Intervistė ekskluzive me “Zonjėn e muzikės zbavitėse” Liliana Ēavolli


Ēdo kėngė pėr mua ėshtė si njė fėmijė i dashur, nuk i dalloj kėngėt! Fėmijėt mund t’i dalloj nėna? Por ka kėngė qė publiku i ka pranuar mė mirė. Ndėrsa pėr mua janė tė gjitha njėsoj, sepse ėshtė njė pėrjetim, ėshtė njė pjesė e zemrės sime aty, pra njė pjesė tė zemrės ia kam falė ēdo kėnge.


Liliana Ēavolli u shqua si artiste e rrallė e cila pushtoi majat e muzikės zbavitėse, por shkėlqeu edhe nė zhanre tė tjera. U lind nė Prizren mė 5 maj tė vitit 1942, nga nėnė Miseretja - aktore e kėngėtare dhe babai Isak Ēavolli, mėsues. Liliana ishte fėmijė dhe mezi e mban nė mend kur familja e saj u shpėrngul nė Shkup ku qėndroi disa vjet.
Po nė Shkup Liliana pati paraqitjen e parė nė radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parė nė karrierė. Nėna e Lilianės ishte kėngėtare dhe njė mėngjes e mori si shoqėruese nė njė paraqitje nė radio.
Fati pėrsėri e ktheu nė Prizren ku Liliana filloi tė hedh shtat si vajzė, por edhe si kėngėtare. Njėkohėsisht ndoqi mėsimet e solo-kėndimit nė shkollė tė mesme tė muzikės dhe u anėtarėsua nė SHKA “Agimi”.

Talenti, zėri dhe puna nė Prizren bėnė qė Liliana tė shquhet shpejt si emėr premtues. Kėto karakteristika e bėnė mė tė lehtė ardhjen e saj nė Radio Prishtinė. Kėtu fillon njė kapitull tjetėr shumė i rėndėsishėm pėr jetėn dhe karrierėn artistike tė Liliana Ēavollit.

Zėri, si dhuratė nga natyra, dhe dashuria pėr kėngėn ishin atutė kryesore tė Lilianės qė e bėnė tė admiruar. Por, nuk ka munguar edhe mbėshtetja dhe mirėkuptimi nga kolegėt dhe kompozitorėt si : Skėnder Gjinali, Musa Piperku, Severin Kajtazi, Gjergj Kaēinari, Isak Muēolli etj., ndaj tė cilėve Liliana ėshtė shumė mirėnjohėse.
Opusi i kėngėve tė Lilianės ėshtė shumė i gjerė dhe ajo, siē vlerėsojnė krijuesit dhe kritikėt e muzikės, interpretoi shkėlqyeshėm nė tė gjitha zhanret. Si nėna qė i do tė gjithė fėmijėt njėsoj, thotė Liliana, e kam tė vėshtirė tė veēoj se cilin pėlqej mė shumė. Liliana ėshtė e sigurt se me sukses do tė mund ta provonte veten edhe nė interpretimin e muzikės klasike. Ne tė gjithė jemi kėnaqur me kėngėn e Lilianės. Jemi kėnaqur e gėzuar edhe pėr faktin se ishte njė paraqitje e mrekullueshme e kėngės shqipe nėpėr botė, pothuaj nė tė gjitha kontinentet. Liliana edhe nė kėtė moshė, ende e ka zėrin, ka edhe dėshirėn pėr tė realizuar ndonjė projekt dhe ka dashamirėt e shumtė tė kėngės sė saj qė do tė gėzoheshin nga njė hap i tillė. E pse tė mos ndodh kjo?Nė Radio Prishtinė Liliana kėndonte vet dhe kėndonte bukur por njėkohėsisht ka dhėnė njė ndihmesė qė edhe kėngėt tjera, qė transmetoheshin, tė kishin nivelin e duhur artistik. Liliana ishte redaktore e muzikės dhe udhėheqėse e emisioneve tė paharrueshme si “Unė ti muzika dhe poezia”, “Evergeen” etj. Edhe sot ajo udhėheq emisionet mė tė dėgjuara muzikore nė Radio Kosovė ku ndihet shumė mirė.


