me marre
cpo u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe
Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale
e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
nJutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni cpo thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa
Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po ti lshoj gjane
A ste vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
po i bertet asaj te lumes grua
-Kafe tzeze e duhan me mgatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua
e pe merrke atgjokun e bardhe
e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa pe rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per tkthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane
tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim pe ban
ish zhegite e gjoksin pe zbulon
Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh mu vesh Muji nngiq tzi?-
Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti?
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi
-Po trrejne syte, Paun, e sje kah di
Baci Muje sasht vesh nngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq
Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme?
i tha Muji e hipi ngjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?
Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite
nte dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort pe gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite
po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite
qafa-qafa atllaret kane afrua
tmadhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, cje tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prźt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve tdy nlendin jane gjua
gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
Nkokerr tshpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun pe ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu mkane thane, atje une nuk jam kane
sasht cudi, se trimat gjithcka bajne
Rugove Kosove
Harambashi Kapedan i krajlise Harambash ka
kuptimin Kryehajdut
telqi shtroje lekure qe vihen ne shale te kalit
sejmene roje
cardak ketu me kuptimin e cadres
zatet e ndesh, e takoj
palua eshte fshehur
zhavarr lloj bime barishtore
kanatat ene prej balte; shtambe
bash tamam
kingjat qengjat
llomite e ka dermuar, e ka perbaltur
travnine pa taks, pa pagese
marre turp
gjame ketu ka kuptim potere e madhe, bubullime
drodh u kthye
baci vellai (me perkedheli, por edhe nderim per me te moshuar)
dripi zbriti
zhegite e kishte zene vapa
ngiq nje lloj veshjeje me lekure deleje te zeze
bytevi krejt, i/e gjitha
gjilit shtize e shkurter, me ēomange ne njeren ane, si topuzi
shperdhite i shkathet, i ushtruar
*shume i djathte i shkathet, i shpejte
gjua u hodhen, u turren ne lendin
laver toke e punuar
Pushka ne kete kenge eshte nje element qe eshte shtuar me vone, duke e
kenduar kengen brez pas brezi. Nje element tjeter historik ne kete kenge
eshte organizimi i dylyftimit. Sipas rregullave te asaj kohe, caktohej
me short se kush do te iket e kush do te qellonte i pari. Ky i fundit
kishte me shume mundesi per te fituar. Ne kete kenge, Muji ia le
vullnetarisht kundershtarit kete mundesi
Mejdani i Mujos me Balozin
Kur ka ken' Baloz Edelia
ne Jutbin' Balozi ka ra
Kunen Mujit don me ia marr
N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
po na rrin tri dit' e tri nete
kurrsesi Kunes s'mund ia njese
Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
ne kambe trimi a varrua
Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
Shkon Balozi gjokun me ia marre
- Bjerem uj' Kune, po du me pi!
Shtrin doren njet me ia dhane
mas berrylit kerahin ia kape
n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
per krajlie e njaty e a nise
Mir' Muji Balozin e heton
mrapa Balozit i asht vu
Thojt' ne fyt Balozin ma kape
nen veti Balozin ma rrzon
krye e krah' me shpat' ia shkurton
Marrė nga
forumin shqiptar nga anėtarja
"shigjeta".
| Marrė nga www.shqiperia.com |
| |
Folklori muzikor
pėrbėn
njė ndėr pasuritė mė tė ēmuara tė vendit. Nė pėrshkrimet e studjusve tė huaj
tė ardhur nė Shqipėri gjatė shekujve XVIII-XIX ėshtė arritur pėrafėrsisht nė
konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipėrisė ėshtė folklori muzikor, por ka
edhe krom edhe naftė.
