Biografia e Shpresa Gashit

E tėrė faqja e Shpresa Gashit ėshtė bėrė me ndihmėn e Flora Durmishit, qė e falėnderoj pėr ndihmėn e saj.

 „Jam produkt i institucioneve kosovare. Para luftės ato u shembėn nėn goditjen e rexhimit serb kėshtu qė u pamundėsua prodhimtaria e gjithėmbarshme institucionale pra edhe prodhimi i tyre. Unė nuk e mbajta hapin me zavendėsimin e institucioneve me ato private ngaqė, sic thash, nuk pranova tė konvertohem “.

 Njė yll tjetėr me shkėlqim tė vacant nė qiellin e kulturės sonė muzikore.

 Kur flasim pėr vlerat e mirėfillta tė muzikės shqipe, mendojmė gjithėsesi edhe pėr kėngėtaren Shpresa Gashi. Me talentin dhe punėn e saj i bėri vetes vend nė mesin e artistėve tė respektuar.

Shpresa Gashi u lind nė Pejė mė, 7 shtator, 1950. Rrjedh nga njė familje e vjetėr qytetare nė tė cilėn ėshtė kultivuar dhe trashėguar nėpėr breza dashuria pėr muzikėn dhe artin. Gjyshja e Shpresės, Nicė Gashi, ka luajtur shkėlqyeshėm nė instrumente harkore, si violinė etj. E ėma e Shpresės, Gjina Ndueleshi-Gashi, ishte kėngėtare, tezja, Jozefina, poashtu njė kusherirė e saj e parė, Gongja, ishte soprano me emėr nė Kosovė. Ndėrkaq babai i Shpresės ishte i pasionuar pas fotografisė.

Njė fjalė e urtė thotė se fėmija edukohet 40 vjet para se tė lindė. Kjo urti tė bie ndėrmend sapo shfleton nėpėr biografinė e Shpresa Gashit. Ajo lindi dhe u rrit nė njė ambient familjar ku tingujt e bukur, kėnga dhe bisedat pėr muzikėn ishin tė pėrditshme.

Pra qė nė familje fitoi dashurinė pėr muzikėn, e natyrisht, edhe pėrkrahjen qė tė vazhdojė shkollimin nė kėtė fushė.

U regjistrua nė shkollėn e mesme tė muzikės nė Prizren ku u dallua dhe ra shpejt nė sy pėr kualitetet e saj.

Pas kryerjes sė shkollės sė mesme tė muzikės punon si mėsuese e muzikės nė qytetin e saj tė lindjes.

Ky ishte vetėm njė pushim i shkurtėr para studimeve tė mėtejme. Nė vitin 1970 fillon studimet nė Akademinė e Muzikės nė degėn e Teorisė sė Muzikės. Njėkohėsisht jasht akademisė, me punė plotėsuese, bėn avancime serioze nė perfeksionimin e solokėndimit te profesorėt eminentė tė kohės, nė Zagreb, Shkup e Tiranė.

Tashmė, nė kokėn e saj, kishte disa idole si: Tefta Tashkon, Marie Krajėn, Lucie Milotin dhe Nexhmije Pagarushėn.

Shpresa po pushtohej nga njė dėshirė e fuqishme qė tė shkojė gjurmėve tė kėtyre figurave, tė mėdha, tė kulturės sonė.

 Mė 1974, Shpresa mbaroi Akademinė e Muzikės, nė afat, dhe me shumė sukses. Por kėtu nuk mbaruan dėshirat dhe ambicjet e saj pėr tė mėsuar mė shumė e mė shumė. Ishte, mė shumė, njė fillim i ri pėr pėrparime tė reja nė kėtė vokacion. Kjo dėshirė e gjeti nė Zagreb, ku duke lėnė mbrapa njė konkurrencė mjaft tė fortė, u bė pjesėtare e Ansamblit Profesional, tė parit dhe tė vetmit nė hapsirėn e ish Jugosllavisė, I cili kultivonte muzikėn e renesansės dhe quhej, Universitas Studiorum Zagrebiensis. 

