Biografia e Alida Hiskut

E tėrė faqja e Shpresa Gashit ėshtė bėrė me ndihmėn e Flora Durmishit, qė e falėnderoj pėr ndihmėn e saj.

“…nga ajo frikė, nga ai tmerr, nuk mund tė shikoj mė ditar! Nuk mund ta dėgjoj fjalėn ditar se mė rrėnqethet mishi. M’u vra rinia , m’u vra jeta, m’u vra familja, m’u vra karriera, m’u vra shpirti, nga ky ditar qė unė mendoja se do tė ishte shpirti im, shoku im…  “ 

Alida Hisku 

ALIDA HISKU 

Ishte vetėm 13 vjece, kur zėri i saj jehoi nė Festivalin e Kėngės nė RTSH! Me njė cilėsi tė rrallė zėri, e dhuntie muzikore, Alida shkėlqeu pėr 10 vjet me radhė! Shumė kompozitorė u dashuruan ne tė kėnduarit dhe nė zėrin e saj, dhe sikur garonin se kush do tė krijojė kėngė pėr timbrin dhe  ngjyrėn e zėrit tė saj!

Zoti ia dhuroi zėrin e bukur dhe njė shpirt aq tė madh artistik. Pra njė yll kishte lindur, njė emėr premtues nė skenėn e muzikės. Mirėpo erdhi njė moment sic di ndonjėherė tė sjell ironia e fatit. Njė moment qė ndėrroi krejtėsisht kahen e gjėrave nė karrierėn e saj. Ishte kohė e rėndė, e vėshtirė pėr artin, pėr krijuesin me shpirt tė lirė sic ishte Alida. Ishte kohė e ideologjisė totalitare, komuniste, ku tė gjithė ishin tė dyshimtė! Tė gjithė ishin armiq potencialė tė regjimit. Shkaqet dhe shkaset pėr akuza ishin edhe banale. Kėshtu ndodhi edhe me Alida Hiskun, e cila u kėput si lule nė vesėn e mėngjesit ende pa celur mirė. Pėr cka, shtrohet pyetja!? Pėr njė ditar, disa fragmente kujtimesh e pėrjetimesh, tė njė adoleshenteje, mjaftuan pėr ta shpallur armik tė regjimit!

Por vlerat qė janė vlera, nuk zhduken. Kėtė po e provon edhe Alida Hisku.

Kėto ditė Alida Hisku ka bėrė pėrpjekje titanike pėr tė dalė sa mė mirė para publikut tė saj qė aq shumė e deshi. Alida iu rikthye kėngės. Sot s’ka kush e ndalon! Ajo, me interpretimin karakteristik, pasqyron shpirtin, fisnikėrinė, madje edhe karakterin e shqiptarit.Ajo sot po e realizon ėndėrrėn e lėnė pėrgjysmė!

Pikėrisht kjo ringjallje artistike e Alides, perkatėsisht Albumi “Kthimi” ishte shkas qė, ne, tė zhvillonim njė intervistė me tė.

Blue Sky: Alida, pėr arėsye qė tashmė dihen, ju pėr shumė vjet nuk patėt mundėsi tė ushtroni vokacionin tuaj tė zgjedhur. Megjithatė qė nga viti 90 ju keni mundur ta bėni kėtė por nuk e bėtė! Pse ke heshtur deri tani?

Alida Hisku: Heshtja nuk ka qenė rezultat i dėshirave tė mia, qė tė mos aktivizohesha mė, por si rrjedhojė e njė dėnimi, nga ana e qeverisė, muzikės sime prej 10 vjetėsh. Kėshtu mora rrugėn e gyrbetit, si shumė artistė tė tjerė shqiptarė, dhe mu deshėn, afėrsisht, 16 vjet qė unė tė ngrihesha nė kėmbė nė kėtė vend tė ri, vend tė huaj, i cili mė solli shumė vėshtirėsi pėr tė jetuar. Mos harroni, mora rrugėn e gurbetit, e vetmuar, nė njė kohė qė burri mė ndau dhe shoqėria tėrhiqeshin tė tėrė d.m.th e vetmuar me dy foshnje mora rrugėt e gurbetit dhe mund ta imagjinoni, njė grua qė nuk njeh gjuhėn, nuk njeh vendin, qė ajo tė ngritet pėrsėri nė kėmbė.

Blue Sky: Cfarė keni bėrė gjatė kėtyre viteve larg Shqipėrisė?