Folklori muzikor bėn njė jetė aktive edhe sot, ndėrkohė qė gjurmėt e
lashtėsisė sė tij janė provuar qė prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Nė objekte
tė ndryshme arkeologjike skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. janė
pėrfiguruar qartė vegla popullore, qė pėrdoren deri nė ditėt tona, valltarė,
kėngėtarė, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar ėshtė jashtėzakonisht i pasur , ēka dhe shprehet
nė ekzistencėn e muzikės vokale qė nga forma njėzėrėshe e deri tek
shumėzėrėshi; nė muzikėn me vegla popullore; muzikėn me zė e vegla; muzikėn
pėr shoqėrimin e valleve popullore, etj. Kėtyre u shtohet dhe njė fond i
madh veglash popullore tė klasifikuara nė katėr grupet tashmė tė njohura si
ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bėn jetėn e vet nė njė ndarje specifike, qė
lidhet me format e tė shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore tė
instrumenteve tė pėrdorur. Lumi i Shkumbinit, qė pėrshkon mes pėr mes
Shqipėrinė, pėrvecse ndan dy dialektet kryesore tė vendit nė Gegė nė Veri tė
Shkumbinit dhe nė Toskė nė Jug tė Shkumbinit, shėrben edhe si kufi natyror
pėr klasifikimin e tipologjisė sė folklorit muzikor. Nė veri tė lumit
Shkumbin lokalizohet zona monodike e tė shprehurit muzikor, e shoqėruar kjo
me shkallėt modale (diatonike apo kromatike) sėbashku me vegla muzikore
specifike pėr kėtė zonė, si lahuta dhe ēiftelia. Ndėrkohė, pėr trevat qė
shtrihen nė jug tė lumit Shkumbin ėshtė karakteristik fenomeni i tė
shprehurit muzikor nė iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me
pėrdorimin e shkallėve pentatonike si dhe tė instrumenteve specifik si gajde
dhe bicula (fyell i dyfishtė). Krahas muzikės fshatare pa shoqėrim me vegla
(a capella), duke nisur nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, lindi dhe u
kristalizua muzika popullore qytetare, qė nė Jug tė Shqipėrisė takohet
kyesisht nė qytetet Korēe, Vlorė, Sarandė, Delvinė, Pėrmet, Leskovik,
Pogradec, me formacionin polifonik tė Sazeve (tė pėrbėrė nga instrumente tė
importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore
karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndėrsa nė Veri nė qytetet Shkodėr,
Durrės, Elbasan, Kavajė, etj., shoqėruar nga ansamble popullore monodike ose
monodi me shoqėrim (tė pėrbėrė nga vegla tė importuara si klarineta,
fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla tė traditės popullore, si
kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorės sė parė qė ka nė traditėn shqiptare, folklori muzikor
studjohet si lėndė e veēantė nė shkollat e mesme tė pėrgjithėshme, nė ato
artistike, si edhe nė Akademinė e Arteve tė Tiranės, ku formohen edhe
etnomuzikologėt e ardhėshėm.Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar
nisin qė prej viteve 1900 e kėtej. Pėrpara viteve 1940 ato janė realizuar
pranė shoqėrive Odeon, Columbia, Pathé, His masters voice. Regjistrime mė
tė vona takohen edhe nė formėn e CD-ve, si CD me muzikė tė Familjes Lela,
prodhuar nė Francė mė 1992 nga Judigo; dy CD me muzikė toske tė Laver
Bariut, prodhuar pėrkatėsisht nė Greqi dhe Angli, etj.
Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janė Festivali Folklorik
Kombėtar, mbajtur ēdo pesė vjet, i cili ka filluar nė vitin 1952 nė qytetet
Lezhė dhe Tiranė, pėr tė vijuar mė pas nė dy qytetet muze me arkitekturė
mesjetare, Gjirokastėr dhe Berat; Festivali Kombėtar i Kėngės Popullore
Qytetare nė Elbasan; Takimi i Rapsodėve Lahutarė nė Lezhė; Takimi i Sazeve
nė Korcė; Takimi i Grupeve Polifonike nė Vlorė dhe Gjirokastėr; Takimi i
Grupeve dhe Shoqėrive Folklorike (NGO) nė Sarandė.
Organizatat folklorike kryesore qė veprojnė nė Shqipėri, tė krijuara
kryesisht pas viteve 1990 me qėllim mbėshtetjen e folklorit dhe tė traditave
popullore nė pėrgjithėsi, janė: Elena Gjika Pėrmet, Demir Zyko Skrapar,
Shoqėria Folklorike Gramsh; Grupi Bilbili Vlorė, Gjirokastėr; Shoqata
Tirana Tiranė, Kastrioti Krujė, etj.