Me themelimin e redaksisė sė muzikės nė Televizionin e Prishtinės ajo jep kontributin e vet tė cmuar. Shpresa kėtu punon si bashkėpunėtore e muzikės serioze, si ilustratore dhe si drejtuese e emisioneve muzikore.

 Origjinaliteti dhe timbri, tepėr i vecantė, i zėrit tė Shpresės, janė vecori dalluese tė saj. Sot, thotė Shpresa, kur ka kaq shumė huazime tė muzikės sė huaj i vetmi bastion qė nuk pushtohet e tjetėrsohet ėshtė timbri muzikor qė ruan vlerat origjinale. Natyrisht rėndėsia e institucioneve ėshtė e vetkuptueshme.

Ndėr shumė epitete, thėnė pėr Shpresa Gashin, ajo pėlqen pikėrisht vlerėsimin se “Shpresa kėndon shqip dhe ka timbrin shqip”. Kėshtu ka thėnė nė njė rast pėr Shpresėn, muzikologu i madh shqiptar, Ramadan Sokoli.

 Shpresa e provoi veten nė disa zhanre dhe nė tė gjitha shkėlqeu, duke dėshmuar se ėshtė artiste e mirėfilltė. Asaj i ngeli pa realizuar vetėm njė dėshirė! Limitet e kohės, mundėsitė e kufizuara, mungesa e institucioneve operistike nuk i mundėsuan realizimin e ėndrrės: ngjitjen nė skenat e operas. Edhe Legjenda e kėngės Shqipe, Nexhmije Pagarusha, shpreh keqardhje qė nuk u bė e mundur ta dėgjonte njė ditė Shpresėn nė njė rol nė opera pėr cka Shpresa ishte e zonja.

Njė pjesė e karrierės dhe suksesit tė Shpresės lidhet me Radio Televizionin e dikurshėm tė Prishtinės duke i dhėnė shumcka njėri tjetrit.

 Me themelimin e korit professional tė Radio Prishtinės, ajo bėhet soliste e kėtij institucioni tė ri kosovar. Kompozitori dhe dirigjenti, Rafet Rudi, duke iu referuar pikėrisht kėsaj periudhe tė bashkėpunimit me Shpresėn, nė korin e Radio Prishtinės, vė nė dukje paraqitjen e suksesshme tė saj nė disa zhanre: popullore, zbavitėse, serioze dhe muzikės sė vjetėr qytetare. Njė nga momentet kulmore z. Rudi vecon realizimin brilant tė Shpresės nė veprėn “ Flijimi”, shumė e popullarizuar nė vitet e ’80-ta.

Nė Korin e Radio Prishtinės Shpresa punoi deri nė vitin 1990, kur tė gjitha institucionet kosovare po mbylleshin njė nga njė. Ajo kaloi vite tė rėnda nė vazhdim.

Shpresa Gashi, ka kėnduar nė shumė fesitivale dhe skena muzikore, nė hapsirėn shqiptare dhe jasht saj, nė vendet ballkanike, nė Evropė, SHBA dhe Australi.

Zėri i saj, i sopranos lirike, me njė koloraturė tė vecantė, ėshtė nė mė se 60 incizime, shumė prej tė cilave edhe janė vlerėsuar me cmime tė ndryshme.

Shpresa ėshtė edhe kantautore e tetė kėngėve. Ka disa kėngė nė duet, me Bashkim Pacukun, Xhelal Bakraqin dhe njė me djalin e saj Edmondin te i cili, Shpresa, sheh vazhdimsinė e traditės familjare.

E gjithė kjo ėshtė vetėm njė pjesė  me disa nga karakteristikat kryesore, por tė thėna kalimthi pėr krijimtarinė dhe biografinė nė pėrvjetorin e saj tė lindjes. Shpresojmė se Shpresa ende nuk e ka thėnė fjalėn e fundit.