Alida Hisku: Jam munduar, s’pari, tė kryej funksionin e nėnės d.m.th tė rris dy fėmijė, dy djem, me vyrtytet e njė shqiptari tė denjė, duke mos marrė rrugėt e panjohura tė gurbetit dhe duke i mbajtur pranė. Jam munduar tė punoj me djersėn e ballit, punė tė rėndomta, punė tė pakualifikuara. Jam munduar qė gjatė kėsaj kohe ta harroj se kush kam qenė dhe kush jam por t’i vė vetes detyrėn e rritjes sė denjė tė fėmijėve dhe pėr tė qenė njė nėnė e mirė pėr ta. Pra kam punuar nga mėngjesi deri nė darkė, cdo lloj pune, pėr tė siguruar bukėn e gojės.

Blue Sky: E patėt tė vėshtirė tė riktheheni dhe kujt ia dedikoni kėtė rikthim?

Alida Hisku: Rikthimi erdhi si pasojė e shpėrthimit tė ndjenjave pėr muzikėn. Muzikėn e kam nė gjak. Rrjedh nga njė familje artistėsh. Prindėrit mė kanė kėnduar nė Teatrin e Operas dhe tė Baletit. Gjithashtu motra dhe vėllai janė akoma debutues tė muzikės shqiptare. Duke u lehtėsuar njė cikė situata, fėmijėt u rrittėn dhe unė pash njė cikė dritė qė tė shikoj edhe nė shpirtin tim kaq thellė pėr muzikėn shqiptare! I dhash vetes si detyrė, duke u mbėshtetur edhe nga nxitjet e familjes sė burrit dhe tė dy djemve, qė pėrsėri tė kthehesha nė skenė sepse dalėngadalė po humbja vetveten. Po harronja veten se kush isha dhe kush jam! Dhe kjo harresė mė bėri qė unė tė mendoja qė t’i kthehesha pėrsėri publikut dhe tifozėve tė mi tė muzikės shqiptare, pėr ti dhėnė atė kėnaqėsi qė dikur ua kasha dhėnė.

Blue Sky: Pra krejt befasisht ndodhi mrekullia dhe ju iu rikthyet publikut me disa kėngė tė pėrmbledhura nė njė CD! Sa kohė u desh deri te realizimi I kėtij projekti?

Alida Hisku: Ka qenė distanca qė mė pengonte! Unė duhej tė isha pranė familjes, pranė fėmijėve, pranė punės. Albumi ka 12 kėngė tė reja dhe mė ka zgjatur mė shumė se njė vjet punė intenzive. 

Blue Sky: E gjithė puna rreth albumit ėshtė kryer nė Francė. Madje, ėshtė punuar me njė ekip tė rinjsh, pse? Pse jo nė Tiranė?

Alida Hisku: Ishte njė rastėsi!  Nė Francė, e ftuar nė njė festė shqiptare, takova njė djalė tė talentuar, edhe ai shqiptar, me banim nė Francė. Dhe po aty lindi mundėsia dhe ideja qė unė tė bashkėpunoja me tė, pėr tė zbatuar, krijuar, kėtė projekt, qė prej vitesh mė mundonte si njė brengė derisa unė tė dilja dhe tė debutoja. Pėr mua ėshtė mė afėr tė shkoj nė Francė se sa nė Tiranė, ėshtė edhe punė kostoje, sigurisht. Shpenzimet janė mė tė mėdha nėse unė do tė shkoja nė Shqipėri.

Blue Sky: Albumi juaj ka njė titull simbolik “Kthimi”, sipas kėngės me tė njejtin titull. Ky tekst ėshtė shkruar enkas pėr kėtė album apo ka qenė e rastit?

Alida Hisku: “Kthimi”, dhe tė gjitha kėngėt e kėtij albumi kanė njė larmi dhe kanė njė subjekt qė identifikon albumin. Albumi rrėfen atė vazhdimėsinė e jetės sime qė nga shkėputja prej 24 vjetėve. Ky album do tė ngjesė, tamam si njė ngjitės , si njė saldim, njė hekur qė kur ėshtė kėputur. Kėtė tekst tė kėngės “Kthimi”, me tė cilin edhe hapet albumi, e kam shkruar vet dhe ėshtė pasqyrimi i kėtij 24 vjetshi qė kam jetuar nė megrim.

Blue Sky: A janė tė gjitha kėngėt tė reja apo ka edhe ndonjė nga ato tė viteve 70-80?

