KŽtu mund tŽ lexoni disa tekste tŽ kŽngŽve tŽ vjetra popullore.

TŽ gjitha kŽto faqe janŽ tŽ marra nga libri "MargaritarŽt e kŽngŽve popullore" nga Gjergj KaÁinari, botuar po nga Gjergj KaÁinari, nŽ PrishtinŽ, 1995. PŽr tŽ gjithŽ ata qŽ dŽshirojnŽ ti marrin dhe ti publikojnŽ nŽ faqe tjera, le tŽ kenŽ repsektin pŽr kohŽn time dhe punŽn e tjerŽve, shkruani ngacila faqe vinŽ (p.sh. www.rapsodet.com ). shkurt 2006.


KŽnga e Ulqinit

Te ejten mbrema , ne dy sahati,
Haxhi Pasha hoq nizamin.
O Shkodra e madhe hajde qelloi gati
Iíau zu shkijeve istikamin.

Istikamin tuj godite ,
asqeria vjene tuj u avit,
Zot oi madhe iíau past fale imanin
Se ishalla tan jane shkue shehit.

O Haxhi Pasha , shkoj Haxhi Pasha ,
Tuj dha popullit habere.
O qare síkem pa e lshue Ulqinin
kem Stambollin muhasere.

Ulqinaku tash iía mbrrini ,
Se hala síka nisun me fol.
O mos kujto se nuk jam veq Ulqini ,
Tash jem lidhe me Shkodren tone.


O shkoj Haxhia tuj ike Haxhia ;
Shkodra e madhe se kane ngu.
O te shtate kralat o níkame me u que ,
Pa kris topi bam, skena me leshu.


Kjo kenge i kushtohet luftes te cilen ne vitin 1880 e bene shqiptaret (dega e Lidhjes se Prizrenit ne Shkoder), per mbrojtjen e Ulqinit . Mund tía shihni se sa me saktesi dhe sa fuqishem populli i kendon kesaj ngjarje, duke treguar diten dhe oren, si dhe rrethanat dhe presionet ne te cilat ishte gjendur vete Perandoria Osmane per te dorezuarUlqinin. Gjithashtu presionet te cilat u ishin bere shqiptareve per tía dorezuar Ulqinin dhe vendosmerin e tyre per tía mbrojtur , siq thote kenga sikur ,,edhe te shtate krajlat ne qofte se qohen ne kembeĒ.

Shkoza nga Prizreni


Ne Kosove rapsodet shqiptare edhe sot e kesaj dite degjohen shume. Kenget epike dhe historike percillen brez pas brezi nder rapsode . Sidomos ne treven e Drenices dhe te Llapushes edhe sot e kesaj dite ne dasma thirren rapsodet te cilet ne odat e burrave kendojne kenge epike dhe historike. Une di shume nga keto kenge te cilat me te vertet jane interesante dhe shprehin gjendjen shpirterore te popullit tone mu ne kohen kur kane ndodhur ato ngjarje ashtu siq i kane perjetuar, pa zbukurime siq ndodhe tek kenget e reja me motive historike.
Kam sjellur nje kenge mjaft interesante qe ka te beje me luftimet rreth Shpuzes, Medunit dhe Podgorices, mes shqiptareve dhe malazezeve qe jane zhvilluar ndoshta gjate viteve 1830-1850, ne kohen e Pashallekut te Shkodres,ose edhe me vone.

Me kismet ,allah ne selamet ,
Shqiptaria asht que ne kamb.
kush e ban mall me deke
n'Karadak mbahet beja.

Karadakun mos ma leshoni
ah niqind pa i nxane te gjalle.
Krisi reja ne Podgorice ,
ia rrenoi Kuqit kalane.

Oj kalaja e Medunit ,
qe shume vjete ke mbet nguju.
Shkamb i kije guret e mermerit
s'munet shkau me t'zaptu.

C'ka i ka thane e shoqja Nikolles,
bash qishtu se kem pas dite.
Vjene asqeri prej Kosoves,
tuj u shtue dite o per dite.

Ah kush po ngjitet bjeshkes perpjete ,
vijne shqiptaret me bajrak ne dore.
me jep myhlet t'a pi cigaren ,
ki me 'i pa shqiptaret n'kala.

