Google

Biografia e Ilir Shaqirit


Ilir Shaqiri u lind nė Burojė tė Drenicės me 06.12.1960.
Mėsimet fillore i ka bėrė nė Turiqec, ato tė mesmet pėr farmaci nė Prizren, tė lartat nė gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Prizren e Prishtinė. Nė vitin 1978 del pėr herė tė parė para publikut nė Shtėpinė e kulturės nė Prizren. Nė vitin 1983 nė festivalin "Rapsodet Kėndojnė" nė Drenicė merr ēmimin e parė nga juria profesionale.
Nė vitin 1984 me Shoqėrin Kulturore "Akumulatori" tė Mitrovicės nė festivalin e Kaqanikut vlerėsohėt si interpretues i shkėlqyeshėm dhe vokal me ardhmėri tė sigurt.
Me 1985 sė bashku me heroin e sotshėm tė kombit shqiptarė Hamėz Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe tė njėjtin ansambėl e kanė udhėhequr deri me 1990.
Me 1985 nė festivalin "Theranda 85" vlersohėt pėr interpretim.
Nė vitin 1988 boton albumin e parė "Djem petrita ka rrit Drenica".
Nė vitin 1989 "Luma e kuqe ka lidh besė".
Nė vitin 1989 "Falė te qoftė gjaku Kosovė".
Nė vitin 1990 "Fjalėt e Qiririt" dhe videoprojektin e parė nė botėn e kulturės shqiptare "Plisat udhėtojnė kah dielli".
Nė vitin 1991 ka mbaruar dy kurse pėr solokėndim nė Tiranė.
Nė vitin 1991 doli me albumin "Kėngė e rrallė" dhe video projektin "kthehu" tė gjiruar nga RTSH-Tiranė.
Nė vitin 1992 doli me albumin "Kėtu kam folenė" dhe ka marr ēmimin e parė tė publikut nė festivalin "Festarb" 1992 nė Shkup, festivali i parė ku bashkoi tė gjithė krijuesit shqiptarė.
Me 1993 doli me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zėri i atdheut".
Mori pjesė nė festivalin e kėngės nė RTSH me kėngėn e Naim Gjoshit Udhėt e mia.
Me 1994 botoi albumin "Tingujt e Zjarrt" dhe pjesėmarrje nė festivalin e kėngės nė RTSH me kėngėm e Naim Gjoshit Jam Evropė.
Me 1994 ka marr pjesė nė festivalin ndėrkombėtar "Folkmoot USA" 1994 nė Karolinen Veriore dhe ėshtė nderuar me njė qmim special.
Nė vitin 1995 nė festivalin "Kėnga Shqiptare" nė Prishtinė merr dy qmimet e para atė tė jurisė dhe tė publikut.
Me 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite tė rėndėsishme" me regjizorin Is Qosja.
Me 1998 botoi albumin "Kėtu Shkėlqen Plisi", dhe mbajti 68 koncerte nė pėrkrahje tė UĒK-sė nėpėr Evropė: Gjermani, Zvicėrr, Belgjikė, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandė dhe Shqipėri.
Me 6 mars 1999 merr pjesė nė pėrvjetorin e parė tė rėnies sė Komandantit legjendar Adem Jashari nė Prekaz, gjat luftės.
Me 1999 boton "Ēlirimtari".
Me 2000 boton "Garda e Kosovės".
Me 2001 boton "Kėngėt e Pėrndritjės".
Me 2002 boton "Bota e Rinisė" Ilir Shaqiri ėshtė autor i pėrmbi 400 kėngėve tė lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesė nė mė shumė se 1000 koncerte dhe pėrmbi 900 prej tyre janė humanitare. Nga viti 1988 ėshtė kėngėtari mė i kėrkuar nė tė gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojnė shqiptarėt. Kėngėt e tij janė prezantuar nė shumė radio dhe TV tė botės.
Ai jeton dhe punon nė Prishtinė nė studion e tijė "Iliria".
Nė koncertin ndėrkombėtar tė Brukselit 1999 ai ėshtė cilsuar dhe vlerėsuar si kėngėtari "EMBLEMATIK I BALLKANIT".


