|
Kėtu mund tė lexoni dhe dėgjoni disa poezi tė
zgjedhura. Tė gjitha kėto poezi janė tė marra nė libra tė ndryshėm. Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ti marrin dhe ti publikojnė nė faqe tjera, le tė kenė repsektin pėr kohėn time, shkruani ngacila faqe vinė (p.sh. www.rapsodet.com ). janar 2006.
Nėse nuk u pret nusja, u pret nėna. Nėse nuk u pret nėna, u pret TOKA. MILAZIM KRASNIQI
LULJA E SHPPoezi
POEZI SHQIP LULJA E SHPETIMIT NGA MILAZIM KRASNIQI PER SHQIPTARET QE LEXOJNE SHQIP, FLASIN SHQIP DHE MENDOJNE SHQIP
POEZIA MĖ NDIHMOI QĖ TĖ KONSUMOJA ILUZIONET
I nderuari Adnan, Botimi nė kėtė vėllim i poezisė sime tė plotė, sipas seleksionimit qė kam bėrė vetė dhe sipas formės pėrfundimtare qė u kam dhėnė kėtyre poezive, mė jep njė kėnaqėsi tė veēantė, si kėnaqėsia qė ka secili njeri kur e pėrfundon njė punė tė mundimshme e tė gjatė. Poezia ime qė botohet nė kėtė vėllim, ėshtė finalizimi i tėrė njė projekti estetik qė kam pasur si poet pėr mė shumė se tridhjetė vjet. Korrigjimet qė kam bėrė nė shumė poezi, janė rezultat logjik i ndryshimit tė koncepteve tė mia estetike, fetare dhe jetėsore, nė udhėn e vėshtirė tė kėrkimit tė sė vėrtetės dhe tė kuptimit tė jetės sonė njerėzore. Tash e di se e kam gjetur udhėn e vėrtetė, e cila mė mundėson vetėrealizimin si njeri nė kėtė botė dhe shpresoj edhe shpėtimin nė botėn tjetėr. Kėrkimi im i gjatė poetik dhe jetėsor, shumė herė ka qenė si i pėrhanshėm, kaotik dhe plot vuajtje, e kjo ka ardhur si pasojė e faktit se nuk e pata zbuluar me kohė tė Vėrtetėn. I jam mirėnjohės poezisė sime, e cila mė ndihmoi qė tė konsumoja iluzionet dhe tė gjendesha nė njė truall, ku zgjedhja nė mes tė humbjes dhe shpėtimit, nuk ishte mė e vėshtirė. Dhe mė duket se nė poezi mė nuk kam ēka tė them. Kjo ėshtė forma pėrfundimtare e poezisė sime, tė cilėn do tė dėshiroa ta kisha si njė lutje tė pėrhershme pėr veten time dhe pėr tė gjithė njerėzit. Lutem qė edhe fjala poetike tė jetė nė shėrbim tė afrimit tonė me Krijuesin tonė. Vetėm poezia qė ėshtė e shkruar me idenė qė tė jetė adhurim ndaj Allahut dhe falėnderim ndaj Tij, pėr tė mirat me tė cilat na e ka mundėsuar dhe zbukuruar ekzistencėn nė kėtė botė, ėshtė e denjė qė tė ribotohet. Nė Prishtinė,1 nėntor 2004, Me respekt, Milazim Krasniqi IMAZHI GRI Kėto gėrmime i bėnė do arkeologė tė egėr
Tė tyret janė shifrat mbishkrimet edhe ato qė sthuhen
Thonė kanė thėnė tė urtėt thonė kanė thėnė tė marrėt
Dikujt duhet zėnė besė Me sytė mes rrėnojash, Kur harron besėn e vėrtetė DETI Det o det det o gjėmė e kaltėr kėlthitur nga ėndrrime tė mėdha
Tė shikoj si fėrgėllohesh dhe njėsohem me dallgėt e shqetėsimeve tė tua qė vijnė nga ora qiellore qė mat kohėn tonė Mbi kokat tona
Edhe nė ty e shoh mrekullinė e krijimit Tė qiejve e tė tokės Dhe tė jetės sonė Tė cilės Krijuesi i tha: Bėhu dhe ajo u bė Qė ti jep kuptim mrekullisė Pėrmes adhurimit NATA E QIRAVE Sonte kanė zbritur nė kulmin e shtėpisė shpirtrat e engjėjt
Ne si shohim dot me sy
Sonte kanė ardhur shpirtrat e engjėjt pėr tė na dashur o gjykuar
Lehtė ia bėjmė me kėto tė mira nė sofėr Po si tia bėjmė me varfėrinė e shpirtit GURI I MEGJĖS Bėn po atė gjumė guror Tė shekujve tė fjetur
Nė faqen e tij tė rrahur nga era e shirat si nė njė skenė filmi tė tmerrit zgėrdhihet nofull e vdekjes
Qėndron nė njė bucė tė rėndomtė dheu Po njerėzit ia bartin peshėn nė zemėr Qė kur humbėn paqen nė shpirt DASMĖ Ja po vijnė dasmorėt po vijnė shtegmalit e breglumit gjithkah tė gjithė tė buzėqeshur
Nė oborr ėshtė ndezur zjarri pėr busull e mirėseardhje edhe atyre qė sjanė tė ftuar
Porta ėshtė sofėr pėr tė gjithė gėzimi daulle e tė gjithėve njė shtėpi kalamaj miq uroni Dhe dritė nė tė gjitha anėt Dritė qė na shpėton nga humbja Nėpėr udhėkryqet e lumturive Tė rreme IM ATĖ Kur flitet pėr arat im atė luan nga vendi
Shikon qiellin sikur kėrkon mendimet nė re
Palon duart e ēara si pėr bekimin e fėmijėve
Nė atė dramė tė tij diēka gjithmonė mbetet e paparė diēka gjithmonė mbetet e pathėnė
Kur flitet pėr arat nė shpirtin e tim eti Mėshira e tė Mėshirshmit Ringjall besimin si shiu tokėn e vdekur HIJA E TIM ETI Dritarja kap njė cop qiell tė mugėt si fytyrė gruaje me dhembjet e lindjes
Ka kohė qė e vėshtroj kėtė sfond tė plumbtė gjelbėr tė shkyer nga degėmollėt e tė qepur etshėm nga pipėtima e gjetheve
Nė kėtė soditje tė qetė papandehur mė shfaqet porteti i tim eti me atė shqetėsimin e pėrjetshėm qė lidhte tokė e qiej
Dhe mi shpalon vrragėt e duarve e tė buzėve tė ashpra e tė thella si tė tokės sa unė vėrtet smund ta di i mori ai tė tokės apo toka tė tij
Im atė i mirė im atė i etshėm ende endet hije arave duke u lutur pėr diell shi e bukė Dhe paqe nė shpirt
Tash nga gjethet po bien pikat e para tė shiut tė kthjellėta si lot gėzimi Tė dikujt qė kthehet pėrgjithmonė Nga mėrgimi DITA E TREGUT Zbresin burrat nga malet me zemile e thasė me mushka e kuaj
Qyteti ėshtė i tyre kėtė ditė me sheshe me kafene me kėnde pale a ua zė tė gjithat qė kanė e skanė
Nė vend e kohė tė caktuar takohen miq e myshterinj dredhin fjalė e cigare Dikush shet lopėn dikush blen rrobe pėr nuset
Kur ia lidhin kėrthizėn ditės sė tyre tė shėnuar marrin udhėt kah malet me veten e tyre pėr tu ritakuar PASDITE ME SHI Nisėn tė bien pikat e para tė shiut era i hedh tutje me tėrbim
Lagjja ka rėnė nė njė gjumė klinik rrugėt prehen si tė sėmurėt nė komė tė thellė
Gjithė pamja qė kap syri nėpėr xham ėshtė e akullt si pėrfytyrimi i hedonistit pėr vdekjen Qė edhe mund tė vdes pa e kuptuar Se kjo ėshtė vėrtet mėshira e premtuar NJĖQIND VJET VETMI
Kot po i sjell numrat thirrjet i pėrbin nata
Bota ka rėnė nė gjumė Ora e murit bėn grevė
Ētė bėj nėse duhen bėrė flijime mė tė mėdha se vetvetja
Tė hesht edhe unė si muret tė kotem me saksitė
Si ti shpėtoj vetmisė qė mė mbulon me harrim
E dhoma qė lėngon e bota qė fle tė ma bėjnė njė vdekje mė njerėzore
Ah Vetmia qenka brendas vetes Kur humbim lidhjen me Shpėrblyesin
Dhe unė qenkam vetė prodhuesi i saj Si merimanga kur pa dashje kurthohet nė rrjet ĖNDĖRR
Pėrtej muzgut bie briri nė pluhurin e pėrfytyrimit gjurmė mamutėsh kryqesh avionėsh
Gjymtyrėt fluturojnė nėpėr qiell duke ndjekur gjahun
E nė boshėsinė e akullt pastaj fėmijė epruvetash luajnė me baltė
prerja e artė me thikė pikturon bukurinė e verdhė tė murtajės
Dil prej kėsaj ėndrre me ngut Nėpėr portėn e hapur nga engjėjt
Ajo tė rikthen nė sprovėn fitimtare Kur me zemėr zgjohesh BALADĖ TROTUARESH
Me delikatesė bie mbrėmja siē bie perdja e kadifenjtė pas njė akti tė kryer nė dramė
Ndanė rrugėve ndizen neonėt nė farfurinė e dritave tė tyre Qyteti merr frymė si astmatik
Nėpėr markete kafene librari hyjnė e dalin njerėz pėr tė marrė a lėnė shqetėsimet e veta
Nė tė gjitha anėt njerėzit nxitojnė dhe ēuditėrisht u ngjajnė pantomistėve tė harruar nė rolet e tyre
E gjitha kjo gjalllėri ėshtė rrenė e fantazisė Nėse nata nuk pėrqafohet nė paqe Si jastėku i butė Ku pushojnė edhe ėndrrat METROPOLI
Ku ta hedhėsh hapin do tė shkelėsh nė gjethe tė verdha e fjalė tė rreme
Kah ta kthesh kokėn do tė shohėsh reklama verbuese e fytyra tė ngrira
Ētė zė veshi do tė dėgjosh zhurmė motorėsh e rrėfime triviale
Ik kah tė ikėsh do tė shkosh drejt vdekjes nėn rrotat e mitit modern I cili pikė faji nuk tė ka ANTIPOEZIA
Sot pasdite nė shitoren Gėrmia kam parė poetin. Mė tė famshmin poet
Kish tė veshur seksi-pallto. Farmerka Texas e kėmishė brilantini. Njė minikravatė e borsalino kauboji. Kėmbėzbathur.