Liliana Ēavolli ishte dhe do tė mbetet “ Zonjė e muzikės zbavitėse”.


Blue Sky : Jeni ndėr kėngėtaret mė me emėr, keni qenė redaktore e muzikės nė ish Radio Prishtinė dhe autore e disa emisioneve ndėrsa tash jeni autore e dy emisioneve shumė tė dėgjuara nė Radio Kosovė ! A mund ta tėrhiqni njė paralele nga koha kur keni punuar nė Radio Prishtinė me tė sotmen kur punoni nė Radio Kosovė?

Lili: S’ka ndonjė dallim tė madh! Punoj me dashuri dhe entuziazėm si dikur! Jam e lumtur qė mė dėgjojnė edhe mė tutje ata qė dikur kanė qenė gjeneratė e re e tash janė tė rritur.

Blue Sky: Rridhni nga njė familje artistėsh. Nėna juaj, Meserete Ēavolli, ka qenė kėngėtare dhe aktore. Keni lindur nė Prizren, jeni rritur nė Shkup. Jeni rikthyer nė Prizren ku edhe keni mbaruar shkollėn e muzikės. Pse kjo lėvizje Prizren-Shkup-Prizren?

 

Lili: Nė vitin 1953 u larguam nga Kosova pėr nė Shkup ngase i ndjeri babi im, Isak Ēavolli, ka qenė i pėrndjekur nga UDB-a serbe dhe gjithnjė i burgosur. Prandaj shkuam nė Shkup, me nėnėn dhe dy vėllezėrit e mi, dhe jetuam atje vite tė tėra. U kthyem nė Prishtinė. Nėna ime ishte aktore nė Prishtinė fillimisht, e pastaj edhe nė Shkup njėherėsh ishte edhe njė ndėr kėngėtaret e para tė Kosovės, krahas Zehra Mulės, pastaj kanė ardhur Vera Shahta e mė pas Nexhmije Pagarusha, Sanije Shala e kėshtu me radhė.

Blue Sky: Ēka kujtoni nga fillimet tuaja nė fushėn e muzikės? Si lindi dashuria pėr kėngėn?

Lili: Diku nė vitet e 60 u paraqita dhe unė si pasardhėse e nėnės sime, se kėngėn e kam kultivuar nė shtėpi, jam rritur me kėngėn. Nėna ime ka qenė pėr nga natyra shumė e gjallė dhe duke kryer punėt edhe kėndonte, ndėrsa unė e pėrcillja me zėrin e dytė. Mund tė kujtoj me kėtė rast kur nė Radio Shkup, isha shumė e vogėl, nėna kėndonte gjallė, pra drejtpėrdrejtė, shkonim nė mėngjes nė radio, me qė ishte drejtpėrdrejtė, dhe unė e pėrcillja nė kėngė. P.sh. kemi pasur disa duete tė cilat pastaj, nė Radio Prishtinė, i kemi regjistruar. Nuk jam e sigurt a ekzistojnė mė ato kėngė. Do doja shumė qė t’i kem nė fonotekėn time, mė shumė pėr shkak tė vajzės sime e cila do donte shumė qė t’i ketė. Edhe babai im ka qenė adhurues i kėngės e muzikės. Tė gjithė kemi kėnduar, ka qenė njė atmosferė muzikore nė shtėpi.

 

Blue Sky: Keni qenė gjithashtu edhe pjesėtare e SHKA “Agimi”. Paraqitja e parė para publikut kosovar a ju kujtohet?

Lili: Po, paraqitja e parė ka qenė si pjesėtare e shoqėrisė “Agimi” shoqėri me traditė. “Agimi” ka pasur nė gjirin e vet orkestrėn zbavitėse, popullore, korin. Atje jam paraqitur pėr herė tė parė para publikut prizrenas me kėngė zbavitėse nga festivali i Sanremos, i cili atėbotė ishte shumė i popullarizuar, festival Italian. Ne e dėgjonim nė radio, i kopjonim kėngėt e tyre dhe i kėndonim. Pastaj erdha nė Prishtinė.

Blue Sky: Angazhimet e para nga kush i keni marrė?