1. Karadaku - Mali i zi;

Shkoza nga Prizreni


Koburja e Ramadanit

Pret sulltani haber prej telit
Maxhar Pashes e Prizerenit
shpejt haberi i shkoi sulltanit
prej kobures se Ramadanit:
-Nuk ua lshojmí ne kralve trojet
na mallkojní fmija dhe vorret
zakon típaret na e kaní laní
besí típabesit mos me i dhaní!
Mori Luma, me shumí derte
vajní per pushkí e krypn per vete
djemtí e tu sídin Áíka asht tuta
qysh típret shpata, qysh tívret pushka;
gunat dimnit, plagt ne gjak
i ka tha martina níflake
Moj Kosoví lule dhe plage
nji vit prush e nji vit flake
Djegí e vra po kurrí síje tute
Síe ke laní gjakun me tíhupe
Qatí kobure qe ra per ty
Taní Shqipnia e ka per sy

Kukes

I kushtohet Ramadan Zaskocit qe me 27 Gusht 1878, duke zbatuar vendimet e Komitetit te Lidhjes se Prizerenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashe Maxharit, funksionar iI Stambollit, qe kishte ardhur per te bindur shqiptaret te mos i kundershtonin vendimet e Kongresit te Berlinit


Ali Pasha po e kqyre tefterin

O Ali Pasha po e kqyre tefterin,
Shume takamesh e kam asqerin.
Kam asqerin o shum gjinli .
Djeme te zgjedhur ne mal e ne vrri.
Harambashat kane que kry.
Kan ba men me ra níShqipni.
Me marre Sanxhakun e Mitrovicen
Vuqiterrnen dhe Prishtnen.
Ne Shqipni dojne me hi.
E me ba shka eshte me zi.
Keshtu menojshin klyshte e Serbise .
Po sípo trembet pasha i Gucise.
Jo sípo tremet vllazen Ali Pasha .
Qe i ka vra vetllat e trasha.
Murr tefterin pasha po e kqyre.
Kam asqerin bukur tímire.
Nítakam te pare e kam Rugoven
Qe luftojne rrept me Knjaz Nikollen.
Jane trima qe kane hak,
kane marre krena n'Karadak,
Pobrra Kuqin tía lajne ne gjak.
Zhuk Isufa e Zhuj Selmana ,
Qe nuk nin per Mark Millana.
Nje takam qe e kam ne Prekorupe (Llapushe),
Prej armikut kurr nuk jane tut.
Ata hajne barut me grushte.
Nítakam dyte e kam Drenicen
Flake e kallin djemte Podgoricen.
Jane trima qe tílajne ne gjak.
Kane marre krena níKaradak.
Nítakam trete e kam Sanxhakun ,
Ka bijne trimat e bajne gjakun.
Nítakam te katert e kam Gilanin
Qe zanat e kane mejdanin.
Nítakam te peste e kam Reken ,
Ku bijne trimat e bajne deken.
Ne takam te gjashte e kam Llapin
Flake tía kallin Karadakin.
Nítakam te shtate e kam Shkodren ,
Ku bijne trimat e bajne mordjen.
Nítakam te nante e kam Mirditen,
Níqiell me kane trimat tía nxane priten.
Iíu kane lane emrin nanat malsore
Trima le me arme ne dore .
Prenk bibe Doda e kapitana,
Mirditore trima si zana .
Pra níe lidhshim besen ndermjet veti,
Per hater te zotit dhe te miletit
Síkane qka na bane krajlat as mbreti.

Kenduar nga Salih dhe Feriz Krasniqi -Drenovc i Llapushes

Kjo kenge i kushtohet luftimeve te zhvilluara nga shqiptaret kunder Malit te zi gjate periudhes se Lidhjes se Prizrenit, te udhehequra nga Ali Pasha i Gucise.

Shkoza nga Prizreni


Prej Prokuple e deri ne Nish

Prej Propkuple e deri níNish,
Asht mbush rruga me dervish.
Dervishet po falen bajraqet sípo nalen.
Dervishet po luten,
Bajraqet sípo nguten.
Maliq Pasha ne ate te zi,
Tíkofte pirolla moj Malesi.
Shqipnia mori fushes,
E mbloi timi i pushkes.
Maliq Pasha ne ate te bardhe,
ugurolla bajraktare .
Bajraku i Zeqirit ,
Sípo doket prej timit.
Kur i rane takamit típare,
Me batilin balle per balle.
Bini djem dushmanit,
Per hater te vatanit.
Kur i rane takamit te dyte ,
me kaurrin fyt per fyte.
bini djem dushmanit,
Per hajret e imanit.
Kur i rane takamit trete ,
Me batilin heshte per heshte.
Bini djem tíi bina ,
Bajraqet tíia perzina.
Imer Hoxha prej Bellenice,
fort po qitshin Kemenica.
Kemenica tĎgurit,
Bini djemlosha kaurrit.
Kapakli Bajraku ,
sĎpo doket prej gjaku.
Nami i Pashe Maliqit,
Preu shpata e Dan Zatriqit.