Buzėqeshte. Pėrshėndeste me duart plastike. Shkėlqente nga dritat shumėngjyrėshe Tė vitrinės
Dhe derisa e shikoja atė tė ngrirė dhe njerėzit kundruall tij tė ngrirė mė bėhej se e ndieja tė recitonte njė antipoezi pa fund me zėrin joshės tė reklamės IKJE NGA VETJA Nė peizazhin e mėngjesit pranveror buzėgazi i diellit tjerr ėndrra tė arta
Nėpėr degėt e drunjve cicėrojnė zogjtė e gjethet ua mbajnė ison me pipėtimė
Kėtu gjithēka i ngjan pėrrallės sonė qė e shpikim nė njė gotė me zhgėnjimin e pluhurosur
Por ēmu desh ky uikend edhe jashtė vetes ta njollos simetrinė
Se tymtarėt automjetet bėrllogu gojėhapur mė presin tu kthehem nė mbrėmje sėrish
Duke shtrydhur nostalgjinė nė kėtė oazė ndiej turpin e ikjes nga vetja GJUETI NĖ SHTRIGA Ngrihet siē ngrihet tufani fjalė e thėnė nė erė
E pėrlan para vetes tė veja virgjėresha
Ua bėn gjykimin nė kamarėn e dhunimit
Nė kokėn e botės metastazė E liga Pse e bėtė jetėn njė gjueti Nė shtriga
Zotėri Torvemada Inkuizitor i madh I krimit SODITJE Copėdielli si pyll nė flakė fundoset duke lėnė pas qefinin gri
Kurorat e rrezeve jermėrisht rikrijojnė pėrpėlitjen e tyre nė xham
Fėmijėrisht sodis kėtė pamje si kėtu e dhjetė vjet mė parė
Po ai perėndim dielli por tjetėr skenė nė soditjen time
Kam zėnė ta kuptoj mrekullinė MUZGU Si ushtimė pylli pėrhapet kumbimi i trokut ēalaman tė pelės sė zezė
Ajo turfullon e hakėrrohet me vringėllimė patkonjsh fik qirinjtė e dritės
Nga pamja e mugėt tulaten njerėz e bimė vetėm lakuriq farkėtohen vitheve tė saj
Ninulla e natės na merr gjithėve nė dorėzim PAGJUMĖSI Orenditė koten si korifenj tė gozhduar Nė misionin e tyre tė kotė Ndez transistorin Tinguj tė njė muzike tė vrazhdė shpėrthejnė si gaz i nėndheshėm
Jashtė fryn Pikat e shiut dimėror pėrplasen xhamave me tėrbim
Kujtoj mikun nisjen e tij nė udhė tė largėt e kthimin nė sarkofag bojėkafe
Tik-taku vazhdon Akrepat kryqėzohen ashpėr Si brirė mamutėsh
Njė mjegull klinike shtrihet si pauzė midis aktesh Ėshtė gjumi qė bie si vesė qumėshtore Nga dora e pėrjetshme e mėshirės VJESHTA Mė nė fund erdhi e zymtė flokėshprishur si njė mėrgimtare e shumėvuajtur
Dhe po shkel arave trotuareve rėndė duke derdhur vrerin qė i ėshtė lidhur nė grykė
Vjeshta do tė mėrgojė sėrish bashkė me pikėllimin e saj tė pėrjetshėm Ndėrsa tonin na e lė pykė nė grykė DIMĖR Peizash me njė ngjyrė tė vetme
Bardhėsia rrėnqethėse shtrihet Boshėsisė sė saj vėrshėllen era zemrake
Duke shkelur mbi borėn kėlthitėse Provoj ti gjej kėsaj dite njė copė vend Nė galerinė e gjėrave tė harruara GURGDHENDĖSI E bart gurin nė krah pastaj net e ditė e vjet mundohet tė zbėrthejė enigmėn e fjetur
Duke u thelluar nė tė me daltė e ēekan shpalos si faqet e njė libri enigmėn e jetės
Gurgdhendės ėshtė mė i rėndė guri a dhembja qė skalit nė tė
Mė mirė lėre punėn qė sėshtė jotja Dhe kthehu paqėsor nė enigmėn tėnde njerėzore UJĖVARA Nga gurmazi nxjerr njė rėnkim tė mbytur
E kreshpėrohet me tėrė egėrsinė gjymtyrėt e veta kafshon nga tėrbimi
Po atė gjėmim ndiej sa herė mbyllen nė njė ėndėrr tė keqe Nėse nuk e gjej si duhet derėn e daljes ARKITEKTI Ja kėtu do tė ngrihet lagjja e re ky kompleks pėrrallor qė po mė zhurmon nė kokė
Lart do tė jenė apartamentet poshtė marketet shitoret e lodrave libraritė pėrballė fusha e gjelbėr dhe pishat
Lagjja duhet ti ketė tė gjitha ēu duhet pleqve, punėtorėve, kalamajve Si ta nxjerr nė pėrmasat e jetės Pa e shkelur kufirin e tė vėrtetės PIRG VEGIMI
MOTIV ARBĖRESH
Fryn Vetėtin dhe Gjėmon Nga ky rrėmet llahtar Tundet edhe dridhet Dheu
Mot i lig i tėrbuar Si nė baladėn shumė tė lashtė Edhe gurėt vendit shkul
Rrokullisen tatėpjetė gurėt Edhe gjenden mu nė majė Tė thepisur si mallkimi NĖNAT Nisen pas yjve djemtė E nėnat mallpėrgjėruarat Ngrohen me shkarpa ėndrrash
Mėsyjnė tek bien boritė djemtė E nėnat shpirtpėrvėluarat E shkojnė jetėn tek portat
Mbesin fushėtirave djemtė E nėnat shamizezat Varret nė zemra ua mbajnė
Po su luten si luten nėnat Pėr shpėtimin e pėrjetshėm SERGJENET Gjithė ajo pasuri oh ēpasuri As nė tokė as nė qiell
Ftoi nga kushedi ēvjeshtė Molla e njė vere qė se prek harrimi
Shamia qė dikur valles i printe Zogu nė dru gdhendur gjithė vegime
Gjethe tė thara tė blirit erėmirė Letra tė vulosura me shkretėtirė
Gjithė ajo pasuri oh ēpasuri Syrit tė kurrkujt si fshehej
Muzeume mallli qenė pėrherė Sall shpirti mund ti mbante ashtu nė erė SOFRA Shtrohej nė ballė tė vatrės Re vegimi hėnė e plotė
Buka u thehej tė gjithėve Edhe atyre qė mungonin ngahera
Mikun nė bukė se nė prente Edhe mik po tė mos ishte
Edhe me rėndė ish kur ēohej Hark shprese diell i ngrirė
Ndrydhej shtrydhej veten e hante Frymėn gjallė tė na e mbante NĖ SHPELLĖN E MERMERTĖ
Nėpėr njė portėz Tė cilėn na e hap vetė ciceroni Hyjmė nė Shpellėn e Mermertė
Tek ecim si tė shkelnim nėpėr habinė tonė Hapat gjėmojnė bubullimė Ndėr muzgje vere tė vonė
Ciceroni pėrmendsh si pėrēart flet Pėr do speleologė temperaturėn nė shpellė Pėr tė panjohurėn qė pret
Mijėvjeēarėt sipėr kokash tė gurėzuar Flokėt sa sna i pėrkėdhelin Si prindėrit fėmijėve tė llastuar
Po prapėseprapė veten e pėrmbajnė Nė atė gurėzim madhėshtor Lotėt veēse smund i mbajnė
Ndėrsa ne vėrtet asgjė nuk kuptojmė Pėrderi nuk e masim kohėn Ashtu si Krijuesi e ka krijuar PĖLLUMBAT Imazh rrėnqethės krijojnė Tek hyjnė nė guvė syakuj Tek dalin
Ajo vėrtitje pėrmbi kulme Ankth qė bebzėn rrit
Sado ulokė qė tė jenė Qiellin e ēukasin nė rrashtė
Tek fluturojnė nėpėr shqotė Tek ēojnė nė vend fshehtėsinė
Flatrat plumb u rėndojnė Nga kuje netve me hėnė
Ankth qė bebzėn rrit Ajo vėrtitje pėrmbi kulme O nėnė ILION Tė mbuluan kohėt me lava hiresh Tė mbuluan me mollokė gėnjeshtrash
Para shkėlqimit dhe mjerimit tėnd Fjalės i ngatėrrohet gjuha ndėr dhėmbė
Tė mbuluan kohėt e ikėn kokėpėrgjakura Tė harruan kohėt e tu kthyen zemėrplasura
Nė zjarret qė tė shkrumbuan su dogj liria Se kish humbur mė parė Nė mjegullat kobsjellėse tė miteve
Atė ditė e sot Kornizė pėr portret stė gjen historia KURTHI U nis nė sa e sa luftėra Veten duke bėrė fli
Nuk qe Helena e bukur si thonė Po bota e shėmtuar ish
E ra dhe Ilioni sė fundi Pus i thellė nė atė rrugė
Po kurthit tė ngrehur Si shpėtoi as Agamemnoni
Zgjidhte nyjė zemėrimi Klitemnestra Jo Mirrte hak Ilioni THEMBRA E AKILIT E ēka po tė mos ktheje nė betejė
Nėpėr qiellin gri tė antikės Imazhe mitesh mė pak do tė kish
Po thembra jote do ti bėnte bisht harrimit Kohėn tonė ēaltas do ta arrinte
E ēka po tė mos ktheje nė betejė
Mallkimi qė ti e barte nė thembėr Atyre qė harruan besėn e dhėnė Edhe ashtu do tu rėndonte nė zemėr AVE CAESAR Ave Caesar Saē i zjarrtė mbi Dhe kurorė Ėndrrash nė mes tė kėputura