Lili : Ishte befasi pėr mua, sepse isha nė shkollė tė mesme atėherė, nė solo kėndim, kisha pjesė solo nė koncertin e diplomės dhe kėshtu mė dėgjuan disa njerėz tė Radio Prishtinės si, z. Skėnder Gjinali, i cili atėbotė ishte drejtor i produksionit muzikor, dhe ai kur mė dėgjoi mė ftoi qė pasi ta kryej shkollėn tė vij nė Prishtinė e tė punėsohem nė radio. D.m.th. ishte viti 1962 e unė veē isha e punėsuar ku kryeja dy punė: isha redaktore e muzikės nė redaksinė zbavitėse dhe soliste e cila vepronte, pra kėndonte e incizonte.

Blue Sky: Keni kėnduar tė gjitha zhanret e muzikės : kėngė pėr fėmijė, popullore, zbavitėse, madje kishit epitetin “Zonjė e Muzikės Zbavitėse”, ju pėrkėdhelte egon ky epitet?

Lili: Kėshtu thoshin gazetat dhe kritikėt! Mė shumė e kam kultivuar muzikėn zbavitėse, edhe pse pėr mua ēdo zhanėr ėshtė i bukur dhe me vlera dhe i ndjej me shpirt. Por nė opusin tim tė incizimeve mė sė shumti kam kėngė zbavitėse. Gjithashtu kam edhe shumė kėngė pėr fėmijė, se fėmijėt i dua shumė dhe kam kėnduar pėr ta me shumė emocion. Bile, edhe tash do tė kisha kėnduar! Para disa vjetėsh kam incizuar me aktoren Safete Rugova njė kasetė shumė tė bukur me ninulla. Safetja recitonte ninullat, ndėrsa unė i kėndoja. Ka qenė njė gjė shumė e bukur.

 

Blue Sky: Keni prapa vetes njė numėr tė madh kėngėsh, ēmimesh, paraqitje nė manifestime tė ndryshme muzikore, festivale. Na kujto diēka nga ato aktivitete muzikore!

Lili: Kam marrė pjesė nė tė gjitha festivalet, pėrveē kur kam qenė nė ndonjė turne nėpėr botė, atėherė nuk kam mundur tė jem edhe nė festival edhe nė turne! Megjithatė kam marrė pjesė nė tė gjitha “Akordet e Kosovės”, pastaj kam marrė pjesė nė festivalet e ish Jugosllavisė si nė “Opatia”, festival i Zagrebit, nė Festivalin e Shkupit, nė atė tė Sarajevės..., qoftė nė festivale popullore qoftė nė ato zbavitėse.

Blue Sky: Do ta veēoje ndonjė kėngė, tė cilėn e ke mė pėr zemėr?

Lili : Ēdo kėngė pėr mua ėshtė si njė fėmijė i dashur, nuk i dalloj kėngėt! Fėmijėt mund t’i dalloj nėna? Por ka kėngė qė publiku i ka pranuar mė mirė. Ndėrsa pėr mua janė tė gjitha njėsoj, sepse ėshtė njė pėrjetim, ėshtė njė pjesė e zemrės sime aty, pra njė pjesė tė zemrės ia kam falė ēdo kėnge.

 

Blue Sky: Unė e kam dashur shumė kėngėn “Flora, Floriana ime“, kjo mbase pėr shkak tė emrit, por ja qė unė kėtė e kam dashur mė shumė!

Lili: I kam unė disa Flora e Floriana tė cilat dikur mė kanė dashur pėr shkak tė kėsaj kėnge mirėpo tash jemi shoqe shumė tė mira, dhe, edhe unė i dua shumė, sidomos njėrėn!

Blue Sky: Pas njė pauze tė gjatė, pėr arsye qė dihen, para luftės, po edhe vitin e parė pas luftės, tė kemi parė e dėgjuar herė pas here nė ndonjė lokal pėr Vitin e Ri, ose ndonjė mbrėmje pėr festa tė ndryshme. Kėto paraqitje nuk kanė qenė tė shpeshta por pėr shumė kė befasuese. Lilana kėndon drejtpėrdrejtė edhe nė kėtė moshė !