Alida Hisku: Jo, kėngėt janė krijim i ri! Komplet krijim i ri, i muzikės shqiptare! I premtoj publikut se do t’i futem punės qė t’i rifreskoj edhe njė herė kėngėt me albumet e tjera , kėngėt e mia tė repertorit tė viteve 70-80 ( janė mė shumė se 60-70)! Janė mbi 10 vjet aktivitet nė festivale tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe tė Ballkanit!

Blue Sky: E vecanta tjetėr e albumit, dhe e rikthimit tuaj, ėshtė se ktheheni bashkė me djalin tuaj, Albinin! A do tė thotė kjo se do tė kemi mė shumė duete nga ju tė dy?

Alida Hisku: Sigurisht, sigurisht! Qėllimi im , sikur edhe i cdo nėne, ėshtė qė fėmijės t’i transmetojė atė traditėn shiptare, jo vetėm traditėn e bukur shqiptare, zakonet tona, por edhe atė traditė, atė talent qė prinėrit kanė. Ėshtė kėnaqėsi e vecantė kur fėmijėt trashėgojnė talentin e prindėrve. Unė i kam ndjekur dhe kam zbuluar se, tė dy fėmijėt e mi, kanė talent, mendoj unė, dhe kėtė talent duhet qė edhe djali im ta zhvillojė nė rrugėn e artit, sidomos artit shqiptar. Djalin e futa njė herė nė albumin tim sa pėr ta shoqėruar nė hapat e parė tė muzikės dhe pastaj ai tė vazhdojė karrierėn e vet. Unė shpresoj dhe besoj qė ne tė dy bashkė tė takohemi nė skenat e Kosovės dhe tė Shqipėrisė.

Blue Sky: Sa jeni e kėnaqur me realizimin e kėtij albumi tė parė? Cilėn nga kėngėt do tė veconit?

Alida Hisku: E kėnaqur nuk jam plotėsisht sepse mendoj qė kėnaqėsia dhe bilanci bėhet nė fund dhe unė jam akoma nė fillim tė atij plani, tė atij vrulli, tė asaj dėshire tė madhe, qė kam pėr tė kėnduar. Tani jam 50 vjec, 24 vjec isha kur mė hoqėn! Janė 24 vjet qė unė i kam munguar publikut tim dhe popullit tim. Pra e kėnaqur nuk jam se po tė isha e kėnaqur do tė mė prishte hovin pėr tė vazhduar. Kėshtu qė pakėnaqėsia vazhdon pėr tė mirėn e punės dhe unė do tė vazhdoj akoma mė tej nė krijimtarinė time deri sa tė vdes. Unė kam lindur nė skenė dhe dua pėrsėri atje tė vdes!

Blue Sky: Cili ėshtė mesazhi i kėtij albumi?

Alida Hisku: Mesazhi i kėtij albumi ėshtė qė t’i fitoj edhe njė herė zemrat e popullit shqiptar, t’u trgoj atyre qė shqiptari, edhe vuajtjet, edhe vitet edhe stuhitė qė kaloi, nuk vdes nė qoftė se e mban tė pastėr nė shpirt traditėn e tij, talentin e tij, dhe qėllimin e tij pėr cka ai jeton, pėr cka ai lufton! Kėto mesazhe ia pėrcjell tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė me gjithė vėshtirėsitė e jetės qė kanė, mos ta japin veten, mos ta humbin veten , mos t’i humbin shpresat nė vetvete dhe te populli dhe nė qėllimet e tyre.

Blue Sky:  A mund tė na thuash njė biografi tė shkurtėr artistike. Dicka mė tė vecantė?

Alida Hisku: Kam lindur nė Tiranė. Kam filluar tė kėndoj nė festivalet e pionierėve nė Tiranė, nė festivalet e tė rinjve dhe nė shumė festivale tė tjera nė Shqipėri edhe jasht saj. Kam marrė pjesė nė 10 festivale kombėtare tė RTSH-sė. Gjithashtu kam marrė pjesė nė shumė turne me Televizionin e Prishtinės dhe i falėnderoj shumė tė gjithė miqtė atje, Nexhmije Pagarushėn dhe tė gjithė tė tjerėt me tė cilėn kemi bėrė shumė turne organizuar nga Radio Televizioni i Tiranės me RTP-nė. Kam kaluar njė kohė shumė tė bukur nė vitet 1979, 1980-81, nė Prishtinė, Gjakovė dhe kudo nė Kosovė.