Ave Caesar Edhe kur pėrfytem me luanin E tėrbimit tend tė madh Gjaku im qiellin kur spėrkatė
Ave Caesar Edhe kur i fundmi kuadėr i jetės Ndėr bebėza mė ngrihet Me dhe kur tė mė mbulojnė
Ave Caesar Qė vdekjes sime i duartroket Pėr tėnden unė dhe do tė bėhem Dhe qė nė gji do tė tė merr
Deri nė ferr RĖNIA E KARTAGJENĖS Thonė ra Kartagjena Se qe strateg Scipioni
Thonė ra Kartagjena Mbi hirin e saj tė stėrngritej Roma
Po Kartagjena skish si tė mos binte Pėrderisa hijes sė vet Dronė si njė fantazme ia kishte ARRĖZA Cingėrima e orės mė nxori a mė mbėrtheu nė pezhishkėn e asaj ėndrre llahtarinė e tė cilės mendja smund e peshon Diēka si recital robotėsh diēka si kor shurdhmemecėsh Pastaj mė zuri njė kollė gulēitėse njė ngulfame pėrmbytėse E ndeza cigaren e thitha njė here thellė dy tri herė Fėrkova sytė hundėt theva gishtrinjtė kafshova thonjtė krova flokėt Barkzbrazėt dola nė rrugė shpirtzbrazėt Mure Balkone Shtylla Kartmortale Asfalte Shitore kafeēajtore Kalimtarė Kalimtarė Kalimtarė Kalimtarė Kalimtarė Thithin cigare pėrtpin ēamēakėz pėshtyjnė reklamat shikojnė Njerėz-gjymtyrė Njerėz-gjeste Njerėz-hije Rruga i ngjet njė skene teatri eksperimental Ku pėrdhunshėm reprizohet njė shfaqje pantomime Zgjat shfaqja apo aktorėt janė harruar nė role tė tyre Si na u fry kėshtu Arrėza si na u bė digė qė ndal fjalėt E si vetmia vėrshėllen nga tė katėr anėt si veri vjeshte tė vonė E na ther nė shpirt pėr njė humbje qė i bėmė vetes E njė hidhėrim qė i bėmė Krijuesit DIQYSH
Diqysh dolėm nė qytet Gruaja e unė me tė shtatė fėmijėt
Diqysh ecja aq serbes Sa mezi e njihja veten
Te Sheshi i Fitores u ndamė Secili tė shkonte nga tia kishte ėndja
Unė bleva krejt ēmė duhej Pixhame kėpucė kėmishė
Siē qemė marrė vesh Te Sheshi i Fitores u takuam sėrish
Tė gjithė kishin blerė gjithēka Sa mua mė hante diqysh njė brengė
Gjithė ato gjėra qė na mungonin Shtėpia si do tė na i zinte Ėndrra kur tė mė ikte ROKENROLI E desha sa mė tė dashurėn vashė Tė ėndrrave tė hershme djaloshare Me tė cilat pėrthekoja botėn e madhe
Kish nė tė diēka farfuritėse Qė tinėzisht tė rrėmbente tė pushtonte Dheun nėn kėmbė ta gėrmonte
Po babait prapė i mjegullohej syri Tek dėgjonte kėngėn pėr Isa Boletinin Pėr tė cilin tė gjallė e ruante kujtimin
E nėna mė kallėzonte deri vonė Pėr dajė Rexhepin partizan Qė nė frontin e Sremit kishte rėnė
Dhe a mund ta bėje veshin shurdhėr Para tundimesh qė tė thėrritnin A mund ti kėmbeja me Elvis Prislin
E desha vėrtet rokenrolin Si njė lodėr tė posablerė fėmija Po pėr tė unė kurrė sdo tė jipja As baltėn e opingave tė mia IM BIR Shtratin ia shtroj nga pupla pėrrallash Njė fjalė peng i vė pėrkresė Zhurmėn e rrugės ninullė e ka Tė matet nė diell me trimėrinė Si enigmėn e lodrave ta peshojė pamundėsinė
Gjumi ia zė njė hutim nė fytyrė Dorėn mbi njė lodėr qė si zihet besė
Nė ag tek nxitojmė drejt stacionit Matet me enigmat e ėndrrave tė veta Si koha me hije Nė ka pasur kohė tė ėndėrrojė PIRG VEGIMI Shumėherė kur smund ta shkruash Asnjė varg pėr be Je poet i madh Pirg vegimi je
Mėkati pėr arrėz tė lidhet Fjalėn ta dhunon
Ti kujton ae i ditė gjitha Tė Bukurės sė Dheut s ii rri kobi mbi kokė Sytė e Homerit pse se kanė njė lot
Danteja me ferrin pse pėrfytet kot Serembeja pėrse shėtit i humbur nėpėr botė
I ke parė me sytė e tu tė gjitha shumėherė Po a e kuptuar se nga u vjen humbja Atyre qė harrojnė veten pėrherė QESHJE SARDONIKE
LISI
Nėpėr ninėzat vagėllore Lisit sa i duket kurora Ai peizazh illyrizor
Pėreth tij tri pelida Syverbuara gjuhėshkurtuara Sillen dhe gjithė drithėrimė Nga njė pėllumb e mbajnė nė duar
Kur i lėshojnė nė dritė tė qiellit Shkulin flokėt nga trishtimi
Lis Dodone rrėnjėnxirė Maja Motėr do tė rrafshohet Mu si varret nėpėr mote
Po prapė dielli do tė lindė Zemra do tė vetėtijė Moj Dodonė harresa jonė ENIGMĖ Me tė marrė lajmin e fitores Pupthi kėrceu nga froni Mbret Agroni
Nga gėzimi i pritur E tundi njė e qeshur me zė tė lartė Sa as vetė sdinte nga i dilte
Qeshėn pas tij me radhė Teuta qė mbante Pinin nė prehėr Kasnecė kėshilltarė e truproje
Mbreti shtroi njė gosti tė madhe Pėllumbat pa i vėshtruar Edhe mė keq akoma Zotin pa e besuar
Dhe nuk e zuri pije e fortė Librat si na e rrėfejnė Se mos iu zu tharmi enigmės mbretėrore Nė Shėn Helenė KUVADA E BRAKTISUR Si bisha i unguronin Demetrit nė zemėr Lakmia dhe trimėria
Detit ia njihte sėmundjen Po tokės ia harronte dashurinė
Mbi shpatullat e Fulvit Me thonj tė skuqur prekte retė
Mbi shpinė tė Postumit Kafshonte mishin e trupit tė vet
Kur deshi kėmba dhe qė ti zinte Nė hundebuzė u rrėzua
Kohė i mbeti tepėr sa ta kuptonte Se ku kishte zėnė nė thua MONEDHA E GENTIT
Nė njėrėn anė shungullon nga deti Nė tjetrėn ulėrin nga mali
Im gjysh dinte ēduhej tė zgjidhte Midis Peshkaqenit e Luanit
Rrugė tė mesme ska thoshte gjyshi Kur tė ti nxjerrin pėr fushė rropullitė
Ndoshta do ta rrafshoj Kuirinin Ndoshta do ta rrafshoj Kuirinin
Do ta bėj ndoshta vdekjen nė arenė E tė mbetem pėr jetė tė jetėve pa varr
Oh varri im ėshtė tmerrsisht i thellė Sytė nuk mė shohin kund tė tillė humnerė
Nė njėrėn anė i shungullon nga deti Nė tjetrėn i ulėrin nga mali GURĖHEDHĖS ILIR Guri qė ėshtė durim i moēėm Mund tė rrokulliset nga maja Nga dora jote
Augustit plaga ende i kullon Dhe tėrbimi i gurit e zė nė revan
Tek ushtojnė lugjet kushtrimi Me shekuj nė zemėr i ther
Fantazma famė e tij kundron e hutuar Deri sa i pėrzihen thembra e gishtėrinj
Guri ėshtė durim i moēėm Dhe rrokulliset nga maja E lirisė sė dhunuar GJUMI I MESDITĖS Ta kesh zogun nė dorė E ta merrėsh botėn nė sy
Tė ikėsh larg e mė larg Nga zėri yt Qė gjegj kur thėrret
Thell tė fshihesh Nė zgavrat e vetmisė Qė ti bėsh ballė shkohėzimit
Tė ėndėrrosh pastaj Derisa tė verbohesh Me kokėn tėnde nė duar
E sheh si zgjat zgjimi Mė shumė nga jeta Popull i mashtruar MBRESĖ UDHĖTIMI
Gjithė ditėn e lume pi kafe ekspres Nė tė djathtė e nė tė majtė Pluhur reklamash pėrdridhet Nėpėr sy mė vret pagjumėsia Aq mė bėn Kohėn nuk e mat nė akrepat e tyre Po tė kultereve tė mia
Nė kėtė ankandqytet Tė hapur pėr tė gjithė nė ēdo kohė Smund tė blihet me ēmimin fillestar As dhe njė kontinent as dhe njė gjilpėrė Roje bėn Liria Me Portėn Triumfale si gėrshėrė
Gjithė natėn e lume pi kafe ekspres Nė tė djathtė e nė tė majtė Metro koridore katakombe moderne Gėrmojnė thellė rrėnjėt e lisit Vras mendjen Me ēlitar mund tu matet perimetri Mashtrimeve tė Parisit UDHĖT E LARGĖTA Profesori nė vendin e vet Matej e ēmatej Me fjalėt e veta
Salla sikur ngushtohej Lapsat me gulēim Zbraznin pikėllimin e ngjyrės