Lili: Eh Florė, ēfarė tė tė them ? E kam ruajtur zėrin tim. Kjo, sepse e kam dashur shumė profesionin tim! E kam dashur shumė kėngėn. Kam bėrė ēmos qė t’ mos e humb zėrin edhe pse nė moshė tė shtyre. Janė tė rrallė kėngėtarėt qė mund tė kėndojnė nė kėtė moshė, nė tė cilėn jam unė. Para luftės tri net me radhė isha nė njė lokal, kėtu nė Prishtinė dhe t’ ju them tė vėrtetėn kam pasur kėnaqėsi tė veēantė tė kėndoj dhe kėtė e kam bėrė mė gjithė shpirt. Aty kanė qenė shumė njerėz tė cilėt me vite tė tėra kanė dėgjuar kėngėn time dhe shumica prej tyre edhe ishin adhurues tė kėngės sime, kėshtu qė pėrgjegjėsia ishte shumė mė e madhe. Aty kishte edhe tė rinj tė cilėt mė dėgjonin dhe pyesnin : kush ėshtė kjo kėngėtare qė s’e kemi parė e as dėgjuar! Dhe kishin tė drejtė qė pyesnin sepse atė kohė nuk funksiononte asgjė, e aq mė pak mundėsia e prezantimit tė kulturės sonė muzikore. Ēdo gjė ishte suprimuar! Le tė mos kthehemi nė atė kohė se nuk dua ta kujtoj!

 

Blue Sky: Mirė, tė flasim pėr tė sotmen. Para mbase mė pak se njė viti u paraqitėt me njė kėngė tė re, kur askush nuk e priste! Ishte kjo njė kėngė me njė tekst tė kolegut tim Haki Kika, kompozuar nga Menan Kiseri. Kėnga ėshtė shumė ritmike, pėr disko mė shumė do thosha! Si lindi kjo kėngė?

Lili : Krejt spontanisht bashkėpunova me Menan Kiserin nė kuadėr tė “Pop Idolit”. Menani ma ofroi kėtė kėngė ritmike dhe unė e kėndova me temperamentin rinor,se e tillė jam. Njeriu ėshtė i ri aq sa e ndien veten. Tė them tė drejtėn mua mė pėlqen. Pastaj miku im, Haki Kika, bėri njė tekst interesant me titull “Emrin e kam grua”. Fatkeqėsisht pėr shkaqe materiale nuk kam bėrė spot. Nė kėtė kohė, spotet e popullarizojnė shumė kėngėn, nė njė farė mėnyre i imponohet dėgjuesit!

Blue Sky: Nė njė intervistė para do kohe qė patėm bėrė bashkė, ke pasur vėrejtje nė muzikėn qė krijohej e dėgjohej nėpėr radiot tona. Po sot, ka ndryshuar diēka?

Lili: Fatkeqėsisht shumė pak! Mbase mė shumė nė muzikėn zbavitėse. Vazhdojnė trendėt e huazimeve nga muzika e fqinjėve tanė. Kėshtu, ka shumė pak muzikė origjinale qė tingėllon shqip. Te kompozimet e krijuara nė frymėn e muzikės popullore, fatkeqėsisht, gjendja ėshtė “status quo” pėrveē te muzika patriotike qė e kultivojnė disa kėngėtarė.

Blue Sky: Kėngėtarėt e rinj pėr ēka do t’i lavdėroje dhe pėr ēka do t’iu bėje vėrejtje?

Lili : Kėngėtarėt e rinj tė mos harrojnė t’iu pėrmbahen vlerave tona muzikore. Melosin tonė popullor e respekton ēdokush qė e ka dėgjuar! Ata duhet tė kėndojnė me aranzhime tė reja, me saund tė ri, me interpretime moderne, por le tė jetė baza kėnga jonė popullore.

Blue Sky: Mbesim te kėngėtarėt e rinj. A do tė veēoje ndonjėrin, qoftė pėr kualitetet e zėrit qoftė pėr interpretimin a ndonjė gjė tjetėr?