Kenduar nag Feriz dhe Ali Krasniqi nga Drenovci i Llapushes.

Kjo kenge i kushtohet betejave te ashpra te cilat i zhvilluan bajraqet e Shqiperise gjate luftes Ruso-turke 1870 -1878. Ne anen Ruse ishin forcat serbe kurse ne perberje te forcave turke ishin shumica shqipare. Ne keto luftime u dallua Bajraku i Ostrozubit. Pjesa me e madhe e treves se Llapushes ishte pjese e ketij Bajraku . Ky Bajrak ne popull nihej si Kapakli Bajraku, pasi ne luftera luftetaret e ketij bajraku luftonin me pushke te tipit Kapakli.
Bajraqet shqiptare luftuan per te mbrojtur trojet etnike te Shqiperise verilindore pra Sanxhakun e Nishit ( sot Serbia jugore).
Kenga perfundon me nje refren kuptimplote qe edhe sot e kesaj dite perdoret per te aluduar ne dike qe fiton fame ne krahe te dikujt tjeter: ,,Nami i Pashe Maliqit, preu shpata e Dan ZatriqitĒ.
Pra luften e bene shqiptaret por nami i mbeti pashait turk ose Turqise . Ka edhe isa variante te kesaj kenge.

Shkoza nga Prizreni.


Edhe pse eshte pak e gjate , po u'a prezentoje variantin kryesore dhe te kompletuar te kenges se Selman Kadrisekenduar nga Ibish Broja nga Drenica.
Kjo ngjarje e cila shtellohet ne kete kenge ka ndodhur rreth viteve 1930 -1943. Selman Kadria rreth viteve 1930-37 ne kohen e Mbreterise Jugosllave, vrau kryeqetnikun e urryer Vojvoden Miliq Kerstiqin, i cili kishte vrare dhe masakruar me qindra shqiptare dhe musliman ne Kosove dhe Sanxhak. Kurse vrasja e tradhtarit Rame Alia eshte bere rreth viteve 1939 1942. Ngjarjet te cilat shtjellohen ne kenge jane zhvilluar kryesishte ne Cerce dhe ne Muzhevine te Istogut ( Burimit).