JA VLERSIMET E TĖ TJERVE PĖR ILIRIN

Rexhep Munishi
etnomuzikolog: Ilir Shaqiri ka stil tė mvetėsishėm prej artisti. (2000)

Bahtir Sheholli
etnomuzikolog: Iliri hapi njė pus tė ri krijimtarie,por asnjėher nuk pėshtyu nė te vjetrin.
(1995)

Rexhep Qosja
nderi i kombit: Kėnga e tijė then mure. (1994)

Naim Gjoshi
kompozitor: Nė zėrin e tijė ėshtė mbledhur e tėrė drama kosovare, kėngėt e mia do tė ishin ndryshe pa zėrin e tijė. (1998)

Ali Lleshi
publicist: Pushka e tij ka tė shtime tė madhe dhe shėnjestėr tė kalkulauar. (1994)

Mehmet Kajtazi
shkrimtar: Kur kėndon Iliri ma zgjon Ilirinė. (1997)

Nafije Grainca
publiciste: Ai ėshtė ringjallje e ndjenjave kombėtare. (1997)

Gjeneral Kudusi Lame: Nė luftėn e Kosovės luftuam me pushkė e topa ndėrsa Iliri ka luftuar me raketa. (2002)

Isa Qosja
regjizor: Tė tjerve ua kisha ndaluar ti kėndojnė atdheut. (1998)

Minire Fetahu
gazetare e kulturės: Emri i tij ėshtė sinonim i kėngės sė bukur shqiptare. (1996)

Sami Piraj
gazetar kulture: Ai din mė sė miri ta jetsojė kėngėn epike,ashtu si i ka hije asajė. (1993)

Agim Vinca
shkrimtar: Iliri i artikuloi mė sė miri kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės pėrmes artit tė kėngės. (1994)

Xhevdet Gashi
kompozitor: Iliri krijon muzikė tepėr etnike dhe mua mė jep mundėsi tė mėdha pėr orkestrim dinjitoz. (2002)

Abdullah Zymberi
Dr. i gjuhės shqipe: Nė kėngėt e tijė fusha ėshtė mė e gjelbruar,mali ėshtė mė i lartė,atdheu mė i dashur.
(1995)

Vaqe Zela
A artiste e popullit: Me zėrin e tijė Kosovėn e ndjejė mė afėr. (1992)

Fatmir Limaj:
Kėngėt e tijė ishin logjistikė pėr UCK-nė. (2000)

Nexhmije Pagarusha:
Ai futi fjalėn intelektuale nė kėngė. (1996)

John Arcadius
Artist belg: Ilir Shaqiri ėshtė emblematiku i muzikės shqiptare nė Europė. (1999)

Aurela Gaqe
kėngėtare: Ilir Shaqiri i ėshtė pėrkushtuar me serjozitet e pėrgjegjsi kėngės sė bukur shqiptare. (1997)


Ilir Shaqiri pėr vete:

Kam lindur ne Burojė tė Drenicės me 12 qershor tė vitit 1960. Mėsimet fillore i kam bėrė ne Turiqec, per farmaci ne Prizren, te lartat ne gjuhe dhe letersi shqipe ne Prizren e Prishtine. Ne vitin 1978 dal per here te pare para publikut ne Shtepine e kultures ne Prizren. Ne vitin 1983 ne festivalin "Rapsodet Kendojne" ne Drenice e kam marr cmimin e pare nga juria profesionale. Ne vitin 1984 me Shoqerine Kulturore "Akumulatori" te Mitrovices ne festivalin e Kacanikut jam vleresuar si interpretues i shkelqyeshem dhe vokal me ardhmeri te sigurte. Me 1985 se bashku me heroin e sotshem te kombit shqipetar Hamz Jashari kam formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe te njejtin ansambel e kemi udhehequr deri me 1990. Me 1985 ne festivalin "Theranda 85" vlersohem per interpretim. Ne vitin 1988 e botova albumin e pare "D'jem Petrita Ka Rrit Drenica". Ne vitin 1989 "Luma e Kuqe Ka Lidh Bese". Ne vitin 1989 "Fal te Qofte Gjaku Kosove". Ne vitin 1990 "Fjalet e Qiririt" dhe videoprojektin e pare ne boten e kultures shqiptare "Plisat Udhetojne Kah Dielli". Ne vitin 1991 i kam mbaruar dy kurse per solokendim ne Tirane. Ne vitin 1991 dola me albumin "Kenge e Rralle" dhe video projektin "Kthehu" te gjiruar nga RTSH-Tirane. Ne vitin 1992 dola me albumin "Ketu kam Folene" dhe kam marre cmimin e pare te publikut ne festivalin "Festarb" 1992 ne Shkup, festivali i pare ku bashkoi te gjithe krijuesit shqipetare. Me 1993 dola me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zeri i Atdheut". Mora pjes ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen e Naim Gjoshit "Udhet e Mia". Me 1994 e botova albumin "Tingujt e Zjarrte" dhe mora pjese ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen e Naim Gjoshit "Jam Evrope". Me 1994 kam marre pjese ne festivalin nderkombetar "Folkmoot USA" 1994 n Karolinen Veriore dhe jam nderuar me nje cmim special. Ne vitin 1995 ne festivalin "Kenga Shqipetare" ne Prishtine mora dy cmimet e para ate te jurise dhe te publikut. Me 1997 realizova filmin televiziv "A.D-Vite te Rendesishme" me regjizorin Is Qosja. Me 1998 botova albumin "Ketu Shkelqen Plisi", dhe mbajta 68 koncerte ne perkrahje te UK-se neper Evrope: Gjermani, Zvicerr, Belgjike, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holande dhe Shqiperi. Me 6 mars 1999 mora pjese ne pervjetorin e pare te renies se Komandantit legjendar Adem Jashari ne Prekaz, gjate luftes. Me 1999 botova "Clirimtari". Me 2000 botova "Garda e Kosoves". Me 2001 botova "Kenget e Perndritjes". Me 2002 botova "Bota e Rinise" Une jam nje autor i permbi 400 kengeve te lehta, popullore dhe folklorike. Kam marre pjese ne me shume se 1000 koncerte dhe permbi 900 prej tyre jane humanitare. Nga viti 1988 jam kengetari me i kerkuar ne te gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojne shqipetaret. Kenget ime jane prezantuar ne shume radio dhe TV te botes. Une jetoj dhe punoj ne Prishtine ne studion ime "Iliria". Ne koncertin nderkombetar te Brukselit 1999 jam cilsuar dhe vleresuar si kengetari "EMBLEMATIK I BALLKANIT".


Shkrim i marrė nė www.riniashow.ch

Shkruan "Ilir Shaqiri ėshtė njė ndėr kėngėtarėt mė tė njohur nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Pėr 26 vite me rradhė, zėri i tij ka kumbuar fuqishėm nė skenėn shqiptare, duke ngritur peshė zemrat e shqiptarėve dhe duke e ēuar nė njė stad shumė mė tė lartė kėngėn shqiptare. Disa kėngė tė tij si, ?Jam Evropė?, ?Jam shqiptar?, etj, janė bėrė hite dhe kushtrim pėr Kosovėn dhe patriotizmin kosovar, duke nxitur urrejtjen ndaj pushtuesit serb. Pothuajse nė tė gjitha kėngėt e tij, i kėndohet atdhetarisė, patriotizmit, mallit pėr vendlindjen, si dhe dramės sė kurbetit, ku mijėra kosovarė, tė detyruar pėr shkak tė pushtimit serb, kanė braktisur vendlindjen. Ndėr kėngėt qė ka mė pėrzemėr, ėshtė krijimi i parė mbi vargjet e Naim Frashėrit, e cila u krijua nė njė kohė tė vėshtirė pėr Kosovėn.Fjalėt e Naimit dhe muzika qė krijoi ai mbi kėto vargje, hyn thellė nė shpirtin e shqiptarėve