Intervistė nga Flora Durmishi:

Blue Sky: Shpresa, keni pasur afinitet tė barabartė pėr muzikė dhe pikturė. Zgjidhėt muzikėn, pse?

 Shpresa Gashi: Po, kam pasur afinitet tė barabart pėr muzikė dhe pikturė, vendosa pėr tė parėn ngase ishte dėshirė dhe realizim i prindėrve, gjegjėsisht, i nėnės, e cila kėndonte shumė bukur! Kėshtu qė ajo mosrealizimin e vet e plotėsoi te unė.

 Blue Sky: E kujtoni kėngėn e parė me tė cilėn u dallua prirja juaj pėr kėndim?

 Shpresa Gashi: Kėnga e parė me tė cilėn u dallua talenti dhe afiniteti im pėr kėndim, mėsuar nga Gongje Gashi, kėngėtare shumė e njohur , aso kohe, e Radio Prishtinės, ishte kėnga “Kėndo kitarė me gjuhėn time” tė cilėn mė vonė, nė rininė time tė hershme, e kėndoja sė bashku me Jusuf Gėrvallėn, nė pėrcjellje tė kitarės sė tij. Ata qė e kanė njohur Jusufin, e dijnė se ai nuk ka qenė vetėm patriot i rrallė po edhe artist i vėrtetė i kėngės dhe poezisė.

 Blue Sky: Si studente keni pasur njė ofertė serioze pėr tė kėnduar nė Universitas Zagrebiensis!

 Shpresa Gashi: Gjatė studimeve tė mia, nė Zagreb, mora ftesėn pėr tė kėnduar nė Ansamblin Professional, tė parin aso kohe nė ish Jugosllavi, i cili kultivonte muzikėn e renesansės dhe quhej Universitas Studiorum Zagrebiensis. Pas disa muaj ushtrimi, mbajtėm tri koncerte nė Kroaci, Slloveni dhe Istėr. Pasoi oferta pėr specializim dyvjecar nė Amerikė por nostalgjia dhe dėshira qė tė kontribuoj nė Kosovė ishte mė e fortė. Kėshtu u kėtheva sė bashku me ambicjet e mia pėr tė kultivuar muzikėn klasike shqipe si dhe atė botėrore. Institucionet pėrkatėse kurrė nuk u formuan deri mė sot, kėshtu, ėndrra ime nuk u realizua deri nė fund.

 Blue Sky: Pas pėrfundimit tė studimeve filluat punėn nė TVP e mė pas edhe nė Radio Prishtinė. Tė flasim pak edhe pėr atė kohė!

 Shpresa Gashi: Ah, po! Pas TV Prishtinės, mora ofertėn shumė privilegjuese qė tė jem kėngėtare e paguar e Radio Prishtinės sė atėhershme. Aq mė shumė komlementonte me atė se ai vend pune i takonte vetėm Legjendės sonė, Nexhmije Pagarushės. Por mė vonė u shtua nevoja edhe pėr dy kėngėtarė, natyrisht jo tė formatit tė tė saj unikat, sic ishte Nexhmija, u pranua Bashkim Pacuku dhe unė.

 Blue Sky: Mė pas keni shkuar nė Tiranė pėr njė specializim apo jo?

 Shpresa Gashi: Nga ky vend i punės rastisi qė tė shkoj sė bashku me flautisten tonė tė mirėnjohur, Venera Mehmetagaj, nė njė specializim tė shkurtėr nė Tiranė dhe tė punoja me pedagogen, tanimė tė ndjerė, Jorgjia Truja. Ishte fat pėr mua tė punoja me kėtė profesioniste tė rrallė. Kam kujtime tė mrekullueshme nga ajo kohė.

 Blue Sky: Kori Profesionist i Radio Prishtinės kishte nevojė pėr zėrin tuaj!