Kenga e Selman Kadrise
I shkoj haberi kesaj Shqipnise,
Mej knue hatmet Selman Kadrise,
Pushke te madhe i dha Serbise.
Pushke te madhe na Ďi ka dhane,
Preu vojvoden qat kapetan.
Se Semani nau qokja níkam.
Te Miliqi hi o kane ,
Au qove zotni ja ban?
A u qove more zotni?
Po u qova o Selmani i ri.
Po u qova or Selman,
Kam qu gjinen me thirre mbrame,
Ku je kane djalo qe síje ardhe.
Qe Selmani tha símujta me dale,
Kur ti thirrjet míI ke qu
une ne ship síjam qillu.
Te treten thirrje e kam marre
Dhe qe zotni tek jam ardhe.
Qíka po thote Miliqi i pite,
Du me dale une me u shetite.
Jo ma anej se tej níMuzhevine.
NíMuzhevine níkatundin Cerce,
Du me dale me nxane naj peshk.
E Selmani qka i ka thane ,
A te vije me ty zotni ja bane.
A te vije me ty more zotni ,
O cka tíbane lazem ty.
E Miliqi shka po bane
Nítesha e ngrada ish kane veshe,
E murr pushken me gjithe rreth.
Edhe niskan me tífillu,
Dhe gurajat i kane trupu.
Ne Muzhevin kur jane dale,
Qe Miliqi po e flete ni fjale.
Jam paqef tha o Selman.
O paqef tha jam qillu.
O sípo muj armet meíi qu.
Thote Selmani ami mu.
Mi jep mu more zotni,
O se vije rroktare me ty.
O qka te bane lazem ty.
O ja dha armet me gjithe rreth ,
Murre Selmani e po i vesh,
Pergjithmone i bajte me shnet.
Kane nise rrugen kane tífillu.
Thote Selmani lume per mu
Shka Selmani ish tuj menu.
Kurre mía ne shtek síme ka ardhe mu,
Kete tradhtare une me hjeksu.
Une me hjek kete tradhetare ,
Se shume dam ka ba níshqiptare,
Ka lane nanat pa djem te ri,
Nuset te reja ka kthy níxhini,
Ka vra gjin tuj shku nímulli
E qobane ka pre me dhi.
Neper djepa ka pre sabije,
Ah me singi ahi,
Si ne Kosove edhe ne Boshjaki.
O Selmani qka po bane ,
Pese fysheke ne pushke po i leshon.
Pese fyshek nípushke o i ka leshu.
Dhe perpjete niher ka gju.
Forte shkau iu ka ngrmu.
Pse me pushke Selman po lune,
Kqyre djale se po me vret mu.
E Selmani ma ka mashtru,
Rruge e shtire ka qellu,
Me dale kush me ba me na gju,
Une per ty du me luftu ,
Kogja mire mía ka mashtru.
Tridhjete hapa nuk jane shku,
Dhe Selmani iu ka ngermu.
ju ngermu dhe i paska thane,
kthehu knejna or tradhtare.
A e din ti sa ke vra shqiptare,
Shume e nana ke lane pa djale,
Shume e gra ke lane pa femije,
Shume e nuse i ke kthy nígjini,
ke vra gjin tuj shku ne mulli,
E qobane ke pre me dhi.
Ke pre edhe shume sabije ,
Ne singi ahi, si ne Kosove dhe ne Boshjaki ahi.
Ai Selmani qka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
O me te paren ne balle ia ngjiti, tru e floke te tana ní zalle ia qiti.
E ka prite deri i ka dale shpirti.
Per dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kane i nxete.
Ia murr pushken me gjithe rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
Dil e vraje ti shqiptare apet.

O Selmani cĎka po bane níkatun te vete o hi o kane,
Sadri plakut o za poíi bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
Te Sadri plaku koka hi;
O kum ni do djem ne mal oi ki ,
Me me ba me ta te shkojme per Shqipni.
Sadri plaku qka ka thane , hala nana síka ba djale
Miliq Kersten qi del e vran.
Mos besofsh o mixhe i tha ti, kqyre vete pushken e tij
Krejt ne serm tía paqa fale ty.
Sadri plaku qka i ka thane , hiqmu dere more ti djale .
Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marre.
Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
Atehere Selmani qka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
Ngat kufinit kur o shku , o atje i kane kallezu.
Me pase krahe me fluturu, gjalle níate ane nuk mun me pshtu.
O Selmani merzite o kane dhe menu djali koka kane.
Nje daje ne Cerce une e kam, o nje daje tha míka qillu.
Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
Ne male te Cerces paska shku, do qobane asht taku.
Ne do qobane zatet ish kane , a u kullosin o djem ua bane.
Hane kapak more drumtare. Tíkujna jeni u ka thane?
Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kane!
Lumi une bre te pasna daje. Daja jem koke qellu,
Ti te shpia níven me shku, une dhente kam me ti ru.
Te daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani tíka qu.
Shume selam Selmani pot e bane, o do buke ka thane me ma dhane.
E ai djali qka po bane , se te shpia fill po shkon,
Baba Rame aty ish kane , ai ish kane tuje e mblue ji talle.
Djalit te vete qka i ka thane, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
Edhe djali qka i ka thane shume selam Selmani pot e bane,
Shume selam ai ty tka qu, o do buke ka thane me ma pru,
o ish lodhe kambet e kishin lshu.
Atehere Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
Ka tri dite qe níShqipni ka shku.
Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
Une e ngjohe more nipin tone.
Atehere Rama qka po bane, ni boshqe ne dore me buke e ka marre,
dhe do djathe dhe po tífillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
Eh ne Selmanin zatete ashte kane edhe ngryke ata jane marre,
Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thane ,
Tej ne kufije une jam kane , ngate kufinit mue míkane kallezu.
Me i pase krahte me fluturu , gjalle níate ane nuk muje me pshtu.
Atehere Rama qka i ka thane , mos ki gajle nipash ia bane.
Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
I kane lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne ate ane te shtine.
Tej ne shpi daja do te shkon me marre kalin me samara,
Nje temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
Pa nji there níkambe daja te qone, e Selmani qka i ka thane ,
Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
Me pa Rama qka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
Ne Vode níIstoge shkue tek a kane. Ranguliqit rajes n i ka thane.
Sa don myzhde Rale me mídhane, per Selmanin qi tía kam nxane.
Atehere Rala qka i ka thane , e vertete kjo mos me kane,
Kryet e tane ne vend te tije te shkone.
E vertete tha kjo ka me kane se nímale te Cerces e kam lane.
Me pa Rala atehere qka po bane iía dha myzhde njimidinare.
Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku per mu.
Nje xhanare ketu síme ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
Sherr qai Rala ish kane qillu, magazinat tha qelmi mu.
Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
Me pa Rama tash qka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
Te Selmani fill po shkon.
Dhe Selmani i paska thane , je vonu pak daja Rame.
Mos níIstoge tutna je kane, mos ne Istoge tutna je shku ?
Dhe per mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thane ,
jo atahen daja síta bane.
E Selmani i paska thane pse sakicen daje e ke marre,
Apo ngon or nipi ri , une kur te kthehna prej Tutini,
du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani qka po bane
Vesh temlikun dhe shamine e bardhe
E shkurte havalja ish kane , i ra havalja deri ne kame.
Daja pushken ia ka marre me nji lluge ia paska lane.
Hype ne kali dhe po tífillojen.
Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me mí ardhe
Me ba deka me míardhe mu, le qe vete une kam me shku.
Po me deke i veshun si gru, tane Shqipnise marre kam mei leshu.
Atehere Selmani qka ka thane, nalma kalin daja Rame,
Du mu kthye pushken me marre, daja kalin síia ndalon.
Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera níprraqe iu koqite,
Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti tífikte per Miliqin nipin pe mbyte.
Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet jane avite.
Edhe shkijet qka kane thane, qyshe Selmanin ti keshtu me bame,
Kem pas qef te gjalle me nxane, e me pa ata qka po bajne
Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
Me nji qebe po ma mblojne , gjithe njerezia po bane seri
Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thane se zen asqeri.