Institucioni i vetėm shkencor qė merret me studimin e folklorit ėshtė
Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė, i pėrbėrė nga departamenti i
etnomuzikologjisė dhe etnokoreologjisė dhe nga departamenti i etnografisė.
IKP boton revistėn periodike Kultura popullore. Pranė tij gjendet njė arkiv
shumė i pasur me mbi 60000 ekzemplatė tė mbledhur nė tėrė Shqipėrinė.
Disa nga librat mė tė rėndėsishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janė:
Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranė, 1981); Polifonia labe i Spiro
Shitunit (Tiranė, 1989); Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut i
Beniamin Krutės (Tiranė, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos
(Tiranė, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranė, 1997).
Muzika profesioniste
paraqitet si njė ndėr traditat mė tė reja artistike shqiptare . Fillimet e
saj i pėrkasin viteve 1920-1930 tė shekullit XX, ndėrsa zhvillimet mė tė
rėndėsishme periudhės sė mbas Luftės II Botėrore e kėtej. Sidoqoftė, nga tė
dhėnat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare,
Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij 16 shekuj (Tiranė; Eurorilindja, 1995)
argumenton sė paku kontributet e dy figurave tė shquara shqiptare nė artit
kishtar mesjetar. I pari prej tyre ėshtė Niketė Dardani, i njohur ndryshe si
Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė.
Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel
Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės.
Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni Te Deum Laudamos, i pėrhapur nė Europė
mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si
G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler,
etj. Muzikanti tjetėr, Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė
Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė
kishės bizantine Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr tu vendosur
mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore
tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore
janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė
pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine.
Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me
forma tė reja, tė cilat i drejtohen mjediseve tė gjėra qytetare. Qendra tė
rėndėsishme kulturore e muzikore tė kohės janė qyteti i Shkodrės nė Veri dhe
ai i Korēes nė Jug tė vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe
korale laike. Sidoqoftė, pėrpjekjet mė serioze pėr krijimin e njė arti
muzikor profesionist i gjejmė sė pari tek kompozitori franceskan Pader
Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pėrgjithėsisht pranė kishės
franceskane tė qytetit tė Shkodrės, ku pėrvec muzikės fetare, kompozoi disa
vepra vokale dhe instrumentale, midis tė cilave njė sinfoni, pjesė korale,
pjesė pėr instrumente tė ndryshėm, etj. Ndėrkohė, Gjoka shquhet edhe si
veprimtar i muzikės, duke formuar e drejtuar formacione tė ndryshme
instrumentale e vokale. Brezi i parė i kompozitorėve shqiptarė tė pas-Luftės
II Botėrore pėrbėhet nga njė grup muzikantėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve u
formuan nė Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) tė Moskės, ndėrsa tė
tė tjerėt pranė shkollave perėndimore. Dy veprat kryesore me tė cilat
themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janė Sinfonia (1956) e
Ēeks Zadesė (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovės (1917-1969),
qė tė dy kompozitorė me origjinė nga Shkodra, dhe i pari i cilėsuar shpesh
herė si babai i muzikės profesioniste shqiptare. Gjatė viteve 1950-1990
tradita e re muzikore shqiptare bėri hapa tė rėndėsishėm pėrpara, duke
ezauruar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vonesėn e gjatė nė kohė. Repertori
muzikor shqiptar plotėsohet me tė gjitha format e gjinitė tradicionale, qė
nga ato tė muzikės sė dhomės e deri tek ato skenike. Njė rol pėrcaktues pėr
kėtė luajti ngritja pėr tė parėn herė nė Shqipėri e institucioneve tė tilla
tė rėndėsishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe
Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale nė Tiranė dhe nė qytete
tė tjera tė vendit, si Shkodėr, Korēe, Vlorė, Elbasan, Durrės, si dhe
krijimi i sistemit tė plotė tė edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore
shqiptare tė kohės pėsuan njė rritje tė ndjeshme qė prej gjysmės sė dytė tė
viteve 1960 me Koncertet e Majit tė Tiranės, tė cilat u mbajtėn nė mėnyrė
periodike nga viti 1967 deri mė 1990 duke aktivizuar muzikantė e trupa
profesioniste dhe amatore. Pėrgjithėsisht muzika e kėsaj periudhe ka njė
orientim tradicional klasiko-romantik dhe njė mbėshtetje tė fortė nė
folklorin muzikor shqiptar. Pėrvec Zadesė dhe Jakovės, disa nga figurat
kryesore tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX janė Tish
Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim
Ibrahimi (1935-1992), Shpėtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Nė
kushtet e izolimit tė vendit, muzika shqiptare e kėsaj periudhe, ashtu si tė
gjitha artet nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve tė rastit, e pati
tė pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkėkohore perėndimore.