Blue Sky: “Vajzat e fshatit tim” kompozuar nga Enver Shėngjergji, njė sukses i papėrsėritshėm, do tė thosha, edhe nga kjo distancė kohore e kujtojmė dhe na sillet ne kokė!

Alida Hisku: Me tė vėrtetė ka qenė njė kėngė qė bėri jehonė. Ka qenė njė kėngė qė mė tregoi emrin, mė ngriti nė piedestalin mė tė lartė. Ishte njė kėngė e thjeshtė, njė kėngė e popullit, njė kėngė qė e kėndonte i madh e i vogėl. Pikėrisht ajo thjeshėsia ishte sekreti i cdo gjėje e edhe I kėsaj kėnge. Edhe kėndimi im ka qenė shumė i thjeshtė sepse atė kohė isha vetėm 16 vjece! Me kėtė kėngė edhe fitova njė cmim tė artė. Kjo ishte pėr mua e pabesueshme ngase isha ndėrmjet shumė e shumė kėngėtarėve tė tjerė qė ishin profesionistė, qė ishin tė talentuar, qė ishin me pėrvojė si: Gaqo Cako, Vace Zela, Ema Qazimi… Ishin kėngėtarė tė jė epoke dhe unė tė konkurroja me ta, tė kontribuoja me ta ishte njė gjė e jashtėzakonshme dhe pėr kėtė edhe  mbetet, pas 30 e sa vjetėve, akoma nė gojėn e brezit tė ri, pėrsėri e freskėt, si dikur, sepse ka dalė nga populli! Ėshtė njė kėngė e bazuar nė tabanin popullor, nė motivet popullore.

Blue Sky: Nė kulmin e karrierės erdhi dėnimi. Erdhi pa e menduar fare. U fol asokohe se Alida kishte njė ditar. Cfarė kishte tė diskutueshme nė atė ditar?

Alida Hisku: Isha 24 vjece. Sapo kisha kryer shkollėn politike, universitetin politik, duhej tė bėnim njė stazh njė mujor nė fshat . Qė nė moshėn 10 vjece kam mbajtur ditar, pėr tė fshehtat e mia, si shumė vajza tė asaj moshe. Nuk ia besoja askujt mendimet e mia, dėshirat e mia! Kėshtu qė kisha njė ditar. Atė ditar e merrja kudo me vete, e kisha si njė shok qė mė shoqėronte kudo nė jetė. Kėshtu, atė muaj qė shkuam nė praktikė, ishim disa shoqe tė kursit dhe, njė natė kur unė po jepja njė koncert nė njė kooperativė tė fshatit ishin mbledhur tė rinjtė dhe po kėndonim, ato shoqet e mia nė valixhen time morėn ditarin dhe e shfletuan! Sigurisht, nuk kuptuan atė qėllimin tim cfarė unė nė ditarin tim shkruaja, sepse unė nuk i shkruaja gjėrat hapur kundėr qeverisė por ishin disa fjalė, iniciale, sekretet e mia e qė ato i interpretuan ashtu sic donin! Me njė qėllim keqbėrės e quan nė Komitet tė Partisė duke e interpretuar atė si njė akt armiqėsor propagande! Dhe kėshtu si njė rrufe e shpejtė mė groposi menjėherė nė tokė. Janė gjėra tė papėrshkrueshme! I ndjen dhe i kupton vetėm ai qė ka provuar, situatėn time nė atė kohė. 

Blue Sky: Cfarė denimi pasoi?

Alida Hisku: Dėnimi, qė m’u dha atė kohė, ishte: tė gjitha aktivitetet e mia artistike u pezulluan! U pėrjashtova nga Partia, nga Komiteti Qėndror i Rinisė! U pėrjashtova edhe nga puna, se atė kohė punoja nė shtypshkronjėn Mihal Duri, pra m’ u hoqėn tė gjitha funksionet. M’u hoq e drejta e tė kėnduarit dhe m’u hoq e drejta e filmave televizivė d.m.th. u izolova komplet nga aktiviteti dhe nga jeta! Mė urdhėruan tė mos largohesha nga qyteti dhe cdo javė tė paraqitesha nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. 

Blue Sky: Cfarė do tė bėje ndryshe nga c’keni bėrė po tė kthehej koha?

Alida Hisku: Nuk e kam menduar kurrė se cfarė do tė mund tė bėja! Do tė vazhdoja muzikėn, sigurisht, dhe do tė vazhdoja tė punoja! Muzika ishte dhe mbetet shpirti dhe jeta ime.