 Shpresa Gashi: Hė, me ndjenjėn e parazitit, qė paguhet mirė dhe nuk shfrytėzohet mjaft, ngase kėrkesat e Radio Prishtinės sė atėhershme ishin tė vogla, vendosa tė kaloj nė korin profesionist te RTP-sė si soprano soliste dhe tutiste, drejtuar nga Rafet Rudi e mė vonė edhe nga Baki Jashari.

 Blue Sky: Keni kėnduar nė tė gjitha zhanret. Pse kjo larmi e zhanreve? A mos ishte ky njė hulumtim...

 Shpresa Gashi: Ah, jo! Kjo larmi e zhanreve, nė repertorin tim, nuk flet pėr hulumtimet e mia, por mungesėn e pėrkrahjes shoqėrore gjegjėsisht institucionale. Nė fillim, e mė vonė herė pas here, kam kėnduar arie operash tė lehta dhe tė vėshtira tė autorėve klasikė botėrorė e shqiptarė. Por nevoja ime e pandalshme qė t’i shpreh ndjenjat e mia pėrmes kėngės mė shtyri qė tė bashkėpunoj edhe me kompozitorėt e zhanreve tė tjera.

 Blue Sky: Sigurisht keni shumė kujtime nga koncertet dhe festivalet nėpėr botė!

 Shpresa Gashi: Do tė vecoj, me kėtė rast, njė koncert nė Opati, ku aso kohe bėhej zgjedhja e Kėngės sė Eurovizionit. Konkuronin kėngė nga tė gjitha trevat e ish Jugosllavisė. Tė gjithė kėngėtarėt tjerė kishin tė drejtė tė visheshin sipas dėshirės dhe nuk u bėhej vėrejtje nė zgjedhjen e ngjyrave pėrvec kėngėtarit nga Kosova i cili nguk kishte tė drejtė tė kombinojė dy ngjyrat, qofshin ato edhe tė trendit. Unė e kisha veshur njė  fustan pikėrisht me kombinimin e dy ngjyrave tė ndaluara: kuq dhe zi! Nė shtypin e nesėrm Jugosllav u kritikova zėshėm.

 Blue Sky: Shpresa ju keni kompozuar disa kėnge. Pra jeni edhe kantautore. Cilėn prej tyre e keni mė pėr zemėr?

 Shpresa Gashi: Kam qenė kantautore e tetė kėngėve, prej tė cilave mė kanė mbetur vetėm dy! Mė ka mbetur njėra qė e kam kėnduar nė Akordet e Kosovės  ‘88-’89 dhe kjo e fundit „Baladė pėr Drenicėn“. Me kėtė kėngėn e fundit desha tė jap kontributin tim tė vogėl pėr luftėn, pėr Kosovėn. Jam e lumtur qė kjo kėngė ėshtė pėlqyer shumė.

 Blue Sky: Si ka mbijetuar Shpresa nė kohėn e okupimit?

 Shpresa Gashi: Jam produkt i institucioneve kosovare. Para luftės ato u shembėn nėn goditjen e rexhimit serb kėshtu qė u pamundėsua prodhimtaria e gjithėmbarshme institucionale pra edhe prodhimi i tyre. Unė nuk e mbajta hapin me zavendėsimin e institucioneve me ato private ngaqė, sic thash, nuk pranova tė konvertohem. Mbijetova me vėshtirėsi tė mėdha por vėrtikalisht, prandaj ndihem integrale, e paluhatshme, e cila e ruajti integritetin personal dhe artistik.

 Blue Sky: Nė karrierėn tuaj keni pasur edhe shumė cmime, do veconit ndonjėrin prej tyre?

 Shpresa Gashi: Shpėrblimet mė tė mėdha kanė qėnė duartrokitja dhe publiku, i cili mė ka pėrkrahur. Ka pasė shpėrblime, posi, si  ai nė Festivalin Gjithėkombėtar nė Shkodėr, pastaj nė Akordet e Kosovės, disa shpėrblime tjera, qoftė nė Akorde me Mikrofonin e Artė etj. I fundit ishte “Cmimi pėr karrierė” i ndarė nga njė juri prestigjioze nė Tiranė, nė njė konkurrencė tė madhe.