Mbas viteve 1990 situata muzikore nė Shqipėri njohu zhvillime krejtėsisht
tė reja, tė cilat synuan integrimin e shpejtė nė strukturat artistike
europiane. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti formimi i shoqatave
muzikore, si Shoqata e Muzikės sė re Shqiptare (NAM, anėtare e Konferencės
Europiane tė Muzikės sė Re) dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Profesionistėve tė
Muzikės (seksioni shqiptar i ISCM), pranė tė cilave ėshtė grumbulluar pjesa
dėrrmuese e kompozitorėve dhe interpretesve tė vendit, dhe qė aktualisht
shėrbejnė si tribuna kryesore tė krijimtarisė sė re muzikore tė
kompozitorėve shqiptarė.
Institucionet muzikore mė tė rėndėsishme nė Shqipėri janė Teatri i Operas
dhe i Baletit, Anasambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore (qė tė dyja nė
Tiranė), ku janė pėrqėndruar muzikantėt e kėrcimtarėt mė tė mirė tė vendit.
TOB, me seli nė sheshin Skėnderbej, ka njė aktivitet permanent sezonal, ku
vendin mė tė rėdėsishėm e zenė shfaqjet e repertorit klasik e romantik;
ndėrsa AKVP, i pėrbėrė nga grupi i valleve, i korit, orkestrės dhe
solistėve, pėrfaqėson njė institucion muzikor profesionist fare specifik,
repertori i tė cilit mbėshtetet kryesisht nė pėrpunimin artistik tė traditės
muzikore e koreografike popullore.
Formacionet orkestrale mė tė rėndėsishme tė vendit janė Orkestra Sinfonike e
Teatrit tė Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike
e Akademisė sė Arteve dhe Orkestra e Dhomės e drejtuar nga muzikanti Zhani
Ciko - kjo e fundit, me njė veprimtari tė dendur disavjeēare brenda dhe
jashtė Shqipėrisė, dhe shpesh herė laureate nė aktivitete europiane. Ndėr
dirigjentėt kryesorė janė Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar
Llapi. Repertori koncertal i kėtyre formacioneve pėrfshin muzikė qė nga
periudha barok e deri nė shekullin XX, por nė pėrgjithėsi ai anon pėr nga
tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorėve shqiptarė.
Sistemi i edukimit muzikor nė Shqipėri u themelua me hapjen pėr tė parėn
herė nė vitin 1947 tė Shkollės sė Mesme Artistike Jordan Misja, qė me
kalimin e kohės u shoqėrua me disa shkolla tė tjera tė llojit nė qytetet
kryesore tė vendit, si Durrės, Shkodėr, Elbasan, Korēe, Vlorė, Fier,
Gjirokastėr, etj. Mė 1962 hapet Koservatori Shtetėror i Tiranės, tashmė i
pėrfshirė si njė Fakultet mė vete nė Akademisė e Arteve tė Tiranės, ku bėjnė
pjesė gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranė
shkollave tė muzikės dhe Akademisė sė Arteve ushtrojnė aktivitetin e tyre
mėsimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione tė tjera tė muzikės
sė dhomės sėbashku me koret. Midis kėtyre tė fundit, njė aktivitet intensiv,
shpesh herė tė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare, ka Kori i Vajzave tė
Akademisė sė Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po nė Tiranė, gjatė dekadės
sė fundit tė shekullit tė kaluar, nėn drejtimin e mjeshtres sė korit Suzana
Turku, ėshtė krijuar edhe kori tjetėr i njohur i vendit, Pax Dei.