Blue Sky: A mbani edhe mė tutje ditar?

Alida Hisku: Jo nuk mbaj mė! Mė ka zėnė frika , jo frika po si themi ne shqiptarėt kur tė djeg qulli i fryen edhe kosit. Kėshtu qė unė nga ajo frikė nga ai tmerr nuk mund tė shikoj mė ditar! Nuk mund ta dėgjoj fjalėn ditar se mė rrėnqethet mishi. M’u vra rinia , m’u vra jeta, m’u vra familja, m’u vra karriera , m’u vra shpirti nga ky ditar qė unė mendoja se do tė ishte shpirti im, shoku im por nuk di jo nuk kam ndėrmend tė mbaj ditar mė.

Blue Sky: Ekspertėt e muzikės thonė se ju shquheni pėr interpretimin e kėngės popullore dhe asaj tė lehtė. Ku mund ta shpalosni potencėn e zėrit mė mirė?

Alida Hisku: Nė tė dyja! Nuk bėj dot dallim, nuk bėj dot ndarje. Nuk bėhet ndarje nė muzikė. Nėqoftėse ke talent, nė qoftė se ke shpirtin pėr muzikė nuk ka ndarje. Tė gjitha llojet e kėngėve, popullore dhe ajo e lehtė, janė tė gjitha nė njė tepsi. I kėndoj tė dyja me gjithė shpirt, me dėshirė, me gjithė forcėn e zėrit. Megjithatė, jam shquar nė aktivitetet e mia si kėngėtare e muzikės sė lehtė dhe e muzikės popullore tė modrenizuar ose tė pėrpunuar.

Blue Sky: Cka do tė veconit dicka mė karakteristike nga pjesmarrja nė Festivalet e RTSH-sė

Alida Hisku: Ne, kėngėtarėt, dikur e vlerėsonim mė shumė kėngėn, e vlerėsonim mė shumė aktivitetin! I jepnim rėndėsi mė tė madhe! Ishim shumė tė lidhur, ne kėngėtarėt, njėri me tjetrin! Na vėllazėronin idetė e pėrbashkėta, qė sot, me keqardhje them nuk i gjenė mė nė festivale! Intereset e festivaleve sikur janė zbehur! Kėngėt sikur nuk kėndohen me atė forcėn, me atė shpirtin me atė ndjenjėn e dikurshme! Mendoj qė ato festivale janė tė pakrahasueshme dhe tė pa arritshme sot e kėsaj dite. 

Blue Sky: Cila do tė jetė befasia e radhės? Mrekullia e radhės?

Alida Hisku: Mrekullia e radhės, njė sekret qė mund t’ua them juve nė Radio Kosovė, ėshtė se unė, kėtė vit, do tė shkoj dhe do tė paraqitem nė Festivalin e RTSH-sė, por jo si konkurrent por do tė shkoj e do tė pėrshėndes Festivalin! Kam shfacur dėshirėn pėr tė bėrė kėtė, nė Tiranė, dhe e dyta, unė do tė pėrfaqėsohem edhe nė Prishtinė, atje do te bėj promovimin e albumin tim.

Blue Sky: Cmimet dhe kritika pozitive janė ato qė pėrkėdhelin egon e secilit. Ishte kėshtu edhe pėr ju?

Alida Hisku: Ndėrmjet ne kėngėtarėve ka qenė njė ego paksa e mbuluar dhe jo kaq e hapur sic ėshtė tash. Sot ėshtė njė luftė shumė e madhe e kolegėve ndėrmjet tyre! Dikur nuk e kemi pasur shumė sepse atėherė muzika bėhej pėr qejf . Muzika dikur nuk ka qenė mjet biznesi, mjet pazaresh, mjet lekėsh! Dikur kemi kėnduar pėr tė kėnaqur popullin, pėr tė kėnaqur vetveten, pa asnjė lloj qėllimi tjetėr! Kurse sot ėshtė biznes ėshtė tjetėr gjė.

Blue Sky: Ku ėshtė Kosova nė planet tuaja?

Alida Hisku: Ju premtoj qė pranvera qė vjen do tė mė gjejė nė Kosovė. Koncertin e parė do ta jap aty dhe pastaj do tė kaloj nė Shqipėri dhe vende tė tjera sepse ndihem si borxhlije qė Kosovės nuk i kam dhėnė aq shumė koncerte sic i kam dhėnė Shqipėrisė. Por, kėtė do ta realizoj nė planin e ardhshėm, direkt nė Prishtinė, koncertin e parė , nė fillim tė pranverės, pra vitin e ardhshėm!