Mureve pėrplasej kumbimi I ndonjė thirrjeje nė mal Iso i mbanin dallgėt e detit
Murgjit rendnin tė shqetėsuar Gjurmėt u mbulonte shkrumbi Hapin me tė hedhur
Freskat heje akulli Pikonin nė hapėsirė Kujtimin
Po tė gjithat nuk ia dilnin Qė humnerės deri te Buzuku Urė ti ngritnin
Ishte njė harrim qė shtrihej nėpėr shekuj Dhe zvarritej si memec Pa nxjerrė njė fjalė
Si e kishte harruar veten mbi hone mohimi I magjepsur nga mitet e mashtrimet Njeriu shqiptar
E kur mbaronte ligjėrata Salla merrte prapė formėn e vet Po honet e mohimit rrinin pezull Edhe nė ėndrra na vinin pas udhėve tė largėta MUNGESA PARA NESH Para nesh sishte Numri As matej hapėsira Nėpėr nyja gishtėrinjsh
Para nesh sishte Uji As lundronte bota Varkė nė bebėza
Sishte para nesh as Zjarri Qė mbush pritjen Shkėndija psherėtimash
Sishte kurrkund Ajri I frymėmarrjeve tė thella Qė tundin yjtė
Gjithė ajo mungesė e madhe Deri sa e kuptuam Se ishim tė krijuar pėr tu dashur Nėn kėtė kurorė SYTHA TRĖNDAFILASH Nė kėtė buzėqeshje tė fiksuar Njė vere nė det Herbarium dashurie shpalosur Rrudhėzat rreth sysh tė rrinė
Tek ti sodis plot mall Kujtimet si shtjellė mė pėrlajnė Lėmė pas ditė e muaj e vite Si drunj rrugėsh pėr anė
Tė kujtohet si bėnim pizgrra Me gurė nėpėr syprinė Si na arrinin valet tė zemėruara Qė ua venim nė lojė kaltėrsinė
Dhe tek tė fiksoja nė kėtė kuadėr Ndjeja po atė shqetėsim Si nė takimin tonė tė parė
Kanė kaluar shumė vera tė tjera Dhe fotografi tė tjera bėmė Po rrudhėzat rreth sysh mė sti zura Ashtu tė ēelura sytha trėndafilash SHKUMĖSAT E PIKĖLLIMIT Peizazhi i paparashikuar Nė sytė tanė plastikė Gurė e rrasa muronte e rrėnonte
Muret e dinin Si lartėsohej pamundėsia
Kur binte muzgu Nė sytė tanė regėtinte Udhėt e largėta na kujtonin E ne si fėmijėt nė asfalt Vizatonim kujtimet Me shkumėsa shumėngjyrėsh Pikėllimi HERBARIUMI FAMILJAR Prindėrit e kujdesshėm Se harrojnė detyrėn Nė ditėt e shėnuara
Fėmijės i blejnė Veturė kafshė shtėpiake Avion supersonik plastik Nė shitoren e parė tė lodrave
E puthin nė njėrėn faqe Ia ngrehin njėrin vesh Dhe secili mėsyn Ta zėrė kohėn e vet tė humbur
Vetmevete thonė Kjo ėshtė kohė e artė e fėmijės Gjithė kėto lodra qė ka
Kuku pėr ta FĖMIJA MOLLA VETMIA
Dridhet fėmija nga mendimi Molla kalbet nė tryezė Lodrat sdinė pėr zgjim e lojė
Plagė tė thellė merr shkėlqimi Tek mjaullin vetmi e zezė Atė qė humb si ta fitojė ARIU Mė tė thellin pyll e ka shtėpi Mė tė zezen shpellė e ka liri
Mijėvjeēarė tė tėrė atje lė gjurmėt Kurthe pėr shira tė vjeshtės
Veē kur i ungurojnė rropullitė e sos me njė Ariu i Bardhė Ariu i Murrmė Ariu i Zi
Po smund tė matet kurrė me faraonin As me Neronin as Napoleonin
As me Hitlerin as me Leninin As Musolinin as me Stalinin Dhe as Xhingiskanin as Sllobodanin
Pleqėrojeni edhe vetė njerėz tė mirė A ėshtė sa e pandehim ariu egėrsirė VAJI I FĖMIJĖS
Sot gjithė ditėn e lume Koka mė mbeti nė gazetė
Nga shtylla nė shtyllė nga faqja nė faqe Bota mė shndėrrohej nė rebus
Kronika e zezė sa smė la pa mend Rropullitė mi gėrreu raporti pėr vėrshimet
Kumtesa pėr Inkėt e Atlantidės Nė rrjetė merimange mi vari mendimet
Shiu sprajti as ende ka pushuar Si ta vajtonte qielli verėn e harruar
Teuta smu hoq kurrė nga prehėri Po as vajin macja e vogėl nuk e mejti
Gjuante kukullėn pėrplaste kėmbėt Mė shikonte mes lotėsh hutueshėm e shkreta
Si nuk mė bėnte zemra dhe mua Ta nxirrja kokėn nga gazeta TELEVIZORI Butoni me shpejtėsi kozmike Ia heq kataraktin nga bebėza Krejt botės
Pėrzihen pamjet humbin kuptimet Fjalėt heje akulli Na varen buzėve
Dikush kap kokėn dikush lėpihet Tjetri fėrkon sytė Nga apatia
Butoni me shpejtėsi kozmike Katarakt tė ri nė bebėz i shkakton Krejt botės
Po duhet tė kalojnė disa orė drite Derisa tė na shkrihen hejet e fjalėve Buzėve varur GAZETA Tek lexoja nė gazetė njė ditė Njė deklaratė pėr armatimin nė gjithėsi Pėrvajshėm fėrkoja sytė
Njeriu nga fotografia shqyhej nė gaz Si tė kishte zbuluar papritmas Njė enigmė tė ndėrlikuar
Faqet e gazetės nėpėr duar mė shushurinin Fjalėt nėpėr reliefin e butė tė letrės Si bishat nė pyll ulėrinin
Nuk dėshiroj tė mirrem me hamendjen Kobin e Atlandidės njeri a e parashikoi Nė fare deklarate nė gazetė FORMULA E KATONIT
MEDITIM PĖR SAMIUN Mote ka qė trastė mė rri Figura e Samiut nė kujtesė
Dhe sgjej kuadėr qė ta zėrė Enciklopedinė e gjallė Qė ndjehet ngushtė nė dy shekuj Qė me njėrin sy e shikojnė
Dhe sgjej kuadėr qė ta zėrė Dilemėn bjeshkė Gjuhėn e pushtuesit si ta emėrtosh Ndryshe Kur hijet vallėzojnė rreth shtėpisė
Se sytė zėnė e djegin Se sytė zėnė e lotojnė
E atij njėrėn faqe ia rrahin valet nė Bosfor Tjetrėn borėrat nė Alpe
Ka mote qė ha veten e se di Ēka qenė Ēėshtė E ēdo tė bėhet me Samiun Qė ndan e bashkon dy kontinente Me tėrė atė dhembje VIZA NĖ MES Nėpėr libra mėsimi enciklopedi Nėn emėr futur nė kllapa Si dy akrepa tė ndalur Varur rrinė dy data
Zbritja sbėhet lehtė Me matematikė tė thatė Ajo vizė e shkurtėr nė mes Ėshtė udhė nėpėr shtrėngatė
Fjalitė tutje zgjaten Me shqetėsimet e kohės Po duken sė tepėrmi tė ngatėrruara Si diplomacitė e Evropės
Fotografia e zverdhur pėrbri Vjen disi e largėt Sėshtė faji i fotoaparatit Qė nuancat e shpirtit si kap
E datat e futura nė kllapa Akrepa tė ndalur rrinė Viza e shkurtėr nmes tyre Enigmė pėr historinė DRINI NĖ TREG Sa herė shoh peshq tė freskėt Nė hyrje tė tregut Sikur i shoh mendimet e mia Tė zėna me rrjeta Me zorrė pėrfushė Sikur i shoh kujtimet Dhe nis e mė erret E marr nė thua Djersė tė ftohta mė mbulojnė Mu nė hyrje tė tregut nė Prishtinė
Duke ikur nga tregu Ndjej si gumėzhin nė mua pikėllimi Si tė buronte vetė Drini E mendimet mė ngelin nėpėr shporta Me zorrė pėr pluhur zvarriten kujtimet Sa kur arrij me gjysmė shpirti nė shtėpi Fshihem nga pasqyra Sytė mė kanė marr njė pjesė shėmtie Nga hyrja e tregut e di FORMULA E KATONIT Njėherė e njė kohė Njėfarė Marcus Porcius Katoni Shpiku njėfarė formule Tė thjeshtė pėr Kartagjenėn Ceterum cenzeo Carthaginam delendam esse
Qė se harronte ta shqiptonte Nė senat nė shtėpi publike Nė pijetore nė gjumė, Nė nevojtore
Nė kohėn e tij Psikanaliza skishte fenerė Pėr bodrumet e shpirtit
Nga ajo formulė ndjellazezė Erėrat e pikėlluara Pėrhapėn hirin e Kartagjenės Nė tė katėr anėt e botės Duke brumėzuar gjak e ėndrra Nėpėr kujtesė
Atė ditė e sot Formula e Katonit mbeti nė fuqi Nėpėr kabinete laboratorė Salla solemne akademi Vė veto tė plotė Dhe Kartagjenat e trilluara I ndjek nėpėr botė MIDIS BASHKĖFSHATARĖVE Pas kaq kohėsh prapė jam midis bashkėfshatarėve Nė ditėn e shkollės
Me sy i vjedh burrat Qė janė bėrė grumbull nė banga tė fundit Si tė qenė strehuar nga shiu