 Blue Sky: Shpresa, juve ju kanė vlerėsuar lart kritikėt e muzikės! Unė do doja njė vlerėsim nga ju pėr vetn tuaj! Nota, shenja dalluese e Shpresa Gashit?

 Shpresa Gashi: Jam pėrpjekur ta analizoj veten pėrse anoj nga melankolia! Kam konstatuar se kjo notė ka tė bėjė me natyrėn time, me dhembshurinė e tepėrt qė kam pėr njerėzit dhe ngjarjet. Nota tjetėr karakteristike e zėrit tim ėshtė nostalgjia, tė cilėn as vet nuk e di se si zėri im rrezaton me nostalgji, me mall, me kujtesė dhe gjakim pėr dicka qė ėshtė idilike. Kur them nostalgji unė nuk mendoj vetė pėr atė ndjenjė, pėr kohėn e kaluar, ndjenjė dhembjeje pėr atė kohė tė kaluar por pėr njė mall, pėr idealen. Nostalgjia te unė shfaqet edhe pėr tė sotmen edhe pėr tė ardhmen. Ja kjo jam unė!

 Blue Sky: Do doja, gjithashtu, mendimin tuaj pėr muzikėn qė krijohet sot!

Shpresa Gashi: Momentalisht ėshtė njė mishmash qė flet pėr mungesėn e standardit kombėtar. Bashkėjetojnė nė tė njejtėn kohė kėngėt e melosit arab, turk, serb, Italian, jevg, grek… dhe tė gjitha kėto tė kėnduara nė gjuhėn shqipe! Pėr t’iu pėrgjigjur saktėsisht kėsaj pyetjeje duhet rikujtuar shkaqet qė ndikuan nė pėrhapjen e huazimeve, tė jovlerave, tė kuazivlerave, nga kulturat e huaja. Shkaku kryesor ishte natyrisht shkatrrimi i institucioneve. Pėrderisa nuk i pėrtėrijmė ato, procese devijante nė muzikė do tė vazhdojnė tė gjallojnė dhe tė krijojnė konfuzione tė reja. Megjithatė, ka edhe procese inkurajuese, bie fjala formimi i filharmonisė sonė, operas, gjithashtu dhe tendenca e te rinjėve qė t’i pėrcjellė trendet e muzikės botėrore, krijimi i njė publiku qė di t’i konsumojė vlerat e mirėfillta tė muzikės.  

 Blue Sky: Kohėn e fundit po emetohet nė programet televizive njė spot (videoklip) tė cilin e keni realizuar pėr njėrėn ndėr kėngėt e pėlqyera shumė nga dėgjuesit. Nuk jemi mėsuar qė kėngėtaret e gjeneratės tuaj, kėtu nė Kosovė,tė bėjnė spote. Si lindi kjo ide?

 Shpresa Gashi: Vendosa qė me njė ambalazh tė kėngės sime tė dal nga harresa pėr adhuruesit e mi ngaqė mendimi i djalit tim ngadhjeu duke thėnė se, muzika sot shikohet e mė pak dėgjohet! Unė kisha vizion tė qartė pėr spotin pasi qė tekstin e kėngės e bėra vet dhe autori i kėngės, Valton Beqiri,  me njė mjeshtri tė madhe mishėroi muzikėn me tekstin. Por pėr ta realizuar komplet vizionin nuk kisha mjete tė mjaftueshme, nė mungesė tė sponzorėve.

 Blue Sky: A mund tė presin adhuruesit tuaj ndonjė projekt tė ri nga ju?