Naqallniku me pa qka po bane , te Selmani fill po shkon,
Qizme níkrye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kane ,
Edhe buke Selman kush o tíka dhane, rene me na kallezu,
Ne spital na kemi me te qu, kane mjeket me te sheru.
Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin símun ma ndal
Símundesh me míshti njerezit ne qafe me i marre,
Se kam mendjen me tíkallzu, i ka thane ,une shpirtin du me dhane.
Te mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
Me u ba mire me hyqymet, ne kater anet e dhan radine.
O e preu daja more o Selman Kadrine.

Se ne ate kohe more a kane Serbia, sívonoje shume more ka ardhe Shqiperia.
Si Shqiperi e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
Nana e Selmanit po kane o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
Gjame po bajshin miqaia.
Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djale,
Qi del e vret qat vllaun Rame.
A ka ba nana naj djale si zana, oh pajton zemra nana.
Ia jap dhete o me gjithe dhi, ia jap hanin me mulli
Edhe token me tapi.
Keshtu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhane.
As ni pare nuk tía du , Liman Beka ne ship o shku.
Te vllait Bajramit iu ka ngermu.
Qou Bajra he tungjate jeta, mos tía lame soten per nesra
PerSelmanin mos tína dhimbset jeta.
Te dy djemte kokan que ne kambe, dite e ejte ish kane Pazar.
Shume e hallku ne Pazar po shkojne, ne fund te Istogut prite paskan nxane.
Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
Shume do hallk jane kane mbas tij.
Tane qasi po tane hafije , qi kane pre shqiptare per shkije.
E aty te vojte jane kane, Liman Beka perpara i ka dale.
Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
O kane gjithe Shqipnia per veti.
Liman Beka me pa qípo bane , nxuerr manxerren e níkrye po I mshon,
Pa pike shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetren ane.
Po e bajne per nishan.
Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, keta ne dhe kushe mos me shti,
Le ta shtine popi I zi, se popi I zi eshte oi tij.
Oh ne vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki.

Shkoza ga Prizreni


Kenga e Salih Shabanit

O a ka djale qe m'a le Bajramin?
Me ma ndal Salih Shabanin,
E ka vra Spirro Kaptanin!
Ai Salihi ish kane shqiptare azgan,
pushken ne dore , ma ka marre.
E ka marre manxerren e mbretit,
niqin fysheke i murr prej mymleqetit,
O prite po zaka o ne Qafe t'Baqevcit.

