Biografia e Shkurte Fejzės:
Kjo faqe ėshtė marrė nga www.emfgroup.net
Shkurte Fejza u lind mė 18 nėntor 1961 nė Mushtisht tė Therandės. Mėsimet e
fillores i ka bėrė nė Mushtisht, ato tė sė mesmes nė Therandė, kurse tė
lartat nė Prizren dhe Prishtinė.
Paraqitjet e para nė skenė i ka pasur qysh si fėmijė nė programet e shkollės,
ku u vėrejt pėr herė tė parė talenti i saj. Nė maj tė vitit 1975 merr pjesė
nė festivalin Takimet e Majit nė Prizren dhe shpėrblehet me Ēmimin
Debutantja mė e suksesshme.
Shkrimin e parė pėr Shkurte Fejzėn e ka bėrė atdhetari ynė i madh Jusuf
Gėrvalla nė gazetėn e vetme tė asaj kohe Rilindja nė vitin 1975.
Nė kėtė vit themelohet Shoqėria Kulturo-Artistike Afėrdita nė Mushtisht,
nė tė cilėn Shoqėri, Shkurte Fejza ėshtė anėtare prej ditės sė parė. Shumė
shpejt kjo shoqėri do tė bėhet e njohur nė tė gjitha anėt e Botės Shqiptare.
Viti 1978 ėshtė vit qė bėri kthesė nė jetėn muzikore nė Kosovė. Nė kėtė vit
mbahet Festivali i Gjirokastrės. Nė kėtė kohė, sidomos nė qytete tė Kosovės
dėgjohej me tė madhe muzika serbe.
Festivali i Gjirokastrės nxori disa kėngė tė bukura. Pėr Shkurten kjo ishte
njė mundėsi e mirė, por mė vonė do tė vėrtetohet se kjo ishte njė e mirė pėr
tėrė Kosovėn.
Kėngėt Kėngė pėr Mic Sokolin, Moj Syzeza, Erdha nga qyteti, etj., tė
cilat dėgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndėrsa instrumentistėt e
Afėrditės i pėrgatitėn dhe shumė shpejt morėn dheun.
Nė pranverėn e vitit 1979 bėhen xhirime nga Televizioni i Prishtinės (TVP).
Dy emisione nga gjysmė ore u emetuan, ndėrsa dy tė tjera kurrė nuk u panė
nga publiku.
Veprimtaria e SHKA Afėrdita shkonte furishėm dhe pėr njė kohė shumė tė
shkurtėr u bė qendėr e reflektimit tė muzikės sė mirėfilltė shqiptare dhe e
patriotizmit nė Kosovė. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerė mė 17
janar 1981 paraqitet nė qindra koncerte nėpėr tė gjitha qendrat e Kosovės
por edhe nėpėr shumicėn e fshatrave tė saj. Me njė fjalė aty ku ishte njė
sallė aty edhe mbaheshin koncerte. Nė vazhdim do ti cekim disa koncerte.
Nė korrik tė 1979-ės nė Shtėpinė Edukuese nė Lypjan. Nė Prishtinė mbahet i
dyti.
Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesėmarrja nė RFBK nė Drenas (Diplomė). Nė dhjetor tė
vitit 1979 nė Therandė (IGK Ballkan)
Pas njė pauze vazhdon seria e koncerteve.
Me 20 qershor 1980 nė Therandė.
Me 25 qershor 1980 nė fshatin Keqekollė tė Malėsisė sė Gollakut. Interesimi
ishte shumė i madh, kishin ardhur burra, gra e fėmijė. Detyrohemi ti mbajmė
dy koncerte. Shkurta e kėndon kėngėn Moj ushtria popullore, kėngė pėr
Ushtrinė Popullore tė Shqipėrisė. Njė polic insiston duke u lutur qė ta
pėrsėrisė, ndėrsa Shkurta tha: Po si jo, pasi ka edhe policė qė e duan
Ushtrinė tonė! Me gjithė qejf.
Me 26 qershor 1980 u dha koncert nė vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e
vogėl pėr tė gjithė tė interesuarit.
Me 1 korrik 1980 nė Besianė. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para
Shtėpisė sė Kulturės. U mbajtėn dy koncerte.