Kohė e mbjelljeve Po ata kanė ardhur tė dėgjojnė vjersha Tu duartrokasin fėmijėve
Kėshtu vinte edhe im atė Kur recitoja vjersha nė ditėn e shkollės E gėzimi i stiste mustaqet
Prapė jam midis bashkėfshatarėve Dhe ndjej atė gėzim tė largėt tė harruar Si njė fjali qė e lexojmė nė dėrrasė Tė pafshirė nga ora e kaluar COPA METALI NĖPĖR GISHTĖRINJ Kthehem nga puna Pa njė fije gėzimi Nė shtėpi
Dreka e ngrirė Pasditė tė gjatė mė premton
Futem nėn batanije Dhe vėshtroj rebusėt e merimangave
Zėrat e fėmijėve ecjaket e gruas Si tė qenė fshehur nėn tapiceri
Numėroj ditėt e mbetura Si ushtari i vjetėr Copa metali mė rėndojnė Nėpėr gishtėrinj
Dhe sgjej fjalė tu shpreh dashurinė Pėr sa mi japin kuptim jetės Kur tė vijnė THIRRMĖ Posa cingėroi telefoni Hodha gazetėn i lehtėsuar Dhe pas fjalėve tė para Njeriu filloi tė mė kėrkonte ndjesė Si tma kishte kanosur jetėn
Unė i thashė se mė gėzoi ajo thirrmė Po ai smė zuri besė
Ishte dita e dytė vėrtet Qė smė kishte kėrkuar njeri
Dhe unė pėrfytyroja receptorė tė ngritur Gishtėrinj qė formonin numrin tim Qoftė edhe gabimisht Po ec e mbushja mendjen atij BUBULINA Erdhi njė natė tetori Me vaj nė buzė Bubulina
Ēvaj Me bubullimėn e lashtė tė jetės
Dhe hyri nė albumin e jetės sonė Ku vendi i vet e priste
Tash kaltėron Jonit tė gėzimeve tona Me emrin qė kohėt pėrtėrin ALBUM PĖRMALLIMI
Shkrepi muzgu fyshekzare Tym e plhur rigė e erė Po qyteti su mbush vrer Si far vashe lajkatare
Rri i muzgėt nė dritare Rrugėt mbushen me poterė Stinė trillesh ti o verė Di tė therėsh me thikare
Nkryq vetmie tė gozhduar Pre mė bėre tė kujtimit Tė njėmuzgu tė muzguar
Jap e marr tash me rininė Nė album tė pėrmallimit Loti fsheh fotografinė PLANETĖ TĖ LARGĖT Pėrgjatė shpirtit tonė shtrihen Kėneta hėnore Dhe Oqeane Stuhish
Pėr ti vėnė re Sndihmojnė kurrfarė planetografish
Po njė ndarje e pėrjetshme I bėn tė dukshme ato humnera Nė planetėt e largėt nė ne Kur na braktis shpresa ETHET E KUJTIMEVE Shėtitorja u kėrrus E mbahet si pėr bastun Pėr trungjet tullace tė brirėve
Gjethet me verdhėz Ia mbulojnė kurrizin Qė therje reumatike ndjen
Derisa bėj shėtitjen e mbrėmjes Sa sia plas vajit Pėr verėn e dashurisė sė vdekur
Ndalem nė mes tė shėtitores Si pėr ti mbledhur kujtimet Nėpėr plasat e asfaltit
Mė mirė po ti varim si kartėmortale Se kėshtu na i shpiejnė nė pleh Fshisaxhinjtė DRITARJA Ėshtė sy Tė nxjerr nga thonjtė e mureve Po dhe tė bėn sylesh
Prandaj ti mos rri Kohė tė gjatė pėrpara saj As nė festa as nė zi SHPRESĖ NĖ FACULETĖ Nė tė njėjtėn kthesė tė bulevardit Rri verė e dimėr pranverė e vjeshtė Tė njėjtin refren ēamēakėz mbllaēit Nė prehėr e mban tė njėjtėn faculetė
Nė lustrėn e kohės gravure e gjallė Fytyrė-thėngjill e syzgurdulluar Gjimnastikėn e pėrsosur tė pėruljes bėn Pėrpara hundės sė botės sė verbuar
Si njė aktor e di krejt pėrmendsh Tekstin e rolit qė luan nė jetė Di ta shumėzoj mėshirėn e huaj E ta pjesėtojė dhembjen e vet
Nė tė njėjtėn kthesė tė bulevardit Qė nga mėngjesi e derisa bie terri Faculeta ia zė gjithė atė shpresė Siē e zė ekrani njė film tmerri LLAHTARIA Shėtitorja e mbuluar gjethe blirėsh Fara kungujsh buleta kinemash gėzhoja gėshtenjash Nuk zhurmėrin si rėndom nė kėtė orė tė mbrėmjes
Po unė me njė mikun tim regjisor Shėtisim qė nga Theatri e deri te Hotel Grandi Nėpėr fyryfyēkė kėmbė pas kėmbe mes blirėve Bėjmė biseda tė rėndomta pėr tė shkuarėn pėr ardhmėrinė
Dhe sdi hiq se si e nxjerr ai fjalėn te armatimi bėrthamor Duke qėruar fara tė kriposura kungulli e duke pėshtyrė Duke qeshur nganjėherė me zė tė lartė e duke sharė
Ndėrsa mua mė bėhet se merr flakė vetė qielli Se zbret mbi ndėrtesat blirėt shėtitėsit e mėrdhirė Qė zėnė tė pėrpėliten nga llahtaria E miku vazhdon ta ndrydhė butonin e fjalėve Qė si bomba eksplodojnė nė pėrfytyrimin tim Sa sshkrihet sė qeshuri kur e lus tė ndėrrojė bisedė
Kur e lė mes shėtitores e ik pėr nė banesė Ku posa hyj brenda Redaktori nė TV po atė temė paralajmėron nė krye tė ditarit
Ai veēse sqėron fara sqesh spėshtyn sshan Mirėpo arrėzėn e fytit e shtyp me gisht Kravatėn shumėngjyrėshe e ēliron spontanisht E unė pėrpiqem ta shkul pėrfytyrimin llahtar Qė si etiketė mbi shishe nė tru ma ngjiti miku Derisa nė ekran emetohet shpėrthimi nė Nevadė STADIUMI Kur i hapėm themelet Shtangėm nga habia
U ngjitėm nė Dragodan Tna hipi nė kokė njė marrėzi
Gooool brohorisnim pėrnjėherė Dhe kapelat i hidhnim pėr qiell
Shpirti ashtu na lehtėsohej Pėr token qė nga hekuri do tė rėndohej
Mė rrėfen njė pensionist E qesh rėndė e bėn me gisht
E di thotė se po tė bėhem cergė Veēse po tė mė pyesnin mua
Emrat tanė do ti shėnoja nė ulėse Nė vend tė numrave KUJTIM I PALEXUESHĖM
Nė njė mbrėmje si kjo Shėtitėsit do tė ndalen pėr njė ēast Para trungjeve tė blirėve
Do tė tund ndonjėri kokėn Duke nxjerrė nga xhepi njė cigare Po mbrėmė ja kėtu e pashė Do tė bėjė tjetri me dorė
Pastaj do tė nxitojnė Tė arrijnė atje tek i presin Duke shkelur pikėllimin e ēastit Si gjethet e rėna
Dikur dikush do ta shkulė kartėmortalen Pėr tė shėnuar njė numėr telefoni Apo shiu vetė do ta bėjė tė palexueshėm Kujtimin ARTI I KRIJIMIT
Nė letėr i nxjerr Mendimet qė mė tundin Si trollin tėrmetet
Titullin qė mė parė ua di Nė vesh sekush ma dikton
Po pa njė pa dy ai merr zjarr Shkronjat si zhavor Pėr fytyrė mi pėrplas
Vija e drejtė qė e mban Si gjarpėr zė e pėrdridhet Kaligrafinė e frymėzimit Nė zemėr ma kafshon
Nga zėra tė njohur tė largėt Dora nė ajėr mė shtanget Aniqė letra e bardhė ma tėrheq Si metalin njė copė magnet
Dhe sdi ētė hedh mė parė nė letėr Me ēfjalė me ēritėm Nė ēmetėr
E taketukja mbushet shpuzė e mbushen Mushkėritė tym e nikotinė Dhe ngryset natė dhe ēel dita Nė betejėn time me afazinė
Edhe kur se shkruaj njė fjalė Letrėn nuk e gris Se titulli do tė mė ndiqte Fjalėt e pashkruara mendimet e pathėna Do tė krijonin pas meje ortiqe DRITHĖRIMA Llampa me tytė pėrmbi letėr Nga ritmet e dorės drithėrin
E drithėrijnė zogjtė e tapicerive Lulet e perdeve tė mėndafshta
Fiku me gjithė vazė drithėrin Drithėrin piktura me kornizė
Nėpėr hapėsirėn e dhomės drithėrijnė Trupi dhe gjymtyrėt e mia
Nėpėr kėtė bulėrimė drithėrimash Merr formė poezia KURS PĖR PANTOMIMĖ
PALIMPSEST
Orakulli i Dodonės Taksa Ilirike Zjarret e Pal Emilit Itinerari i Antoninit Mbushin sterėn e orėve Me ujėra tė turbullt tė shekujve
Si mė mbiu nga zonė e muzgėt nė ndėrgjegje I krijuar nga copėza tė shuara meteorėsh Poeti anonim Qė krijonte vargje nė Pallatin Mbretėror
Dhoma u shndėrrua nė shkėmb Ku pėrplasen valet e bardha tė Adriatikut Dhe ora e murit nė ninėz Ku derdhen si rėrė format e hėnės