O ne Baqevc o ai priten e ka zane,
Hej Spirro e Filja asajde po shkojne ,
ai Salihi perpara u ka dale.
Ku mje Spirre bre dushman po m'ja bane,
ku m'je Spirre bire more kryqali.
Rrafsh gjithe diten n'diell jam djeg per ty,
buke pa ngrane bre dushman uje pa pije,
ma pru zoti sot me u pjek ne ty,
O ma pru zoti me u pa sy me sy.

O ma pru zoti , o mu pa sy me sy,
mi ke pre nentedhjete shqiptare vllazni
Mi ke pre Spirre nentedhjete e nante.
Ateher Spirra ne ate vend be po i bane,
Pasha kryqin o ne viligdane,
pasha kishat Salih ka i kam,
se jam le o n'Kabash nuk jam kane.
Mos rrej Spirre, Salihi po i thete,
me sy te mij t'kam pa une e vete.
N'tesha e n'gradada ishe kane veshe,
ne kambe e n'dore ishe kane pervjele.
Vrajshe vllazen sikur me kane skjepe.
Si kasapi hajt more ne Shen Gjergje.
O s'te vike shtiro ne gjak tyne me shkele.

O s'te vike shtire ne gjake tyne me shkele,
m'a dredhojke djali ate manxerre.
E dredhojke more zjarr po i jepe.
Spirren e Filen te dyte o i la te vdekte.
E me pa mor Salihi q'po bane,
thike perpjete mor bjeshkes po shkone,
kange malsorqe shqiptari po kenone.
Krejt Dellovcit habere po i qone.
Njerez pa faje ne qafe mos me marre
Spirren e Filen te dyte o i lash te vrane.
Se ne Shqipni Salihi o dale ;
O lumi ai babe per djale qe ka lane.

Ne vitin 1913, ushtria dhe qetniket serbe ne krye me vojvoden Spirro Dellovcin dhe te perkrahur edhe nga murgjit e kishes ne fshatin Kabashe te Prizrenit, bene nje ploje te madhe.
Mbrenda nates ne kishen e Kabashit, cetniket serbe iu prene kokat mbi njeqinde burrave te Kabashit. Mirepo ne Luften e Pare boterore, gjate vitit 1915 kur u be terheqja e ushtrise serbe, permese Kosoves dhe Shqiperise per ne detin Adriatik, burrat e Kabashit u hakmorren dhe vrane qindra ushtare serbe dhe qetnik.
Pas rikthimit te ushtrise serbe ne Kosove dhe ripushtimit te Kosoves , pas perfundimit te Luftes se Pare boterore ne vitin 1919, ushtria serbe u hakmorre ne Kabash dhe i denoje me burgje te perjetshem 19 burra te Kabashit. Shume familje te Kabashit u strehuan ne Shqiperi dhe u kthyen vetem gjate kohes, siq e quajne te Shqiperise se madhe.

Shkoza nga Prizreni


Kenga e Kamer Loshit

Nam i madhe eshte ba ne Drenice,
na jane ra o nje rrem komite,
Kamer Loshi me dy vllaznite.
vllaznit e ri i kishin qellue ,
s'ishin msue pushken ne thum me vnue.
Ne shpi prej kashte jane ngujue.
Krejt Serezi ne kam jane que,
shkojne Kamerin me rrethue.
C'ka ka thane Kamer Sejdia,
boll e keqe kjo Serbia,
boll e keqe kjo Serbi.
Po ma te kqije do shqiptare te zi.
Po ma te kqij do shqiptare te zije,
per nje pushke bajshin hafije.
Vllazneve te vet Kameri u ka thane,
ju mu vete ketu due mem m'lane.
ju me pshtue me qa rrethimin,
se une per te gjalle se jap dorezimin,
se jap dorezimin kurre per te gjalle,
per pa u kall baraka flake,
e me me ra zharava ne qafe.

Thrret Kameri o Murat,
merre vlla kete sahat,
merr sahatin me gjithe qystek,
Kamer Loshi t'a ka lane shkrete
Be po te baje m'a ne qyrke se qet.
Thrret Kameri o Sejdi,
merre vlla ti ate kuti.
Cingarllykin me gjithe kuti,
mos t'ma marrin ata faqezi,
ne kutin teme duhan me pi.
Prej barake vllaznit e ri jane dale
e Kameri aty ashte ndal.
Tej ne sabah Kameri po lufton;
naqallniku aty po shkon.
Naqallniku c'ka ka thane,hajt dorezimin Kamer me na dhane,
tash qi topat, mu jane tuj me ardhe
krejt baraken ta djegi flake.