Me 7 korrik 1980 nė Bllacė tė Therandės.
Po ashtu me 7 korrik 1980 nė Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.
Nė kėtė kohė krijohet idhull Shkurte Fejza.
Me 14 korrik koncert nė palestrėn e sporteve nė Gjilan.
Me 21 korrik 1980 nė Rogoēicė tė Dardanės.
Me 25 korrik 1980 dy koncerte nė Artanė (Novobėrdė).
Me 26 korrik nė Gjakovė, nė palestrėn e sporteve nė qytetin ku me shekuj
kultivohej kėnga popullore. Njė pritje madhėshtore.
Pastaj, sėrish koncerte nė Kishnicė. Me 6 shtator 1980 nė Dragash dhe
Brodosanė, me 8 shtator 1980 nė Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq)
me 21 tetor 1980.
Me 11 tetor 1980 nė kryeqytet, nė qytetin e studentėve, aty ku ishte
grumbulluar e gjithė energjia e rinisė nė njė kundėrshtim tė njė sistemi.
Njė atmosferė e tillė nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjėherė. Me mijėra
e mijėra njerėz kanė qenė dhe vetėm ata qė kanė qenė aty mund ta
pėrshkruajnė si ka qenė. U krijuan aso rrethanash sa qė, me intervenimin e
policisė, u dashtė tė ndėrpritet koncerti pak para pėrfundimit.
Me 5 dhjetor 1980 koncert pėr bashkatdhetarėt nė Therandė.
Me 10 dhjetor 1980 nė Klinė.
Me kėrkesėn e njė grupi studentėsh tė Fakultetit tė Bujqėsisė, pėr herė tė
parė do tė kėndojė nė njė program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e
kėtij fakulteti. Kėta studentė (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratėn e
11 marsit tė vitit 1981.
Koncertet e fundit me SHKA Afėrdita, Shkurta do ti mbajė me 17 dhe 19
janar 1981 nė Qytetin e Minatorėve, nė Mitrovicė.
Gjatė viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet tė bėjė pauzė sepse kėnga
e saj ishte e ndaluar.
Nė vitin 1984, pas shumė peripecive, bėnė regjistrimin e katėr kėngėve
me censurė. Ishin kėto kėngėt Qohi djema shaloni atin, Valizake, o ky
vend i bukur me lule plotė, Maji i kuq etj.
Gjatė kėtij viti, kėnga O ky vend i bukur me lule plotė bėhet hit nė valėt
e Radio Prishtinės, programi i dytė. Me votat e dėgjuesve e fiton mikrofonin
e artė. Bėhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i
marrjes sė shpėrblimit. Thirret Shkurta pėr ta marrė shpėrblimin, por dora e
UDB-sė ishte shumė e fortė dhe pėrmes stafit menaxhues tė Radio Prishtinės
ndalohet dhėnia e kėtij shpėrblimi qė ia kishin dhuruar simpatizuesit e
kėngės shqipe. Vlen tė ceket se gazetari i Radio Prishtinės, z.Fatmir
Podrimaj, i dėshpruar nga njė padrejtėsi aq e hapur, propozoi ta padisim
Radio Prishtinėn nė gjykatė. Por, nė atė kohė edhe kjo do tė ishte punė e
kotė. Dorės sė fortė edhe kjo iu duk pak dhe pėr ti humbur gjurmėt e
kishte shlyer mė vonė edhe vetė kėngėn fituese.
Duke ju falėnderuar Qamilit tė Vogėl, edhe atė pėrmes Jugotonit nė Zagreb,
Shkurta regjistron disa kėngė nė albumet e tij: Bukuroshja dhe Pranvera.
Kjo ishte nė vitin 1984.
Viti 1985 do tė jetė mė i bujshėm pėr Shkurten. Nė Ferizaj themelohet njė
shoqatė e estradės muzikore e quajtur Melodia, e cila organizonte koncerte.
Gjatė vitit 1985-1986, Shkurta do tė mbajė koncerte solistike me mysafirėt e
saj nė tė gjitha qytetet nė Kosovė dhe Maqedoninė Perėndimore.