Aktivitetet kryesore tė jetės sė sotme muzikore shqiptare mbahen
kryesisht nė Tiranė dhe pjesa dėrrmuese e tyre realizohen nėpėrmjet
veprimtarisė sė shoqatave muzikore, pėrmes tė cilave janė afirmuar emra tė
rinj kompozitorėsh, si Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri
Sina, etj., dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e
specilizuara pėr interpretimin e muzikės sė re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qė prej
vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pėrvitshėm tė muajit maj, Ditėt e
Muzikės sė Re Shqiptare, ndėrsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit
tė Muzikės Bashkėkohore Nikolla Zoraqi. Me inisiativėn e Seksionit
shqiptar tė ISCM qyteti i Tiranės pret nė ēdo sezon vjeshte muzikantė dhe
artistė tė huaj, pjesėmarrės nė veprimtarinė komplekse Vjeshta e Tiranės,
inaguruar nė tetor 1994. Veprimtari tė tjera permanente tė fushes sė
interpretimit dhe krijimtarisė muzikore janė Festivali i Romancės Shqiptare
(organizuar qė nga viti 1994 nga Shoqata muzikore Tonin Harapi), Konkurset
e pianistėve tė rinj (organizuar qė nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janė tė shtrira nė disa prej qyteteve kryesore
tė vendit; nė Tiranė ndodhen midis tė tjerash Salla e Koncerteve e Akademisė
sė Arteve, ajo e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Teatri Rubairat, etj; nė
Shkodėr salla e Teatrit Migjeni, nė Korēė Salla e Koncerteve e Shtėpisė sė
Kulturė; nė Elbasan salla e Teatrit Skampa; nė Durrės, Salla e Koncerteve e
Pallatit tė Kulturės; etj.
Muzika e lehtė shqiptare
bėn
pjesė edhe ajo nė traditėn e re artistike tė formuar mbas Luftės II
Botėrore, pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė pjesėshme qė zėnė fill gjatė
viteve 1920-1930. Kėngėtarėt dhe instrumentistėt e muzikės sė lehtė e
zhvillojnė veprimtarinė e tyre kryesisht pranė trupave tė Teatrove tė
Varieteve, pothuajse aktive nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė.
Sidoqoftė, Tirana, si qendėr kryesore kulturore e vendit, ėshtė njėherėsh
edhe qyteti mė i pasur i veprimtarive tė muzikės sė lehtė. Kėtu zhvillohen
nė mėnyrė tė rregullt dy aktivitetet kryesore tė vitit, Festivali Kombėtar i
Kėngės nė Radio-Televizion (themeluar nė vitin 1962) dhe Festivali i
Pranverės - ky i fundit destinuar kryesisht pėr muzikantėt e rinj, ndėrsa tė
dy sėbashku, tė njohur si aktivitete ekskluzive tė Radio-Televizionit
Shqiptar. Mbas viteve 1990 kėnga e lehtė shqiptare pėsoi zhvillime tė
rėndėsishme si rrjedhojė e hapjes sė pėrgjithėshme kulturore tė vendit ndaj
shoqėrisė perėndimore. Me formimin e traditės bazė tė llojit, tė kryesuar
nga emra shumė popullorė pėr publikun shqiptar, si ai i kėngėtares sė shquar
Vaēe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe
aranzhatorit Agim Krajka, nė Shqipėrinė e fund-shekullit tė njėzetė, muzika
e lehtė mund tė cilėsohet si njė ndėr fushat e artit, qė njohu
ridimensionime ndėr mė tė tė ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet
kryesore tė njohura perėndimore. Aktualisht ajo njeh tė gjitha zhvillimet e
mundėshme, qė nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njėherėsh
edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikė tė folklorit muzikor vendas.
Shqipėria ka sot njė numėr tė madh interpretėsh, kompozitorėsh,
kantautorėsh, aranxhuesish tė muzikės sė lehtė, ndėr mė tė njohurit e tė
cilėve janė Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kėngėtarė), Shpėtim Saraēi
(kompozitor-aranzhator), etj, si dhe njė sėrė kompleksesh tė muzikės
alternative.
Prof. Dr. Zana Shuteriqi |
|