Ilir Shaqiri ėshtė njė ndėr kėngėtarėt mė tė njohur nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Pėr 26 vite me rradhė, zėri i tij ka kumbuar fuqishėm nė skenėn shqiptare, duke ngritur peshė zemrat e shqiptarėve dhe duke e ēuar nė njė stad shumė mė tė lartė kėngėn shqiptare. Disa kėngė tė tij si, ?Jam Evropė?, ?Jam shqiptar?, etj, janė bėrė hite dhe kushtrim pėr Kosovėn dhe patriotizmin kosovar, duke nxitur urrejtjen ndaj pushtuesit serb. Pothuajse nė tė gjitha kėngėt e tij, i kėndohet atdhetarisė, patriotizmit, mallit pėr vendlindjen, si dhe dramės sė kurbetit, ku mijėra kosovarė, tė detyruar pėr shkak tė pushtimit serb, kanė braktisur vendlindjen. Ndėr kėngėt qė ka mė pėrzemėr, ėshtė krijimi i parė mbi vargjet e Naim Frashėrit, e cila u krijua nė njė kohė tė vėshtirė pėr Kosovėn.Fjalėt e Naimit dhe muzika qė krijoi ai mbi kėto vargje, hyn thellė nė shpirtin e shqiptarėve. Kjo kėngė dhe shumė kėngė tė tjera tė tij, kanė shėrbyer nė edukimin patriotik tė kosovarėve, tė cilėt filluan tė kundėrshtojnė ashpėr pushtuesit serb. Ai ka lindur nė Burojė tė Drenicės. Aty ka mbaruar shkollėn fillore, pastaj tė mesmen pėr farmaci, nė Prizren. Studimet e larta i ka mbaruar nė Prizren dhe Prishtinė pėr Gjuhė-Letėrsi. Ėshtė ngjitur nė skenė, nė vitin 1979 me kėngėn ?O zambak i Prizrenit?. Qė nga ajo kohė, ka krijuar 26 albume me kėngė tė lehta popullore dhe folklorike. Ka xhiruar tri videokaseta dhe njė film televiziv me regjisorin, Isa Qosja. Ka fituar shumė ēmime nėpėr festivale dhe konkurse tė ndryshme. Ndėr ēmimet mund tė veēojmė, ?Ēmimin e parė tė Jurisė dhe tė Publikut?, mė 1983 nė festivalin "Rapsodėt kėndojnė", i cili u zhvillua nė Drenicė. Nė vitin 1984 nė ?Festivalin e Kaēanikut? vlerėsohet si, "Zėri mė i mirė?, nė vitin 1985 "Interpretimi mė i mirė" nė festivalin e Therandės, nė vitin 1992 merr ?Ēmimin e parė tė Publikut? nė ?Fest Arb Shkup?, nė vitin 1995 ?Ēmimin e parė dhe tė publikut? te "Kėnga Shqiptare" nė Prishtinė dhe nė vitin 2000, merr ?Ēmimin Special? nė ?Festivalin Ndėrkombėtar tė Brukselit?. Ėshtė martuar nė vitin 1984 dhe ka tre djem. Ka pasion tė veēantė pikturėn dhe mbledhjen e gjėrave antike.
Si tė duket ecuria e kėngės popullore tradicionale kosovare?
Kėnga tradicionale nė Kosovė, ka njė trend tė kėnaqshėm, posaēėrisht kėngėt e krijuara mbi bulzėn e kėngės tradicionale shqiptare. Tendencat e globalizimit edhe nė muzikė, hetohen gjithandej. Njė gjė tė tillė shpejtojnė tė bėjnė mediat elektronike, por edhe tė shkruara, duke favorizuar vlerat e dyshimta dhe muzikė ballkanike me tekste nė gjuhėn shqipe, por qė mė vete nuk pėrmbajnė asgjė. Kėto kėngė unė i quaj "kėngė pėr njė pėrdorim", sepse edhe nė radiot dhe televizionet e Kosovės, nuk jetojnė mė gjatė se njė muaj.
Kėnga hyri tek ju si pasion, apo si mision?