Kur i thashė hirėsisė me zė tė prerė Qė premiera smund tė shtyhej pėr njė betejė Se vargjet mė mirė nga shpatat Dinė ta mbrojnė Ilirinė Atij i kėrceu zemėrimi mbretėror
Oh ētmerr kur ta nxjerrin me thikė Dritėn e fundit nga bebėzat Peizazhin e atdheut tė larė nė gjak
Edhe me tėrė atė dhembje Unė i thashė pėrmendėsh tė 40 mijė vargjet E Iliriadės Po ato si trumcakė tė trembur e tė mpirė U shpėrndanė nėpėr muzg U fundosėn bashkė me shpirtin
Vetėm atje ju mbetet ti kėrkoni Se zjarret pėrmbi i bėnė shkrumb e hi
Nuk di sa herė ndėrrojnė format e hėnės Derisa ato copėza meteorėsh Mė lėnė tė kthehem nė kohėn time Nė kėtė antiantikė klinike Ku nata e acartė e janarit ėshtė gėzof i ngrohtė Po edhe kėto vargje tė shkruara vonė vonė Unė i nxjerr nė letėr ai mi dikton MBROJTĖSIT E ILIRISĖ
Ēgjarpėrinj Dalin kėshtu nga ndėrgjegja e shekujve Si nga plasa shkėmbinjsh Dhe lėvizin nė forma spirale nė forma valore Nėpėr ajėr nėpėr mure perde Nėn tavolinė Pranė kėmbėve tė mia akull Derisa rikrijoi vargjet pėr Ilirinė
Hutimi ndez reflektorėt e vet Edhe majėn e lapsit Nė thimth ma shndėrron Dhe hapėsirėn e tėrė nė njė rrotullimė
Janė kadmi dhe Harmonia Me ndonjė enigmė tė re Nė pleqėrinė e tyre tė thellė Dhe vetė Ai qė Illit ia dhuroi fuqinė
Janė dhe bijtė e harruar Nga nekropolat e Hollmit Dimalit Prishtinės Nga kiēėt e anijeve labeate Nga shkopi i Eskulapit Monedha e Hvarit
Vijnė si mbrojtės tė vatrės Kėsaj hapėsire tė prerė
Vijnė si kasnecė tė njė tjetėr ndėshkimi Pėr dvarjen tone Apo si shenja Se do mbėshtillemi me fuqi tė re Nė vorbull tė kėtij pėsimi
Maja e lapsit nxjerr zėra fjalė Qė e bėjnė thėrmia afazinė Dhe gjarpėrinjtė zėnė tė kthehen Nė hapėsirat e ngurosura tė shekujve Ku ata e shenjojnė humbjen Ilirinė OKTAVIANA Ndėrron forma si plastmasė Kur e ndrydh e shtrydh ndėrgjegja Oktaviana
Nga bodrumet e errėta i ēelen kaverna Pamjet e grave dalmate Tek hidhen me fėmijėt ngryk nė flakė Nėpėr shkallare Mollokė tė pėrgjakur rrokullisen Koka tė prera me shpatė
Karnel Scipion Nazika, Tiberi Dhe vetė Oktaviani Nė kulmin qė hepohet pozojnė Si terminatorė tė shprogramuar
Thonjtė e gjakosur u prekin nė re Thonjtė qė ia kanė ngulur nė fyt Si deles Delminiumit
Amulet i krimit nė emėr tė qytetėrimit Ėshtė Oktaviana Qė ndėrron forma si plastmasė Kur e ndrydh dhe shtrydh ndėrgjegja Mermerin e saj GEMMA AUGUSTEA Si ske njė grimė turp Nga ajo kapardisje August Qė si lakmus ta zbulon mizorinė
Po bėri e u rebelua Bato Copė e grimė e bėn atė skulpturė E bėhesh gazi i botės Nė sy tė spektatorėve Nė Museum Naturhistorischen Nė Vjenė NĖ ADRENICĖ Njė qen i zgjebosur Qė mezi merr frymė me gjuhė jashtė nė hije Dhe njė burrė i trembur Me gurin pėrkresė Bėjnė roje nė atė portė
Ky do tė jetė ai luftėtari ilir Qė ka kėmbyer gjarpėrin me njė qen Dhe zoti e ka ndėshkuar
Mizat se lėnė tė qetė a ndėrgjegja Shihe si dromcohet Si tė ishte i tėri argjilor
Brenda na pret Konstantin Shpataraku Dhe ora me mozaikė tė mermertė Ku koha ėshtė paralizuar FORMA TĖ REVE Pėrse me emra kaq tė paarritshėm Si format e reve nė njė qiell Qė sparalajmėron asgjė Molosė taulantė penestė Enkelejė pirustė liburnė dasaretė Albanė dardanė breukė dalmatė E tė tjerė emra qė shprishen pambarim Nė njė zonė tė shurdhėr harrimi
Mos ishte njė ndėshkim perėndie Apo gėnjyet veten se bėhemi mė tė lirė Tė ndarė me qindra emra e kufinj E jo tė bashkuar me njė tė vetėm Ilir NĖ BUTRINT Si ti kuptoj kėta gurė Kėta memecė madhėshtorė Qė as pėrpjekje bėjnė tė dėftojnė Kush ishte kėtu spektatorė Tragjeditė kush i deklamonte Shi a binte si sot Para dy mijė vjetėsh Cili burrė matej me Hektorin Po shyri nė mbretėrinė e shkronjave Tė vetmit kenotaf tė pėrjetshėm
Nardi sa se humb drejtpeshimin Ti nė tė vėrtetė je Glauku kur i them Ai aktor qė e dinte pėrmendėsh Iliriadėn
Nė pėrhumbjen time amfiteatri tkurret Si iriq si kėrmill si breshkė Dhe unė ulem nė njė gur Tė lagem deri nė palcė Mos nxjerr vuajtja gjė nga enigma
Selvitė ma pėrkundin hutimin A pėr mua vjatojnė Qė si kuptoj kėta gurė Qė sshndėrrohen nė shkronja Nė fjalė NĖ PLAZHIN E DIKTATORIT NĖ VLORĖ A mund tia kthjellonte mendimet Qė i nxinin si radiografi tumori Ky ujė kristalor
Po kėta miliona guralecė Tek shkelte mbi ta gjithė zemėrim A e ndienin veten simahorė
Karaburuni a e ulte kreshtėn Kur e qėllonin citate emra tė huaj Si breshėri me automatik
E ruajmė plazhin po si mos ta ruajmė Thotė njė ushtar e buzėqesh E ruajmė nga shpirti i tij i lig ĒĖSHTĖ ATDHEU Atdheut hija ime Nuk ėshtė lehtė ti thuash lamtumirė Ēfarėdo qė ta kesh
Nė secilin hap qė ta lėsh prapa Ai shformėsohet si njė ėndėrr
Po ēėshtė atdheu hija ime Qė fėrgėllon kaq e zemėruar Dhe ekuilibrin ma prish Duke mė shndėrruar nė plastmasė Apo vetėm mirazhet mjegullore Tė hapėsirave ilire Qė janė strukur nėpėr kronika Si fatzinjtė nė kullat e ngujimit Tė qyteteve tė bėra shkrumb nga Pal Emili Tė kėshtjellave tė rrėnuara Qė sikur u bėhen bastunė Tradhtive ideologjive hemorragjive Bėkan kuptimin e atdheut Hija ime Qė fėrgėllon krejt e tėrbuar Po pse po mė braktis dhe ti mua A KĖSHTU TĖ ZĖKA MALIKIMI Nga kėto pamje halucinante Sytė sa smė pėlcasin
As syzat e Reja Ēarlsit Sdo tė mund tė mė ndihmonin Qė tu shpėtoja thikave tė helmuara Tė kėtyre mbishkrimeve Nogdaunėve tė kėtyre kumbonareve Qė mė shkaktojnė amnezi Grisė sė kėtyre fasadave Qė mi ngre flokėt pėrpjetė Tek ngėrdheshet si robot i rebeluar
E dinė se jam krejt i huaj Dhe mi ngulin gjilpėrat e frikės Nė retina Qė ti ndjekin si kusarė Peizazhet e atdheut
Tė plaēin sytė mos Mė thoshte nėna kur u nisa Dhe gėrvishte fytyrėn e vet Si pelidat nė Dodonė Kur fatthėnėn nė fluturimet e pėllumbave Parashikonin
A kėshtu tė zėka mallkimi Oh nėnė NATA E HUAJ Mė mirė po e lė dritėn ndezur Se errėsira qė pėrgjon si kusar Prodhon dorėza tė zeza Qė me njė shtrėngim gjakun ta nxjerrin Pėr gojė Nofulla tė deformuara Qė kafshojnė si hienat Mė mirė po e lė ndezur dritėn Dhe derisa tė mė zėrė njė kllapi Po mendoj diēka optimiste Pėr atdheun tim qė si njė copėndėrr Mė shformėsohet nė kujtesė
Ndoshta kėshtu e shporr nga vetja Kėtė Natė tė Valpurgės NJĖ MĖNGJES I ZAKONSHĖM Zogjė e murrmė tė tapicerisė Mu futėn me dhunė nė retina Edhe kėtė mėngjes
Kot mbyll sytė me shuplaka Ata vazhdojnė tė rimarrin forma Tė bėjnė fole nė kujtesė
Ndez tranzistorin Fėmijė shqiptarė nga Bazeli Me njė shqipe tė ēalė recitojnė vargje Pėr shqiptarėt jashtė atdheut
Dhe si zogj tė trembur tapicerie Mė rimarrin forma nė lotė
Akulli paskėsh mbėrthyer xhamet Figura tė mistershme pritkan deshifrimin Edhe kėtė mėngjes