 Shpresa Gashi: Kam njė ofertė pėr njė projekt i cili do tė punohet filmikisht, nė shqip pėr tė parėn herė, e mendoj qė do tė pėlqehet nga adhuruesit e artit dhe adhuruesit e mi! Le tė jetė kjo njė surprizė pėr adhuruesit e mi. Gjithashtu kam edhe njė ide tjetėr nė kokė tė cilėn individualisht nuk mund ta realizoj. Ėshtė punė kolektive prandaj nuk jam e sigurt pėr realizimin e plotė.

 Blue Sky: Nuk do ta zbuloni fare se pėr cka ėshtė fjala?

 Shpresa Gashi: Fjala ėshtė pėr njė kabare muzikore nė tė cilėn do tė marrin pjesė: Nexhmije Pagarusha, Enver Petrovci dhe unė. Autorėt janė te pėrzier, nga Shqipėria dhe Kosova, prandaj edhe realizimi do kohė.  

 Blue Sky: Shpresa ju urojmė shėndet dhe jetė tė gjatė! Presim qė edhe mė tej tė na kėnaqni me kėngė tė reja e me paraqitje kulmore qė begatojnė trashėgėminė muzikore.

 Shpresa Gashi: Falėmnderit, Flora! Ishte kėnaqėsi tė bashėbisedoj me ju!       


Thanė pėr Shpresa Gashin

 Dr. Rexhep Munishi-etnomuzikolog

Shpresa Gashi, solokėngėtare e arsimuar me diplomė fakulteti, nė rrethanat tona qė ishin nė Kosovė, nuk pati mundėsinė tė ushtrojė vokacionin e saj tė zgjedhur por ajo krijoi njė karrierė tė shkėlqyer nė interpretimin e kėngėve popullore qytetare, kėngėve tė lehta, dhe kėngėve tė shkruara nė frymėn e melosit popullor. Me kėndimin e saj, tė pėlqyer nga tė gjithė , ajo i bėri vetės vendin nė rendin e parė tė kėngėtareve mė tė mira shqiptare. Me njė diapazon tė gjėrė tė zėrit, me aftėsi tė mėdha realizuese, Shpresa Gashi arriti tė interpretojė me sukses tė gjitha zhanret e kėngės, muzikės sė popullarizuar. Shpresa me dinjitet shkėlqen nė skenė. Ajo me ndjenjat mė tė fuqishme i qaset realizimit, interpretimit tė kėngės, dhe me dhuntinė e saj muzikore arrinė tė perfeksionojė sintezėn melodi- tekst duke i arritur edhe detajet mė tė vogla melodiko poetike. Shpresa kėndon me lehtėsi , me zė tė ciltėr e tė pastėr, me diksion tė cartė, qė sjell edhe kėndimin mė tė kultivuar e tė emancipuar tė kėngės sė popullarizuar shqiptare. Ėshtė kėnaqėsi tė dėgjohet, tė shihet po edhe tė jesh bashkėkohanik i njė kėngėtareje sic ėshtė Shpresa Gashi. Jemi tė vetėdijshėm se pėr ta vlerėsuar objektivisht kėtė kėngėtare kėrkohet njė pėrgjegjėsi profesionale dhe se me pak fjalė tė thėna nuk mund t’i dilet hakut kėsaj interpreteje meritore tė skenės muzikore shqiptare . Jeta e saj nė skenė, efekti i saj nė jetėn muzikore shqiptare meriton njė shkrim me pėrkushtim dhe mė shumė serioz.

 Edit Mihali- soprano

 Shpresa Gashin e njoh prej vitesh. Kur ka ardhur ajo nė Shqipėri ka qenė fare e re dhe mua  mė ka bėrė pėrshtypje zėri i saj natyral, i pastėr me njė lloj transparence brilantese si njė kristal, vėrtet kristal, dhe me njė impostim natyral i saj. Njė nivel profesional si nga ana e dhuntive qė i ka dhėnė Zoti, zėrin e bukur  por edhe tė njė muzikaliteti tė saj dhe tė njė gustoje tė tė kėnduarit , tė njė kulture qė ajo ka fituar gjatė jetės sė saj. Kjo ėshtė konsiderata ime nga ana profesionale pėr Shpresa Gashin. Por unė do doja tė them disa fjalė edhe pėr Shpresėn njeri: ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė artist, pėrvec tė jetė me nivel tė lartė professional duhet tė jetė edhe njeri s’pari. Unė e respektoj Shpresa Gashin jo vetėm si artiste por edhe si njeri me karakter tė fortė, njeri i butė dhe i ndershėm.