Fillimet e mia drejt kėngės kanė qenė njė pasion, por nė kohėn e vėshtirė qė po ecte Kosova, ky pasion mu bė mision. Me kėngėt atdhetare qė interpretoja, thoja gjithēka qė ndjeja pėr popullin tim. Jam shumė i gėzuar, qė ēdo gjė qė ndodhi nė Kosovė, deri nė ēlirimin e saj, e kam shėnuar pėrmes kėngės sime. Pas ēlirimit tė Kosovės, i kam kėnduar gjakut tė derdhur pėr liri dhe dėshmorėve tė kombit. Sot i kėndoj pėrsėri jetės, dashurisė dhe mėrgimit, duke mos harruar asnjėherė kėngėt pėr luftėn e lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila bėri qė unė tė jetoj i lirė nė Prishtinė dhe tė kėndoj lirshėm shqip.
Nė rrugėn e kėngės hyre rastėsisht, apo je nxitur nga dikush?
Mė kanė nxitur shokėt dhe shoqet e klasės. Ata mė kanė dhėnė krah, qė unė tė drejtohem drejt kėngės. Ishte viti 1979, kur pėr herė tė parė hipa nė skenė dhe kėndova kėngėn,"O zambaku i Prizrenit", pikėrisht nė Pallatin e Kulturės nė Prizren.
Si jeni lidhur me vajzėn, qė mė vonė u bė krahu juaj i djathtė?
Me Florėn jam njohur nė vitin 1981. Nė vitin 1984, vendosėm tė martoheshim. Tė dy jemi njohur krejt rastėsisht. Unė punoja nė farmaci nė qytetin Skėnderaj dhe ajo pati ardhur disa herė tek tezja e saj, e cila punonte me mua. U lidhėm bashkė, u martuam dhe sot kemi tre djem, tė cilėt janė rritur dhe sot mė ndihmojnė nė punėt e mia artistike. Nė kėtė rrugė mė ka ndihmuar shumė edhe bashkėshortja, e cila ka sakrifikuar shumė pėr artin tim.
Keni shumė albume muzikore dhe videoklipe, cilat janė disa nga kėngėt e tua mė tė dashura?
Kėngėt janė si fėmijėt! Nė secilėn prej tyre kam derdhur nga njė copėz shpirti, por krijimi i parė mbi vargjet e poetit tonė tė madh Naim Frashėri, ėshtė kėngė qė mė mbėrthen nė njė emocion tė veēantė. Ndoshta edhe pse ajo kėngė u krijua nė njė kohė tė vėshtirė tė Kosovės dhe fjalėt e Naimit tė madh dhe muzikės qė krijova mbi kėto vargje, hyn thellė nė shpirtin e shqiptarėve. Sot, besoj se kjo kėngė dhe shumė kėngė tė tjera tė mia, kanė shėrbyer nė edukimin patriotik tė brezit, i cili filloi ashpėr t?i kundėrshtojė pushtuesit serb. Kėngė tė tjera, qė kanė lėnė gjurmė tė kohės janė edhe, ?Falė t?qoftė gjaku Kosovė?, ?Minatori?, ?Udhėt e mia?, ?Zėri i atdheut?, ?Jam Evropė?, ?Jam shqiptar?, ?Shkėlqimi i plisit?, ?Bilbili i Kosovės?, ?Sėrish vjen marsi?, ?Princesha e Dukagjinit?, ?Moj e rritur nė Kosovė? dhe ?Dridhe Shkup e Shkodėr?.
Keni kėnduar nė shumė shtete tė botės, ku jetojnė shqiptarėt, nė cilin nga turnetė tuaja jeni ndjerė mė i emocionuar?
Kam kėnduar gjithandej, ku jetojnė Shqiptarėt, por turneu, i cili u organizua nė kohėn e luftės sė Kosovės nėpėr Evropė e qė ishte njė koncert homazh pėr Kosovėn, ka qenė turneu mė mbreslėnės nė karrierėn time. Shumė vajza dhe djem tė rinj shqiptarė, janė nisur pas koncertit nė luftė pėr Kosovėn. Nė kėtė rast, duhet t?i falenderoj artistėt shqiptarė, qė pėr katėr muaj rresht dhanė 68 koncerte, mjetet e tė cilave u derdhėn nė ndihmė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Artistėt, Mirush Kabashi, Ēun Lajēi, Liri Lushi, Edmond Zhulali, Arif Vladi, Agim Doqi, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Ledina Celo dhe njė mirėnjohje tė veēantė pėr organizatorin e kėtij turneu "Eurokohėn", Remzi Ejupi.