Tė ngrihem apo tė rri shtrirė Ta dija Kasandra e akullt ēparathot O Zot NDRYSHK NĖ FJALĖ Formoj numrin 999026153160 Dhe nėpėr mendje mė fluturojnė Vijat e bardha tė asfalteve Peizazhet e verdha tė Edrenesė Ura gojėhapur e Gallates Derisa nga receptorin Hikmeti Atje nė Arifi tė Anadollit Hikmet Zeqir Ēarktani I Zeqir Tahir Gjakes
Po pastaj mė erret dhoma Derisa ai flet Ngase fjalėt vijnė gjithė gėrvima Si tė kishin zėnė ndryshk nė rrėnjė Si ti kishin varrosur lidhėzat Nė atė moēalishtė tė uritur Dhe zė e mė mungon ajri Pėr atė ndryshkė nė fjalė qė ntrashet atje Si nė Kalabri si nė More PĖRRALLA PĖR UDHĖN QĖ SKTHEN
A thua janė pjekur tashmė ullinjtė Nė Arifi A pikin vetiu nga rrembat E rrokullisen kodrinės Deri nė liqen
A thua shėtit ende Ali Gjakja Tėrė ditėn e lume nėpėr ullishtė Duke kėrkuar shėmbėllesa Me fytyrėn mjegullore tė atdheut Qė e la e mė se pa
Mos janė kalbur tashmė ullinjtė E mbetur veē bėrthamat Dhe Ali Gjakja vetė rrokulliste kodrinės Ti lajė sytė nė liqen Qė ti kujtohet mė e plotė Pėrralla pėr Udhėn qė skthen KURS PĖR PANTOMIMĖ Me pamjen e njė kuēedre qė ka dalur nga pėrralla e frikshme, arrin Akropolisi nė Fushė-Kosovė. Ia bashkangjesin dy vagonė tė klasit tė dytė nė dritaret e tė cilėve, nė gjuhė tė huaj, shkruan mos u kacavar jashtė. Platoja e stacionit kėrruset si njeri me spondilozė nga dhembjet e ndarjeve. Ata pėrshėndesin nga dritaret deri sa u humb sysh stacioni, pastaj ulen dhe pinė duhan e nėpėr shtėllungat e tymit vjedhin me sy njėritjetrin. Secili ėshtė behoviorist mė vete. Akropolisi e di stacionin e vet tė fundit prandaj ata ia kanė lakmi. Dikur vonė i mashtron gjumi. As e ndiejnė kundėrmimin e rėndė tė ēorapėve, as rėnkimin e binarėve ngase lodhja ua shtron njė ēilim pėrplot ėndrra qė ndėrrojnė orė e ēast si peizazhet e tokės sė huaj. Futen nėpėr ėndrra belbėzimet e fėmijėve, shikimet plot mall tė grave, lutjet e nėnave, shtėpitė e vendlindjes, zhurmėrimat e stacioneve, pamjet e qyteteve tė ardhshėm, gishtat tregues tė pronarėve, barrakat e punėtorėve, veturat luksoze, reklamat marramendėse, shtėpitė publike Rrotullohen nga njėri krah nė tjetrin duke fėrkuar qafėn a dorėn e mpirė dhe vazhdojnė tė pėrplasen nėpėr hapėsirat e gjymtuara tė ėndrrave deri sa tė vijė zbardhėllimi i ditės sė re kur shohin mbishkrimin: und hier haben sin den termindienst Auf einen blick dhe reproduksionet e freskave qė thuase janė shkruar me alfabetin e vetė tjetėrsimit. Ditėt shkojnė tė ngarkuara me peshėn e mėrzisė mu si vagonėt e klasit tė dytė e shtrojnė kalldrėme tė gurta moshe e vuajtjeje. Mbrėmjeve ulen e shkruajnė letra po gjumi i zė mbi toē u mungojnė fjalėt pėr ta shprehur mallin e dhembjenē mė kot ndrydhin tamthat tė krijojnė njė figurė me pamje atdheuē janė kryeneēe fjalėt dhe mendimi zbehet si fotografi e vjetėr nė tavolinė. Dalėngadalė shndėrrohen nė pantomistė. Mallin e dhembjen skanė si ta shprehin ndryshe vetėm duke valvitur a grisur valutėn e fortė nė mes tė sheshit. NDARJA NĖ QAFĖTHANĖ Brymė pikėllime Zuri ti mbulonte fjalėt Sapo drodhėm udhėn pėr Qafėthanė
Ai peizazh nė muzg Ftohtėsi klinike kishte
Vijat e bardha tė asfaltit Dhe gurėt kilometrikė Lėviznin si gjymtyrė me frakturė
Dhe pastaj Gishti tregues i policit Shikimi i hekurt i doganierit E ndarja pa asnjė fjalė
Duart tona tė mpira Nėpėr muzg krionin hartėn e saj
Hapat mė tė rėndė se gurėt e kufirit Dėftonin Sa e ngushtė ėshtė kjo Qafė Qė atdheun na e ndan A do tė pėlcasė njė ditė nga pikėllimi Ilirian DREKĖ POLICĖSH SERBĖ TE URA E FSHEJTĖ Peshqit notojnė nėpėr yndyrė Pirunėt e tyre i ndjekin Nėpėr thellėsitė e pjatancave
Njėri nga policėt ia drejton automatikun Kėmbės sė majtė tė urės Atje dy fėmijė luajnė me rėrė
Tre policėt tjerė zgėrdhihen Hedhin bast cakrrojnė gotat
Ura e Fshejtė dridhet nga frika Nė sytė e njerėzve
Rafalet mund ti qėllojnė edhe fėmijėt E lėre mė legjendėn MURI I BERLINIT Kėtu ishte halucinant ai Mur Qė ndante dy botėra Njė popull Thotė Ahmeti Dhe tund nė ajėr Pasaportėn e emigrantit politik
Aty pėrbri shkruan Den Opfern der Geėalt Dhe emra tė tė vrarėve Si kufoma tė ngrira nė njė morg Udo Dullick 5 tetor 1961 Vinfried Frendberg mars 1986 Qė kishte provuar ta kalonte Murin Me balon tė ajrit
Tash njė cope Mur E mbėshtjellė me porcelan Shitet pesė marka Ndėrsa gurvarret e mermerta Notojnė turbull nėpėr kujtesė SYRI NĖ ZARFĖ TĖ VULOSUR A e njihni Hasan Qorrin Me atė shall tė bardhė mbi sy Tash dyzet e pesė vjet Atė burrė qė flet vetmevete Merr nė thua nėpėr gurė Qė kur ulet ndanė udhe Me gishtin tregues vizaton hartėn Nga Nyrmbergu deri nė Breznicė
Njėri sy mė mbeti atje thotė Edhe tash mė bėhet se mė kėrkon Nėpėr tymnajėn e krematoriumit
Pėr shpirt tė shokėve Nuk mė dhimbset
Po ai do tė mė gjejė njė ditė Do tė mė vijė nė njė zarfė tė vulosur Nė vend tė pensionit MUNGESA E LIRISĖ I bėrė dhe mė sterrė nga retė Qė tėrė kohėn se ndalin vajtimin Qytetin e pushtoi veladoni i zi I kėtij muzgu klinik
U shormėsuan shtėpitė blirėt Siē shformėsohen vizatimet nė rėrė Kur mbi to shkilet me zemėrim Fragmentet e tyre si lakuriqė rendin Nėpėr retina
I ngujuar nė dhomė Si dhjetėra herė nga orėt policore Ndjej marramendjen e kėtij shormėsimi Dhe prekjet e hekurta tė vetmisė
Telefoni scingėron Ai tė paktėn tė ndjehej i gjallė nė shtėpi
Miqtė mė kanė harruar Emrin nga notesat ma kanė fshirė Si njė fjalė tė shkruar nė tabelė gabimisht Apo edhe ata kėshtu tė ngujuar Ndiejnė puslin e ērregullt tė shformėsimit
Ky muzg klinik po e bėn mė tė plotė Mungesėn e lirisė Qė aq shumė pėrpiqemi tia fshehim vetes SPONDILOZĖ Mė shumė se nga mosha, blirėt e kryeqytetit janė kėrrusur nga spondiloza e dhembjes. U kemi ngarkuar njė barrė tepėr tė rėndė, kartėmortale tė panumėrta. Kur ndalem para tyre pėr tė mėsuar emrat e tė ndjerėve, sikur mė thonė: kėtė dhembje mė lehtė mund ta duroni ju njerėzit, ne jemi mė tė ndjeshėm. Mė therin nė shpirt blirėt e kryeqytetit. Druaj se do tė kėrrusen edhe mė e do tė bien pa shpirt nė asfalt. Ku do ti vėmė kartėmortalet pastaj? Ku do ta ekspozojmė vdekjen? LIMANI LIMON Libraria e vockėl, me dritare tė hapura, thuase u druan shikimeve mospėrfillėse tė kalimtarėve. Merr frymė si njė astmatik libraria. Homeri ėshtė aty dhe slėviz mesa njė mumie. Ai apo tė tjerėt janė tė verbėr? Barleti duket i dėshpėruar qė nuk ia pėrfillin dėshmitė. Dante, i dėnuar nė mungesė, pėr tė satėn herė sheh ferrin nė dritė tė diellit. Ndiej pikėllimin e tyre si puslin e shpejtuar. Pluhuri i ka bėrė tė ashpra, si ndjenjat tona, kopertinat. Xha Limani kruan kokėn dhe hesht. Xha Limani i bėrė limon. I MBĖRTHYER NĖ KORNIZĖ Ditėn e tetė tė urisė I gozhduar pėr njė shtrat fushor Qė pehatet si urė nė ėndėrr Nga kati i shtatė i ngujuar Shikoj pėr dritare