Lili : Shiko, ka shumė kėngėtarė tė mirė, tė rinj, tė cilėt vėrtet meritojnė respekt nga ne! Edhe kėndojnė bukur edhe janė punėtorė, kėrkues etj. Nuk do tė kisha dashur t’i pėrmend me emra nė kėtė moment se edhe mund tė harroj ndonjėrin mirėpo, ka kėngėtarė shumė tė mirė. Unė vetėm do doja t’i lus ata, si njė kolege e tyre me njė pėrvojė mė tė gjatė, mbi 35 vjeēare, tė kėndojnė kėngė tė bukura shqipe me bazė melosin tonė popullor, duke e shfrytėzuar kėtė thesar qė kemi.

 

Blue Sky: Nga udhėheqja aktuale e kulturės ēka do tė kėrkoje qė ata tė kenė prioritet mbi prioritete?

Lili:…Opera, baleti, orkestra simfonike veē po ecėn mirė…
Tė mbahen mė shumė koncerte! Dhe nė ato koncerte tė jenė prezentė, pa keqkuptime, edhe kėngėtarėt e rinj po edhe ata me moshė tė mesme. Le tė kėndohet kėnga e vjetėr dhe kėnga e re sė bashku. Mos tė frikohen qė kanė konkurrencė se gjithkush nė kėtė qiell e ka vendin e vet. Pra nė koncerte them se ėshtė mė mirė kur bėhet njė kombinim, si nė diasporė si kėtu, pra njė kombinim i sė resė me tė vjetrėn. Kėtu te ne, pėr ēudi, kėngėtarėt e vjetėr nuk respektohen, nuk ftohen pėr incizime pėr festa tė ndryshme. Kujto kėtu regjistrimet qė bėhen pėr Vitin e Ri!!! Nė botė kjo nuk ndodh. Nėse keni pėrcjellė RAI 1 ose RAI 2, ose nė TV Spanjoll, i shikoj me ėndje se si njė Iva Zaniki –kėngėtare e njohur, udhėheq me shumė sukses emisione nė TV, aty kėtu kėndon, ose Sanita Montie, Lola Flores e shumė e shumė emra tė tjerė tė cilat i kanė kaluar tė 70-tat dhe angazhohen. Kėtu kjo nuk ndodh! Kur angazhojnė kėngėtarė, ėshtė pėr tė qeshur, por po i bėre 40 vjet thonė : ėshtė e vjetėr! Po pjekuria e kėngėtarit vjen pas tė 40-ve, tė 50-tave e kupton!? Ėshtė mėkat mos tė shfrytėzohet zėri qė njė kėngėtar e ka ruajtur dhe ėshtė nė gjendje tė kėndojė.

 

Blue Sky: A kėrkojnė kėngėtarėt e rinj kėshilla prej jush?

Lili : Fatkeqėsisht shumė rrallė! Ata i dinė tė gjitha! Hahahaha!

Blue Sky: Lili, edhe nė kėtė moshė (nuk po themi sa!) ju jeni shumė e freskėt, mbaheni mirė,

Lili: Faleminderit shumė pėr komplimentet tė cilat m’i thonė shpesh! Tė them tė drejtėn janė joshėse, sidomos nė kėtė moshė, pėr secilėn femėr, sepse rinia ėshtė vet e bukur dhe e freskėt. Falėnderoj natyrėn, gjenet dhe energjinė pozitive qė pėrshkon shpirtin tim!

Blue Sky: Kur jemi kėtu na thuaj sa ka rėndėsi paraqitja skenike?

Lili: Artisti-ja nė ēdo moment, qoftė nė shtėpi, qoftė nė punė, nė rrugė, skenė, e sidomos nė skenė, se ajo ėshtė shumė e rėndėsishme, por edhe komunikimi me njerėzit, duhet pasur kujdes. Duhet mbajtur formėn fizike, psikike.

Blue Sky: Komponentė kryesore, pėr tė qenė kėngėtar, nuk mjafton vetėm zėri, kėtė do tė thuash?

Lili: Po pikėrisht kėtė !

 

Blue Sky: Nė karrierėn tuaj komunikimet me Shqipėrinė?

Lili: Kam pasur fatin qė tė shkoj, me ansamblin “Shota”, nė Shqipėri diku nė vitet e shtatėdhjeta dhe nuk mund ta harroj pritjen qė na ėshtė bėrė! Publiku i Shqipėrisė na ka admiruar!