Po ēasti mė emocionant pėr ju, cili ka qenė?
Ēasti mė emocionant i pėrket vitit 1993, gjatė njė koncerti nė Regensburg tė Gjermanisė. Unė dola nė skenė, si gjithmonė i mirėpritur dhe tek refreni i kėngės sė dytė nė fund tė sallės, hyri vėllai im mė i vogėl. Ai kishte ikur nga Kosova, qė tė mos bėhej ushtar i ushtrisė jugosllave. Kisha tre vjet pa e parė dhe nuk besoja, qė ai mund tė vinte nė Gjermani, pasi ishte vendosur nė Zvicėr. Ai ndaloi nė fund tė sallės, ndėrsa mua mu pre kėnga nė fyt. Publiku ktheu kokėn nga fundi i sallės dhe unė tashmė nuk isha nė skenė, por pėrqafuar me vėllanė e vogėl tri vjet pa u parė.
Nga kėngėtarėt shqiptarė, kė keni mė pėrzemėr?
E kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumė tė papėrsėritshmen Vaqe Zela, pastaj Arif Vladin dhe Aurela Gaēen. Ndėrsa nga Kosova, idhulli im ėshtė bilbili i Kosovės, Nexhmije Pagarusha. Ajo ka qenė dhe mbetet institucion i kulturės kosovare.
Nisur nga hyrja e rrymave tė huaja nė muzikėn tradicionale popullore shqiptare, ju si e gjykoni kėtė gjė?
Edhe nė Shqipėri, tendencat e globalizimit tė kulturės, janė gjithmonė e mė tė ashpra. Unė mendoj qė, pėrmes kėngės sė bukur shqiptare, mund tė bėhemi pjesė e kėtij globalizimi e jo tė krijojmė e tė kėndojmė si tjetri, sepse atėherė nuk je ti!
Jeni i vetmi kėngėtar kosovar, qė i keni kėnduar mė shumė atdhedashurisė, patriotizmit dhe emigracionit kosovar, pėrse keni zgjedhur kėtė tematikė?
Esenini ka njė thėnje tė bukur, "kėndo po deshe edhe me zėrin e bretkosės, veē kėndo me zėrin tėnd".
Kur ishe i vogėl, pėr ēfarė ėndėrroje mė shumė?
Ėndėrroja tė bėhesha piktor. E doja shumė pikturėn, por babai im dėshironte, qė unė tė studioja nė Akademinė Ushtarake pėr aviacion. Kur u rrita, kjo dėshirė e babait tim, nuk u realizua, sepse kėto lloj akademish, ishin nė duart e armiqve tė Kosovės, ndaj kėto studime nuk mund tė bėheshin as nė Shqipėri. Dėshira e dytė e babait, ishte qė unė tė studioja pėr farmaci, sepse nė Drenicė ishte vetėm njė farmacist dhe ai nuk ishte shqiptar.
Keni ndonjė mesazh nė pėrfundim tė kėsaj interviste?
Dua ta falenderoj nga zemra popullin vėlla tė Shqipėrisė pėr sakrificėn, qė ka bėrė nė luftėn e Kosovės. Posaēėrisht me kėtė rast, dua ta pėrshėndes, ta falenderoj dhe t?i ulem deri nė gjunjė, gjeneralit Kudusi Lama dhe ushtarėve tė tij, pėr heroizmin qė kanė treguar nė luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Me burra si Kudusi Lama, Shqipėria do tė bėhet njė dhe e pandarė. Mos vdeksha pa i parė trojet Shqiptare tė bashkuara nė njė shtet, qė quhet Shqipėri.

 


Ballina

 

Hit Counter