C'ka ka thane Kamer Sejdia,
Cíka po thue or faqezi.
Qitja flaken edhe timin,
jam shqiptare s'ta jap dorezimin.
Nuk dorzohna kurre per te gjalle.
per pa u kall baraka flake,
per pa me ra zharava n'e qafe.
Kur me topa i kane ra,
Krejt baraka flake ka marre,
Ka marre flake e u que timi,
Por Kameri se dha dorezimin.
Se dha dorezimin dhe shkoj vete,
O i paste shpirti rahmet.
Ka liftu per vatan te vet
Ishalla zoti i ka que ne xhenet.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1927-29. Kamer Loshi ishte nje prijes i spikatur i qetave kaqake te Drenices.

Shkoza nga Prizreni


Kenga e Rrust Kabashit

Po perzihet mor Prizereni,
na jane qarte ,zotnit mes veti.
Qarte na jane zotnite nder veti,
Shaqir Aga qaj Rrust Regjepi.
Rrust Regjepi i hypi atit,
gjan e gate po ia leshon sokakut.
Leshon sokakut e leshon qarshise,
shkon tuj ble barut te alltise.
Blen barutin me Ukshinin,
a ma pat kun Shaqir Age Nishin.
As'ma pate kun Shaqir Agen,
te xhamia po e fale xhenazen.
Fale xhenazen te xhamia.
Hysen Ages na i vdiq e bija.
Pe hjekson ai imamgjia.
Imamgjia Mulla Zymeri.
Lufton Rrusta UKimeri.
Lufton Rrusta ne Bazharhane,
aman Rrust pash jeten tane,
shume e gjakun sot na e bane.
po shkon gjaku si ne kasaphane.
Ne kasaphane si te kasapi
I shkoje haberi Sulltan Muratit.
I shkoj haberi Sulltan Hamitit.
ti kane pre tuxharte prej Nishit.
Se m'kane nxjerr jashte prej mexhlisi.
Se m'kane nxjerr m'kane lane ne sokak.
Hafez Pasha nje pashe plak,
qiti topat mbi Muzhlak,
Kall Kabashin tym e flake.
Tym te zi e flak te verdhe
kulla e Rrustes me qemer.
Me qemer rrethue ne xhama,
po thote Rrusta vete e bana.
Vete e bana e s'po e kam dert,
kam nis luften me hyqymet.
Zot kesaj lufte kush i prini,
Rrust Kabashi e mulla Brahimi.

Kjo kenge i kushtohet Rrust Kabashit, nje figure majft te perfolur gjate kohes se lidhjes se Prizrenit. Ngjarja e shtjelluar ne kenge mund te kete ndodhur rreth viteve 1878-1880.
Shaqir Age Nishi siq duket ishte nje feudal shqiptare i cili si shume muhagjire te tjer pasi kishin hyre trupat serbe ne Nish, Leskovc dhe Vranje ,kishin ardhe ne Kosove.
Me sa dihet ky feudal si perkrahes i Perandorise osmane,gjate kohes se Lidhjes se Prizrenit , kishte pasur nje zenke me Rruste Kabashin te parine e Kabashit te Prizrenit dhe kjo kishte shkaktuar kete gjakederdhje.
Ne historiografine shqiptare thuhet se Rrust Kabashi ne vitin 1881, gjate sulmite forcave turke te Dervish Pashes per te pushtuar Prizrenin, ai me shume feudale te tjere kishte bashkepunuar me turqit. Megjithate dilema perseri qendron, sepse ne krahasim me feudalet e tjere posa ushtri turke hyne ne Prizren urdheron varjen e Rrust Kabashit.
Kenga edhe pse nuk ka motive te forta, megjithate paraqet Rrust Kabashin si nje kundershtare te hershem te Turqise. Mulla Brahimi ishte nje hoxhe nga fshati Semetishte i Llapushes.