Blue Sky: Po e di kėtė! Mė patėn pyetur nė Shqipėri pėr Ju dhe bile njė adhuruese e juaja fliste me emocion pėr ju, thoshte : kam ėndėrr ta takoj Liliana Ēavollin! Unė i premtova se kur tė vijė nė Kosovė do t’ia mundėsoj kėtė. Nuk tė kam marrė leje po shpresoj tė mos kem gabuar!

Lili: Nuk i harroj sukseset nė Shqipėri. Ishin tė mėdha! Ēdo takim me adhuruesit e mi nė Shqipėri mė krijon emocion dhe kėnaqėsi tė posaēme.

Blue Sky: A janė realizuar tė gjitha ėndrrat e Lilianės?

Lili : Kam pasur shumė dėshirė tė merrem me muzikė klasike. I kam pasur tė gjitha predispozitat tė bėhem kėngėtare e operės, por ja kėshtu nuk u bė. Erdha nė Kosovė, fillova tė kėndoj..., mė morėn ujėrat e zbavitjes, muzikės zbavitėse, popullore, u punėsova... Kėshtu qė as vet nuk u angazhova pėr ta plotėsuar kėtė dėshirė, por kėtė ua dėshiroj talenteve tė reja. Ka shumė prej tyre qė vėrtet mund tė arrijnė. Do t’iu kisha thėnė atyre tė mos shkojnė tė kėndojnė nėpėr kafene, por ta ruajnė zėrin, tė shkollohen, se njė ditė patjetėr qė do tė funksionojė si duhet edhe ky segment.

Blue Sky ; Ju faleminderit pėr kohėn qė na e kushtuat nė kėtė intervistė si edhe pėr gjithė atė qė keni bėrė pėr vite tė tėra pėr muzikėn dhe kulturėn tonė nė pėrgjithėsi !

 

Thanė pėr Liliana Ēavollin:



Nexhmije Pagarusha

Lilana Ēavolli ėshtė njė kėngėtare e shkėlqyer. Ka qenė dhe ėshtė edhe sot ! Ajo ka kėnduar me tė njėjtin sukses si kėngėn zbavitėse, si atė popullore. Lilana ėshtė njė soprano e mrekullueshme. Ajo edhe sot ėshtė nė gjendje tė kėndojė drejtpėrdrejtė. Nuk do tė pranonte kurrė tė kėndojė play beck.

Musa Piperku-kompozitor

Liliana, nė kohėn kur kemi punuar ne, gjithmonė konsiderohej njė zė i spikatur i muzikės popullore, zbavitėse por ka mjaft edhe incizime tė muzikės pėr fėmijė. Ka ekzistuar mendimi i popullit dhe i njerėzve profesionalė se menjėherė pas Nexhmije Pagarushės vinte Liliana Ēavolli si interpreto e kėtyre zhanreve. Liliana e ka shkolluar zėrin gjatė shkollimit tė saj. Nė shkollėn e muzikės nė Prizren ajo ėshtė marrė edhe me kanton d.m.th., e ka shkolluar edhe zėrin. Ajo ėshtė e brumosur pėrveē talentit edhe me njė pasuri tė rrallė tė zėrit, interpretimit dhe talentit nė pėrgjithėsi. Suksesi mė i madh i Lilanės, sipas mendimit tim, ėshtė se ajo ka bėrė njė numėr mjaft tė madh tė kėngėve dhe interpretimeve nė pėrgjithėsi tė muzikės nė tri zhanret qė i pėrmenda mė lart. Ajo ka marrė pjesė nė mjaft festivale, sidomos nė “Akordet e Kosovės”, qė nga formimi i kėtij institucioni kulturor qė ka qenė mjaft i madh dhe i popullarizuar pėr atė kohė. Pastaj Liliana ka marrė edhe shumė shpėrblime nė akorde. Njėri ndėr shpėrblimet ka qenė edhe kompozimi im “Floriana” 1973. Gjatė karrierės sė saj e kemi pasur Lilianėn si simbol tė kulturės shqiptare.


