Vizitues tė nderuar tė kėsaj faqe,
Kam knaqėsinė tė ju prezentojė biografinė e Anton Tetaj, e pėrgatitur nga vet kėngėtari.
ANTON TETAJ
Nė vitin 1978 me ftesė tė disa profesorėve tė shkollės sė mesme "Tafė Gaxherri" nė Junik themeluam grupin e parė kulturo-artistik nė Junik e cila mbante emrin e shkolles, pra Sh.k.a. '' TAFĖ GAXHERRI '', vazhdoi aktivitetin pėr vite tė tėra dhe patem mjaft suksese. Nė vitet 80-ta kryetari i bashkesisė lokale te Gjakovės z.Fadil Vula mė ftoj dhe e formuam grupin muzikor Rinia e ēabrati pra : Sh.k.a. '' RINIA E ēABRATIT '' Gjakovė, edhe kėtu si ma parė vazhduan aktivitete dhe suksese tė medha dhe ishim shumė tė mirėpritur nga publiku.
Mbas sa viteve u inkuadrova nė Sh.k.a. " YMER RIZA " nė Gjakovė, ku kėndova me veteranėt (pleqtė) e kėtij grupi si dhe me tė rinjtė nėn udhėheqjen artistike tė kompozitorit tė njohur gjakovar z. Nagip Bytyqi. Sė fundi bashkė me z.Nagip Bytyqi themeluam Sh.k.a " ERENIKU " nė Gjakovė qė fonksiononte nė kuadėr tė K.B.I. Ereniku. Ishim aktiv dhe konkurent tė fortė ndaj grupeve tjera tė asaj kohe, deri nė fund te vitit '90 patėm shumė aktivitete dhe sukses bėmė ca inēizime nė Televizionin e Prishtinės ku inqizimi i fundit ishte nė vitin 1990 mbas kėsaj kohe pushoj aktiviteti ynė kulturo-artistik pėr shkak tė masave tė dhunshme qė erdhėn nga Serbia .
Avtiviteti im:
Sh.k.a. '' TAFĖ GAXHERRI '' - Junik, Sh.k.a. '' RINIA E ēABRATIT" - Gjakovė, Sh.k.a. '' YMER RIZA ' - Gjakovė', Sh.k.a. '' ERENIKU '' - Gjakovė.
Kurse folklor siē e ceka ma lartė nė moshėn 15 vjeēare diku ka viti '75-'76 formova grupin folklorik me disa shok instrumentalista dhe me djalin e axhes Bibė Tetaj nėper dasma, festa, pervjetore etj.si dhe nėpėr oda tė burrave deri ne vitin 1979 ku ishin te njohur dhe te mirpritur ne tere rrafshin e Dukagjinit dhe me gjerė. Nė vitin 1979 i ndjeri Marash Krasniqi me ftoi ti bejme dy-tri emisione (inēizime) nė TVP, dhe i realizuam me shum sukses. Nga ai moment nuk mė leshoj nga dora dhe vazhduam tė kėndojmė sė bashku deri ne vitin 1991 kur ai nderroj jete.
Pėr shkak tė reprezaljeve, dhunės qė krijonte shteti policor serb, dhe situates politiko-ekonomike, dhe pėr siguri familjare vendosa tė le vendlindjen pa dashje, dhe te arratisem nė Evropė ku gjeta strehim dhe u instalova nė Belgjikė (Bruksel). Posa erdhe fillova pėrsėri tė aktivizohem nė art dhe kultur, kryesisht nė muzikė dhe formova grupin e pare shqiptar nė Belgjikė dhe e pagėzova me emrin: Sh.k.a "ALBANET" nė Bruksel, me muzikė tė pastėrt dhe tė mirėfilltė me motive nga tė gjitha viset shqiptare, dhe asht i njohur nė tėrė diasporėn, sidomos Belgjike, Francė, Holandė, Gjermani etj. Sh.k.a."ALBANET " nė Bruksel janė aktiv dhe vazhdojnė tė kultivojnė muzikėn shqiptare mu nė qendėr tė Evropės nėn udhėheqjen artistike tė Anton Tetaj
E faleminderoj stafin e juaj qė ma mundesuat ta pėrshkruaj shkurtimishtė biografinė me aktivitetet e mia kulturo-artistike, mė shumė respekt pėr juve, Anton Tetaj, Bruksel.