Blue Sky: Mbani ndonjė korrespodencė me kėngėtarėt kosovarė?

Alida Hisku: Jo! Dhe mė vjen shumė keq! Pėr kėtė qėllim unė do tė kthehem nė Kosovė. Dua tė takoj Shpresa Gashin dhe tė gjithė kėngėtarėt e brezit tim, shoqėrisht t’i takoj dhe tė lidh marrėdhėnie tė reja dhe kėshtu tė shtyejmė gjysmėn tjetėr tė jetės qė na ka mbetur.

Blue Sky: Skena jonė muzikore, mendoj unė, ėshtė kaotike. Ndikime shumė nga gjuhėt e huaja dhe melosi I huaj, kėndojnė ata qė kanė para po jo zė etj. Cka duhet tė bėjmė, sipas mendimit tuaj, qė tė pėrmirėsohet dicka?

Alida Hisku: Nėse muzika ėshtė njė mjet biznesi nuk kemi cfarė t'i bėjmė! Do tė mundohemi qė gjithkush tė ruajė traditėn shqiptare, tabanin kombėtar tė muzikės sonė, atė ta ruajmė! Dhe, nė qoftė se ne atė e ruajmė dhe nė qoftėse cdo njėri nga ne artistėt ta ketė parasyshė qė mos t'i largohet tabanit dhe tė mos ketė influenca tė muzikės sė huaj atėherė kėmi arritur atė qė duam!

Blue Sky: Mėsuam se ju keni qenė shumė aktive gjatė luftės nė Kosovė, duke ndihmuar ata qė kishin nevojė! Na kujto dicka nga ato ditė?

Alida Hisku: Nė vitin ’99, njė situatė normale kėtu nė Gjermani, ku unė jetoj, por jo nė Kosovė! E ndjeva ashtu si gjithė populli shqiptar se duhet tė bėja dicka pėr vėllezėrit dhe motrat e mia! Mė dhimbte zemra kur shikoja qė ata morėn rrugėn e mėrgimit nga lufta! Dhe, natyrisht unė nuk mund tė rrija e qetė si motėr shqiptare. Organizova me burrin tim 65 tonė ndihma pėr vėllezėrit dhe motrat qė jetonin nė Maqedoni dhe Shqipėri. Bashkė me burrin, me ndihmėn e shumė miqve gjermanė, mjekėve gjermanė, morėm ndihma dhe u nisėm drejt Shqipėrisė me 5 avionė ushtarakė. Mbaj mend qė pas shumė peripecive arritėm nė Kukės ku shpėrndamė tė gjitha ndihmat. Poashtu edhe nė Shkup e Tiranė nė tė gjitha pikat ku ishin tė vendosur kosovarėt. Dhe jam krenare qė kam ndihmuar popullin tim nė ditėt e vėshtira qė ai pati.

Blue Sky: Alida falemnderit pėr kohėn qė ndave pėr dėgjuesit tanė!

Alida Hisku: Falėmnderit juve, ishte kėnaqėsi!

Rikthimin e Alidės e kanė pėrshėndetur edhe kolegėt e saj nė prishtinė. Ndėr ta vecuam Nexhmije Pagarushėn dhe Shpresa Gashin.

Nexhmije pagarusha: Alida Hisku ėshtė njė zė karakteristik, njė interpretuese shumė e mirė! Interpreton me njė ngrohtėsi tė vecantė qė secili qė e dėgjon i flen nė shpirt. Kam dėgjuar se ka filluar pėrsėri tė kėndojė prandaj dhe i dėshiroj fat dhe suksese. Uroj tė na kėnaq edhe mė tutje me kėngėt e saj, me interpretimin e saj tė ngrohtė dhe me muzikalitet tė vecantė sic di ajo. I dėshiroj sukses!

Shpresa Gashi: Mė kėnaq fakti se Alida qenka rikthyer, me po atė freski zėri dhe me njė pjekuri interpretimi! Ėshtė e nevojshme qė rinia jonė tė dėgjojė timbrikėn e kėngės sė lehtė, tė asaj kohe, njėkohėsisht t’i njohė edhe vlerat e kėngės tradicionale.

floradurmishi@gmail.com

flora@blueskylive.com

 

Foto Faqja e saj Video

 

Hit Counter vizitorė prej hapjes sė faqes

Pėr ēdo pyetje, vėrejtje, kėrkesė, shkruani nė e-mail.