Nė koncertin e Shkupit (Salla e sporteve - Kale) para mijėra pjesėmarrėsve
ngjitet nė skenė njė plak me mjekėr dhe flokė tė thinjura (Ēulea Milea mė
duket) dhe nė mikrofon thotė: Jam nga Rijeka, jetoj nė Shkup si avokat.
Jam adhurues i Shkurte Fejzės, i kėtij zėri tė artė dhe ma kujton njė tė
vetmin zė - si ky qė e kam dėgjuar para 50 viteve si student nė Romė.
Nė verėn e vitit 1986 disa dashamirė tė kėngės nga Kėrēova, nė krye me
Sylejman Elezin vijnė nė Mushtisht dhe kėrkojnė qė Shkurta tė kėndojė nė
dasmėn e tyre. Nė atė kohė Shkurta nuk e praktikonte njė gjė tė tillė, por
fjalėt e z.Ukshin Hotit (qė e kishin angazhuar tė intervenonte) ishin mė
bindėse kur tha se, kėnga jote duhet tė dėgjohet nė Zajazin e Mufailit tė
vogėl. Gjatė asaj vere e gjithė krahina e Zajazit dhe Tuinit buēiste nga
kėnga e Shkurtes. Nė njė dasmė nė Zajaz, udhėtarėt e detyrojnė tė ndalet
treni derisa tė pėrfundojė kėnga. Pastaj fillon Tetova me rrethinė e kėshtu
me radhė. Pėr pushtetin e atėhershėm kjo ishte e papranueshme dhe ndėrmori
masa.
Me 13 shtator 1986 nė dasmėn e njohur nė fshatin Stremnicė tė Tetovės ishin
tubuar disa mijėra njerėz nga e tėrė rrethina e Tetovės. Vijnė policia
maqedonase qė tė intervenojnė, por pasi qė turma ishte shumė e madhe vetėm i
marrin shėnimet e grupit muzikor. Pas disa ditėve Gjykata Komunale nė Tetovė
lėshon aktvendimet pėr Shkurten dhe 10 anėtarėt e grupit muzikor me dėnime
prej 60 ditėsh. Dėnimet ekzekutohen nė Kosovė.
Nė kėtė kohė Radio Televizioni i Prishtinės e hap Produkcionin e kasetave nė
Prishtinė. Nė TVP kishte kohė qė kėngėt e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke
e ditur se albumet shiten mirė e ndoshta edhe me vullnetin e mirė tė disave,
Shkurta bėn regjistrimin e albumit, Ēke Kosovė qė po leshon za (1987),
pastaj edhe Gurrė e shkrepa (1988).
Nė vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare nė
shkollėn nė Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundėsohet edhe
udhėtimi eventual jashtė vendit.
Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellė nė ditė Albumin me titull
Oj Kosovė oj nana ime. Kjo kėngė do tė bėhet mega-hit i tė gjitha
kohėve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia (firmė private).
Kėtė vit Shkurta paraqitet nė dy manifestimet mė tė rendesishme qė do tė
mbahen nė Lubjanė, organizuar nga Shoqata Migjeni, dhe nė Zagreb tė
organizuar nga Shoqata Nėna Tereze.
Nė vjeshtėn e vitit 1990, Shkurta bashkėpunon me njė firmė tjetėr private tė
re, por shumė profesionale dhe prestigjioze Mega Medium. Fryt i kėtij
bashkėpunimi del nė dritė albumi tjetėr Mbahu nėno mos ke frikė dhe prapė
hiti i madhė me tė njėjtin emėr. Pastaj edhe video programi i parė Kėngė
e lot.
Viti 1991 nė bashkėpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolė Susaj
sjell edhe njė album Pėr mėmėdhenė, ndėrsa kasetat detyrohemi ti
shumėzojmė nė Sarajevė sepse fabrikėn e kasetave tė RTP-sė e kishin uzurpuar
sėrbėt. Gjatė rrugės prej Sarajevės, policia serbe i konfiskon 30.000 audio
kaseta. Pasiqė edhe origjinali ishte ishte konfiskuar detyrohemi qė edhe njė
herė tė pėrgatitet i tėrė materiali me orkestėr dhe e bėjmė regjistrimin e
programit nė Dyseldorf tė Gjermanisė tek nė pranverė tė vitit 1992.