Sami Piraj-kompozitor dhe gazetar i muzikės

Para se gjithash ėshtė timbri i saj karakteristik, i ēiltėr, vokacioni i ngrohtė, ngjyra e formėsuar, diksioni i qartė qė janė bazament i vlerės sė kalibrit tė kėngėtareve tė afirmuara. Liliana mbetet me emėr nė kėngėn tonė duke iu falėnderuar kėtyre karakteristikave. Ajo nė ēdo interpretim tė kėngėve nuk dėshiron tė mbetet e zakonshme. Pėrkundrazi pėrjetimi i notave me tekstin mbeten prore preokupim pėr ta skalitur deri nė maksimum atė qė ishin dhe mbeten sinonime tė kėngėtareve tona tė mėdha si Nexhmije Pagarusha, Vaqe Zela, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Shpresa Gashi, Shahindere Bėrlajolli etj.

 

Ardit Gjebrea-kantautor

Ėshtė njė kėngėtare e shquar e muzikės shqipe. Unė e kam ndjekur qė kur kam qenė fėmijė me kėngėtarėt e mėdhenj qė kanė ardhur nė Shqipėri. Mė kujtohet kur pėr herė tė parė e kam dėgjuar tė kėnduar prej saj “ Zambaku i Prizrenit” jam mrekulluar, vėrtet, me zėrin e saj dhe gjithmonė mė ka mbetur nė kujtesė kėngėtarja Liliana Ēavolli, si njė kėngėtare vėrtet profesioniste, me njė zė shumė tė bukur dhe shumė tė pasur. Mė duket pak tė them se ishte kėnaqėsi kur ajo pranoi ftesėn tonė tė vijė dhe tė kėndojė nė festivalin “Kėnga Magjike”. Liliana pėr mua mbetet njė ndėr emrat mė tė mėdhenj tė muzikės kosovare.

Engjell Berisha

Liliana ėshtė njė prej atyre kėngėtareve qė e prezantoi, jo vetėm nė Kosovė por edhe jashtė Kosove nė mėnyrė dinjitoze, kėngėn tonė popullore, argėtuese edhe kėngėn e stilizuar.
Ajo ka njė zė me diksion tė pastėr, tė kuptueshėm dhe mund tė themi se ka vesh tė pėrsosur, tė shkėlqyeshėm. E ka trashėguar nga e ėma se edhe ajo kėndonte dikur. Ishte koha kur kėndohej me vullnet me dėshirė dhe me shumė dashuri pėr muzikėn, ishte koha kur nuk ishte komercializuar kaq shumė muzika siē ėshtė sot. Liliana mundet dhe duhet tė kėndojė edhe sot me tė njėjtin sukses.

Shkurte Fejza

Liliana Ēavolli ėshtė kėngėtare e madhe, me vokal tė pashtershėm. Kėngėtareve tė kėtij kalibri si Nexhmijes, Lilit, Shankės etj. ua kam kushtuar kėngėn “ Mbetsh e re, gjynah me u plakė”. Ėshtė i dhimbshėm realiteti kur njeriu e sheh se gjeneratat po ecin, vitet po kalojnė, edhe si shumė tė tjerė para nesh, duhet tė pajtohemi me kėtė. Mirėpo ky proces te zonja Lili ka qenė mė i ngadaltė sepse ajo ėshtė shumė vitale dhe plot freski. Lili edhe si njeri ėshtė treguar e madhe! Kujtoj kėtu njė rast kur nuk ma dhanė ēmimin e fituar “Mikrofoni i Art”! Zonja Lili ka ardhur nė Mushtisht dhe ma dha lajmin, e atyre nga lart, se nuk lejojnė qė ta marr unė mikrofonin, edhe pse me vota tė fituara!!! Ajo mė tha : “Eja nė manifestim pėr inat dhe tregoju se nuk mund tė tė pėrkulin.’’ Prej atėherė, pėrveē respektit qė e kisha pėr Lilin si kėngėtare, fitova respektin edhe pėr Lilin - njeri dhe ndėrgjegjen qė kishte. Lili u bėftė 100 vjeē me tė mira. Uroj qė gjithmonė nė jetė ta shoqėrojė kėnga.

 

Intervistoi ; Flora Durmishi

 

Faqja e saj

 

Hit Counter vizitorė prej hapjes sė faqes

Pėr ēdo pyetje, vėrejtje, kėrkesė, shkruani nė e-mail.