 Prof. Ramadan Sokoli- muzikolog

 Shpresa kėndon shqip dhe ka timbrin shqip! Natyra e ka pajis sopranon, Shpresa Gashi, me njė burim apo larig me cilėsi tė jashtėzakonshme. Nga dridhja e pejzave tė  ndjeshme tė kėtij gurgulli pėrshkuar nga fryma pėrftohen tinguj tė kulluar e tė lėmuar nė tėrė shtrirjen e tyre. Tė dėgjosh kėngėtimin e e shprehjes sė thekshme dhe plot kalime tė shkrifta e tė shkėlqyera, tė dėgjosh Shpresa Gashin kur kėndon ėshtė jo vetėm ėndje dhe kėnaqėsi e madhe… Uroj sopranon tonė: tė kėndoftė zemra o Shpresa Gashi!

 Jorgjia Truja- Artiste e Popullit

 Shpresa Gashi, njė kėngėtare me cilėsi artistike me interpretimin e sė cilės bie nė sy pasuria emocionale, konsekuenca e mendimit muzikal, e veshur me timbrikėn vokale vibruese qė e karakterizon atė. Nė vokalin e saj ėshtė karakteristike  njėfarė lehtėsie nė pėrdorimin shumė harmonioz tė ngjyrave. Kėto ngjyra e timbra tė vokalit tė saj tė tėrheqin duke tė lėnė njė pėrshtypje tė kėndshme muzikale edhe pas mbarimit tė kėngės. Kėshtu pėr njė timbrik tė pasur me ngjyra, flasin qartė kėngėt popullore si “ Midis ballit ma ke njė pikė”, “Qenke nuri i bukurisė, “ Kroi i fshatit tonė” etj. nė interpretimin e Shpresa Gashit mendimin, pastėritnė e kthjelltėsinė e natyrės sonė tė bukur qė rrjedhin si uji i kaltėr i kroit tė posa zbritur nga mali tė vėna nė evidencė pikėrisht nga nuancimi me finesė qė mund ta quajmė specifike, karakteristikė tė vokalit tė saj. Mua mė ka bėrė pėrshtypje thjeshtėsia dhe kėmbėngulja me tė cilėn ajo ka punuar. Pėrpikmėria, insistimi pėr tė nxjerrė nė pah atė qė kėndonte ishte ligj i punės sė saj. Pra, kėto cilėsi, ajo nuk do tė mund t’i arrinte, atė zhdėrvjelltėsi dhe rrjedhshmėri tė vokalit, atė elasticitet tė vibrimit tė kristalit  tė zėrit tė saj. Ajo trajton frazėn me njė frymėmarrje tė edukuar si nė kulminacione ashtu edhe nė pianisimo. Shpresa Gashi ėshtė njė kėngėtare intuitive dhe me kualitete vokale tė kulturuara qė e bėjnė atė komunikuese, tė aftė tė shpreh me aq finesė e shije kėngėt duke i bėrė tė dashura pėr tė gjithė artdashėsit.