Shkoza nga Prizreni


Tre kazaz ( Kavaz) po rrine ne dere

Tre Kazaz po rrine ne dere,
Mehmet beg a po del njeher.
Dil nihere me kuvendue,
ne veziri te ti na ka que,
nje sahat mos me u vonue.
Mehmet begi u idhnue
mblodhi atin pa shilue .
Cili djale po vini me mue?
Cili djale doni me ardhe ?
Qaj Salihi qe nje ma i pare.

Mehmet Beg faqen simit,
ka kalaja mos u ngjite,
ti ka nxane veziri do prite.
Zot c'ka ka veziri me mue,
Ku me ka thane une e kam ngue.
Tej ne More per te jam shkue,
me horumin kam luftue.
E atje une jam plague,
ne eshtra te qeneve jam mjekue,
marre Shkodres por nuk i kam que.

Mehmet begi i hypi atit ,
vesh kusaten prej dukatit,
gjane e gate po ia leshon sokakut.
Mire se te gjaje veziri i Bushatit
hajde, hajde beg o'i Kastratit.
Ka calinat prej dukatit.
E hoqe njane e ne mulle te barkut,
Mehmet begu ra prej atit.

Mehmet beg i holle e i gate,
te ra veziri anej te grate,
hajde, hajde vezir zeza,
po q'ka te duhen keto bajonesha,
tuj pas Shkodra, shkodralesha,
niqind qese me ju ba vesha,
syte e zi vetllat e zeza.

O moj nane t i pash mue
kur te bajsh ti mem vajtue,
Kajma Memen ma forte se mue.
Kajma Memen ma forte se mue!
Bash si burrat ka qendrue.
T'ishin kane dy djem si Mema!
paten me i hi Vezirit mbrena.
E me ja thy kalane permrena.

O moj nane e zeza nane,
amanet jam tuj ta lane
t'na marojshe nji vorre te gjane .
Me gjithe Memen me na nxane ,
me gjithe Memen me na nxane,
se i ka nejt begut ne kam.

O moj grue e dashnja grue,
a do te mbajsh ti zi per mue,
ata djem a do me mi rue?
C'ka po thu more zotni,
po ku gjaje une burre si ty?
Po ku gjaje une burre si ty,
Jo ne Shkoder po as n'Malesi.

Djemte e tone more zotni ,
kam me i fsheh neper Malesi
Do ti qoje cobane me dhi,
Ishalla rriten e te gjasojne ty.
E kur te rriten te bahen taman,
se lane gjakun pa t'a marre.

Kjo kenge sigurishte ka te beje me konfliktet mes njerit prej Pashallareve Bushatlije te Shkodres dhe Mehmet begut te Kastratit, i cili do te kete ndodhe rret viteve 1830-1840.
Nuk jam i sigurte a eshte fjala per Kazaz, kavaz apo kavaq, pasi nuk kuptohet mire .
Megjithekete si nje kenge mjafte e vjeter mendoje qe ka rendesi shume te madhe per t'a degjuar dhe mesuar me teper rreth kesaj ngjarje.

Shkoza nga Prizreni


Kenga e Halil Hamzes

Halil Hamza burre i trashe
n'dore tanden more pashe.
N'doren tande pash o i ri
qe m'rrethove me jabangji.
Bajram aga nji burre zotni,
ne Rahovec po dona me hi.
Me pi vene me pi raki.
Do t'a pime more s'do t'a lame.
Halil Hamezen do ta nxame.
Halil Hamza ish kane ne shtrune
qou Bajram vella se n'a rrethun.
Na rrethun e done me na nxane .
kurre n'hapsane nuk jam kane.
kurre ne hapsane une nuk jam hi,
nuk jem mesue vlla me kori.
Halil Hamza keq vikati,
na'i qelloje sakica gati.
Tre sejmen ne vend i pergjaki.
Qyky ashte tha pashe Podrimqaki ,
Qe se bane men qysh bahet gjaki.

Shkoza nga Prizreni

Halil Hamza me gjase ka qene nje qytetar i Rahovecit i cili ka rene ne kundershtim me pashallaret dhe agallaret shqiptare turkofile dhe bene rezistence kur Bajram aga me gjase nje turkofil nga Gjakova shkon per t'a zene dhe burgosur Halil Hamzen. Eshte edhe nje variant me i plote i kesaj kenge por te cilen e kam harruar.

marrŽ nga www.forumishqiptar.com


Xhevdet Bytyqi PŽrmbledhje 1'200 tekste kŽngŽsh shqipe tŽ muzikŽs popullore dhe shqiptare


 

 

Faqja kryesore

Hit Counter