Kėtė vit, pra mė 1991, njė grup studentėsh organizojnė njė turne nėpėr
Kroaci pėr qėllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i pėrgjigjet
pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim.
Zoti e di se a janė destinuar ato mjete pėr atė qėllim pėr ēka kemi shkuar.
Ishte turne e gjatė prej Osijekut, Zagrebit, Pulės, Rijekės, Zarės e Splitit
deri sa nuk na zuri lufta atje.
Nė vitin 1992, nė bashkpunim me shqiparė nė Gjermani organizon koncerte
nėpėr Evropė dhe nga tė hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarėve pėrmes
LASH-it nė Kosovė 41.500 DM.
Nė vitin 1992, Shkurta shkon pėr herė tė pare nė Shqiperi. Kėtu regjistron
kėngėn mbi rrugėtimin e parė nė Shqipėri
Kam njė lot mpikon si ar
Se ndėr shekuj jam shqiptar
E kur malet mi mbuloj bora
Pėr atdhe kėngės ia mora
Mrreh si zemėr qiftelia
Ėshtė Kosova ėshtė Shqiperia
Ėshtė njė qiell qė na bashkon
E njė djep qė na burrnon
Ėshtė njė gjuhė qe flasim tanė
E njė tokė qė e thrrasim nanė.
Dhe pastaj e pershkruan rrugen keshtu:
Rruges sime per Shqipni mka percjell ai Drin i zi
Dhe u nisa per me ardhe porsi vala e Drinit te bardhe.
Nė bashkėpunim me tė ndjerin Pjetėr Gaci dhe Zef Ēoba, e realizon edhe
albumin me titull albumin Kam njė lot mpikon si ar.
Nė korrik tė vitit 1994, me Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve tė
Shqiperise, merr pjesė nė Festivalin Botėror tė Folklorit nė Karolinėn
Veriore nė SHBA dhe shpėrblehet me Ēmim Special.
Nė vitin 1995 e regjistron kėngėn kushtuar mėrgimtarit Ēka ka zogu qė po
qan por nė vazhdim e bėn kėngėn Mekje ska dhe albumin e titullon
Vdekje ska sepse sa do qė ligėshtohemi nuk e pranojmė vdekjen dhe
nėnshtrimin.
Nė vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bėjnė albumin e pėrbashkėt 20 vjet
pėr ju.
Viti 1997 sjell albumin E kam emrin Kosovar.
Me 1998 e editon albumin Bashkojmė krushqit pėr Kosovėn. Kėtė vit edhe
albumin tjetėr me Sh.Behlulin Kėngė e lot.
Lufta e gjen nė Mushtisht dhe kjo ėshtė histori mė vete.
Nė vitin 2000 albumi Jo nuk ndahet Mitrovica.
Nė vitin 2001 nė festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesėmarrjen e
kėngėtarėve mė tė mire nga Kosova, juria profesionale nė pėrbėrje: Fahri
Beqiri, Engjėll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnė vendin e parė Shkurtes.
Mė nė fund njė juri vendos e lirė pa presione!
Nė vitin 2002 albumi Te dua Kosovė.
Gjatė viteve 2000 - 2004 sė bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin,
Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollė Nikprelajn, editon
shumė albume tė pėrbashkėta me kėngė tė perpunuar si dhe disa video programe.
Prej vitit 1992 gjer mė tani nėpėr shumė qytete tė Gjermanisė, Zvicrės,
Belgjikės, Danimarkės, Suedisė, Norvegjisė, Austrisė, Anglisė, Italisė,
Kanadasė dhe SHBA-sė, Shkurte Fejza shfaq me mijėra koncerte.
2005. Kėtė vit editohet albumi Shqiptari tė dua.
Nė pėrgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorėt:
- Pjetėr Gaci, Zef Ēoba, Kolė Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Pėrparim
Tomēini, Aleksandėr Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi,
Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi
Nė kėngėt e Shkurtes zėnė vend tekstet e kėtyre autorėve:
- Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku,
Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit,
Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.
Por, mė sė shumti edhe poezitė e rilindėsve tanė Gjergj Fishta, Naim
Frashėri etj.
Albumet e Shkurte Fejzės:
Disa foto:

















