36 kėngė, 120min 43sec, nga Qazim Bekaj
Ndryshimi i fundit i faqes 07.08.2011 14:27
|
Qazim Bekaj
|
|
|
Marrė nga "Ne pėr ju" |
Jam Qazim Beka, kam lindur mė 01.10.1958 ne Ticė tė Skėnderajt. Kam
lindė nė njė familje fshatare jo edhe aq tė pasur tė asaj kohe.
Prindėrit e mij kanė pasur 7 fėmijė, tre djem e 4 vajza. Jam i katėrti.
Kemi vazhdu jetėn me kushte tė rėnda Mė kujtohet kur kam filluar ditėt e para tė shkollės, kemi pasur kushte tė rėnda ekonomike sepse prindėrit mirreshin me bujqėsi, nuk kishim tė ardhura. Shkolla nė fshat ishte vetėm deri nė klasėn e katėrt. Rrugėt ishin tė kėqija dhe nuk kishim as pėr tė veshur e mbathur. Nuk i kishim tė gjitha librat dhe fletoret. Nė shkollė mėsuesit tė rrihnin pėr gjėnė mė tė vogėl. Mė kujtohet njė rast qė mėsuesi mė ka rrahur shumė. Por edhe unė e bėra njė gabim. Sollen disa fotografi me natyrė tė bukur nė shkollė. Mbaja nė dorė njė llastik dhe duke e sjellur atė, e dėmtova atė fotografi qė edhe sot mė kujtohet. Tė ikja nga shkolla e dija se mė rrihnin prindėrit ndėrsa nė shkollė nuk guxoja ta prisja mėsuesin. Vendosa tė rrij. Llastilkun e fsheha, ndonėse mė kontrolluan mėsuesit nuk e gjetėn, por mė rrahen fort, me shpulla, thupėr e vizore. Normal qė ka edhe momente tė mira siē ishin programet shkollore nė tė cilat me dėshirė kyqesha. Program shkollorė Perveē detyrave ndaj shkollės mė lindi dėshira pėr kėndim. Prej shkollės fillore kam kėnduar kryesisht nė aktivitete tė shkollės. Mezi pritja tė merrja pjesė qoftė me kėngė ose me recitim. Sė pari kam dalė nė njė program nė shkollė kur isha 10 vjeē mė 29 Nėntor. Atėherė e festonim 29 si ditė e ēlirimit tė Jugusllavisė. As nuk guxonim ta pėrmendnim 28 Nėntorin e lėre me festu. Nuk i kisha kushtet qė tė mirresha me kėngė. Prindėrit nuk me pėrkrahnin sepse mendonin se nuk ka fitim nga kjo, se nuk kisha tė ardhme me kėtė. Si tė pashkolluar nuk e kuptoni kėtė. Instrument tė parė e kam pasur fyellin. Si fėmijė i ruaja bagėtitė dhe si ēoban i asaj kohe fillova ta pėrdorja fyllin. Kėrkoja nga familja tė ma blenin njė ēifteli por atyre edhe nuk iu pėlqente kjo por as nuk kishin para. Shumė herė i huazoja instrumentet nga shokėt dhe vetvetiu u mėsova t'i bija ēiftelisė. Shkolla Kur e kreva shkollėn fillore kėrkova nga prindėrit tė mė regjistrojnė nė shkollė tė muzikės, nuk kishin dėshirė e unė nuk mund t'i bindja. Kishte shkollė tė muzikės vetėm nė Prizren. Kėshtu qė as kushte nuk kishim. Pastaj dėshiroja tė regjistroja akademinė ushtarake. Ne atė kohė i kėrkonin nga shkolla disa nxėnės qė t'u mundėsojnė akademinė qė kishte vetėm nė Beograd dhe Zagreb. Familja nuk pranonte se ishte shumė larg. Nuk u regjistrova askund, mė punėsuan nė 'Kombinatin e pambukut' nė Gjakovė. Nuk munda tė qėndroj mė shumė se njė vit e gjysmė sepse isha shumė i ri dhe nuk pėrballova tė punoja me ndėrrime. Erdha u regjistrova nė shkollė tė mesme teknike nė Skėnderaj. Nuk kishte autobus, vija dhe kthehesha kėmbė. Pėr tė shkuar udhėtoja 2 orė e gjysmė, shumė herė as nuk hanim. Vetėm pak nė mengjes se niseshim heret, pastaj mėsimi dhe 2 orė e gjysmė tė tjera pėr t'u kthyer. Nuk mė pėlqente drejtimi por nuk kishte zgjidhje tjera. Porosisė fėmijėt qė tė mėsojnė dhe vetėm mėsojnė sepse do t'ia dini vlerėn mė vonė. |
vizitorė prej
hapjes sė faqes
Pėr ēdo pyetje, vėrejtje, kėrkesė, shkruani nė e-mail.