 Prof. Engjėll Berisha- kompozitor

 Shpresa Gashi ėshtė njėra ndėr kėngėtaret qė ka filluar tė kėndojė para mė shumė se 30 vjetėsh nė SHKA “Agimi” nė Prizren. Kur ka filluar tė kėndojė Shpresa , nuk ishte aq profitabile nė pikėpamje materiale, por ishte njė kontribut kulturės tonė muzikore. Atė kohė nuk kishim njė vėrshim kaq tė madh kėngėtarėsh. Kontributi i Shpresės ka qenė shumė i rėndėsishėm. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme sudioi kanton. Ajo ka njė fond tė kėngėve tė muzikės serioze po edhe tė muzikės sė lehtė. Zėri i saj i pėrgjigjet edhe mė fort muzikės sė lehtė dhe kėngėve lirike.

 Nina Mula

 Pėr herė tė parė kam dėgjuar arien e Gjildės nga opera Rigoleto dhe mbeta mjaft e kėnaqur. Shpresa dėshironte vėrejtje nga unė dhe ne bashkėbiseduam. Mua mė la pėrshtypje si njė kėngėtare mjaft muzikale me njė zė shumė tė bukur dhe isha shumė e kėnaqur qė ajo studionte seriozisht. Kjo u reflektua me koncertin kur kėndoi kėngėn “ Oj erdhi bilbili”. Kėndoi shumė bukur, me zė kristal, me shumė ndjenjė. Ajo ka edhe shumė sharm nė skenė, di ta paraqesė veten, tė bukur , tė sjellshme, tė lidhur me publikun… Sot kėngėt kanė ndryshuar ngjyrėn, ritmin, kanė ndryshuar interpretimin. Shpresa nuk imiton kėrkend. Ajo kėndon me stilin e saj tė bukur e pėr kėtė e pėrgėzoj se imitimi ėshtė gjithmonė njė dicka e keqe, nuk je vetvetja, je dikush tjetėr, i pėrzier e pėr kėtė jam shumė e kėnaqur.  

 Rafet Rudi- kompozitor

Shpresa Gashi, nė kuadėr tė Korit tė Radio Prishtinės, ka pasur njė status tė solistit jo formalisht por e zgjedhur pėr kėndime nė vepra tė ndryshme. Njė prej momenteve tė bashkėpunimit do tė vecoja ekzekutimin qė ajo ka bėrė nė njė vepėr timen. Fjala ėshtė pėr veprėn “Flijimi”, njė vepėr vokalo instrumentale e cila nė fillim tė viteve tė ’80- ta ėshtė ekzekutuar mjaft, qoftė nė festivale tė vendit po edhe jasht. Nė atė vepėr njė prej parteve kryesore solistike ėshtė parti i sopranos dhe kėtė detyrė e ka patur Shpresa dhe mund tė them se ajo me shumė sukses e ka realizuar kėtė. Pikėrisht nė kėtė vepėr, unė mendoj se ka ardhė nė shprehje vokali i saj: njė zė i ėmbėl, muzikal, jo agresiv, mjaft i kėndshėm. Ėshtė fjala pėr njė part ku kėrkohet njė ėmbėlsi do thosha e theksuar, sentiment i posacėm i vokalit dhe, Shpresa ka arritur ta qėllojq kėtė karakter. E konsideroj njė prej realizimeve mė tė mira tė Shpresės dhe natyrisht mė vjen mirė qė ka ndodhur pikėrisht nė veprėn time.

 Nexhmije Pagarusha

 Shpresėn kam pasur shumė shpresė qė njė ditė ta shoh duke interpretuar Cocosanė e cila edhe fizikisht i pėrngjan. Mirėpo fatkeqėsisht koha nuk punoi pėr tė, dhe jo vetėm pėr tė por pėr tėrė atė gjeneratė, e cila kreu solokėndimin, mbetėn faktikisht rrugėve, u bėnė anėtarė tė korit e pėr njė solist tė bėhesh anėtar i korit dihet se cka tė gjenė. Mė dhimbset njė talent i rrallė si ajo, soprane e mrekullueshme, qė nuk arrita edhe unė e edhe publiku ta shohim nė skenėn e operas.

 

Foto tė saj Faqja e saj

 

Hit Counter vizitorė prej hapjes sė faqes

Faqja kryesore