Kodra e Diellit Nė malet e Gėrmisė si samar breshke Dhe retė e bardha pėrmbi Mė noton nėpėr begėza Si njė pikturė naļve e sapo pėrfunduar
Motra ma sjell njė aspirinė Dhe mė kėshillon Ti ruaj sytė nga drita Edhe fytyra e saj Me atė buzėqeshje tė fshehtė Nė njė pikturė renesanse mė pėrngjet
Mbyll sytė ta vazhdoj kllapinė Dhe ndiej se si ngadalė Shndėrrohem i tėri nė portret I mbėrthyer pėr vdekje nė kornizė NATYRĖ E VDEKUR
Njė ngjyrė e amullt Pėlhurė nė sy
Harta topografike Tkurret nė mes thonjve Me shekuj tė paprerė Tė pėrgjakur
Njė bisht sopate Dhe njė kishėz Pėr ta theksuar krenarinė
Vetėm nuansat zbehen Po ējanė nuansat Pėr kėtė Natyrė tė Vdekur VEREMI
Veremosem Nga ajo gjakftohtėsi Leksikografėsh
Pėrse se hoqėn Nga fjalori tė paktėn Atė fjalė VDEKJA VJEN VETĖM
Kur vdekja si ēukapik ēukatė Dhe krijon zgavrat e zeza Tė dhembjes tėnde kozmike Tė duhet hapi i elefantit Tė nisesh kalli vetėm Tė dalėsh jashtė hapėsirės qė tė rrethon Sepse kėrthiza tė ka ndarė Nga tė tjerėt pėrgjithnjė
Nėse mbahesh pėr litarin e vėrtetė Do tė vezullosh Si njė copė fildish Nė xhunglėn e kujtimit Tė kėsaj bote
Ndėrsa lulja e shpėtimit A tė mbinė pėr pėrjetėsinė Varet nga vetė vepra jote KĖNGA E GJELIT
Ėshtė afazi qė paralajmėron vdekjen E ėndrrave Mundėsinė e thikės nė lafshė Gjakun e zi nė borė
Ėshtė fėrgėllimė qė tund mjegullat E kujtimeve Perdet e mistershme tė gravitacionit Hijen e pėrbaltur tė kasnecit gjuhėprerė
Ėshtė vetėtimė qė ndriēon greminėn Kozmike Burimin e fshehtė tė jetės Ku luajmė fugimthi me veten DALJA E ATDHEUT EDHE NGA ĖNDRRAT
VAJTIM KOMBĖTAR
Nė kėtė rrafshnaltė dardane Ku farė na mbolle me dorėn tėnde Tė pėrjetshme Dhe na stolise dritė e dėshira Fryn erė asgjėsuese o Zot
Kėrcėllimė e saj na tmerron Shkulim flokėt nga dėshpėrimi Me shpirtin e lagaterrshėm nė ankth Ngrihemi e ngrysemi
Po edhe me kėtė akullsi nė palcė Ne presim ēastin kur fytyra jote e ndritshme Do tė na e dėftojė ylberin e lirisė Atė vezullim qė ishte filli i ngjizjes sonė RRĖFIM KOMBĖTAR
Ishte e gjitha tokė e shenjtė o Zot Na e dhurove nė ag tė Zanafillės Si njė amulet tė ēmuar ta ruajmė Pėr shpirtin tonė e madhėrimin Tėnd
Kupėn qiellore qė e kishim kėsulė Ekuilibrin qė e kishim dhuratė I humbėm nė lojėn fugimthi Nė zonėn e muzgėt tė tradhtisė
Tash na duhet ta rikrijojmė o Zot Fytyrėn e plotė tė atdheut Si portretin nė njė gravure tė thyer Ta zbulojmė bashkė me ndihmėn Tėnde Nė gjithkahnajėn tonė tė shpirtit KĖNGĖ RIATDHESIMI
Marrin udhėt djemtė natėn Nėpėr hone cytanike eksodi Nė ēdo hap shkelin mbi mandatėn Dridhen ata dhe dridhet globi
Ua ndjellin kthimin nėnat Duke u hedhur ujė thėngjijve Ikin tė premtet e tė hėnat Me kujet e kulmeve tė shtėpive
Po ata njė ditė do tė kthehen Tė dėshėruar e me shpirtin plot Mall e dashuri kėtu tė prehen Ndihi nė kėtė rrugė o Zot BATO DESIDIATI
Shėn Helenėn tuaj pėr tė cilėn vajtoni E kam jetuar nė Ravenė Nė shkėmbinjtė e saj funebėr Tiberi sma kurseu jetėn nga mėshira Po nga urrejtja mė e egėr
Ditėt nė ravenė ishin mileniume Netėt ankthe qė bymeheshin pambarim Sodisja si Ikari humnerat e qiellit Po shpirti si pus i thellė Shteronte nė kotėsi e trishtim
Tiberi po ma vriste lavdinė ngadalė Me arsenin e tmerrshėm tė harrimit Mė zbardheshin flokėt mė lėbyreshin sytė Iliria po mė shfytyronte nė trurin e saj Tė shtrydhur nga dorė e krimit
Ajo i ndjeu e para tinėzitė e Shėn Helenės Nė shkėmbinjtė funebėr tė Ravenės PO AJO NATĖ PA HANĖ Me zė tė tejkohshėm Klithmėprerė mė thotė Njė natė pa hanė
Na bėnė rresht pėr njė E na thanė Ju sjeni dardanė
Na vunė nė trekėmbėsh E na thanė Ju sjeni albanė
Na groposėn thellė E thanė Kėtė fare as dheu se mban
Njė zė i tejkohshėm Klithmėprerė mė thotė Njė natė pa hanė
Natė qė mi mbulon shekujt Anembanė KOHA AH KOHA Njė lopė e larme kullot me ėndje Aq i bėn pėr arenėn Me mozaikė tė mermertė Shtatė pash nėn kėmbėt e saj Pėr vizitorėt qė fotografohen Duke matur me sy perimetrin e qytetit Pa kuptuar kurrgjė
Nga kthinat e errėta sdalin luanėt As gladiatorėt e tmerruar Po fėmijė tė maskuar Qė luajnė kukamshefthi
Minush Jero shtangur si statujė Mė duket se thinjet nė ēast Nga oksidimi i heshtjes
Koha ah koha Mos ėshtė vetė kjo kėmbanė Qė tringėllin nė qafėn e kėsaj lope tė bardhė MESDITĖ NĖ GĖZHOJĖ
A mund tė vdesė sot nė vend timin Kjo mesditė e pėrcėlluar Si gėshtenjė e ēarė nė mes Nė kėtė qytet tė kėrrusur si urė Tė mos merr frymė tė mos lėvizė gjymtyrėt Si e vdekur tė shtiret Ndėrsa unė Tė hesht derisa tė pėlcas Pa e vrarė mendjen A i dridhen themelet Shtėpisė sė Lidhjes Shpirtit a i dridhet Kalaja Sharri a ėshtė shpatė qė pret mes pėr mes
Po mesdita tajon nė gėzhojė E lirė si kėrmill
Nė vend timin vdes tjetėr gjė Nė akrepat e paralizuar Pėr tė miliontėn herė vdes e rilindet Nė kėtė vend liria TĖRMET NĖ NDĖRGJEGJE
I thinjur si bashkė reje Shkėputur nga vranėsirė e tejkohshme Pranė meje ulur nė gjunjė Asturiasi mė thotė Therje nė shpirt ėshtė Peleleja Po mė shumė portat qė mbyllen Dhe fjalėt Qė smund ta shqiptojnė dhimbjen E nėnės qė mėkon fėmijėn e vdekur Fidani i vrarė nė rrugėt e Kosovės Ėshtė po ai fėmija I vrarė me paramendim nė burgun e Guatemalės Ai i ndien klithmat Si pėrplasen nėpėr dhėmbėt e shkėmbinjve E thėrrmohen nė shpirt Dhe i errėsojnė azimutet nė ninėza Kot mbyllen portat sytė veshėt Asturiasi mė thotė NJĖ CEP QIELLI PĖRMBYSET U err Djali ende su kthye
Hijet e sendeve kėrcejnė E zgėrdhihen Ekrani shtie me breshėri Njė copė qielli pėrmbyset
Djali ende su kthye Orė policore ankthi u err GJYMTYRĖ ME FRAKTURĖ Zgjimi nė orėn 2,55 pėr shembull Ėshtė mė i tmerrshėm nga njė sulm epileptik Nėpėr binarėt e ngatėrruar tė trurit Dhjetėra vagonė pėrfytyrimesh pėrplasen Dikush numėron nga dhjeta deri nė njė kot Evropa e Karl fon Tririt fundoset nė ujė Dorėza tė zeza shtrėngojnė qafėn e njė fėmije Njė grua nė ballkon mbledh rrobat e thara O zot ēgrua epshndjellėse tek zė e zhvishet Lakuriq bėn me dorė e zgėrdhihet Ujė i turbullt sulmon urėn e drunjtė Njė varg dridhet nėn rrėnojat e frymėzimit E shformėsohet botė e tėrė e tij si plastmas Nė portė trokitjet bėhen shurdhuese nė tru Krejt jeta pėrplaset e thyhet si qelq Ndėrsa akrepat lėvizin me druajtje Si gjymtyrė me fraktura nė klinikė
Kur pesha e mėkateve nė vuajtje Shndėrrohet SHUMĖZIMI I FYTYRĖS Pėr tė mos u takuar me pasqyrėn Rris mjekėr e mustaqe
Pėr tė mos u takuar me pasqyrėn Nuk i laj sytė nė mėngjes
Pėr tė mos u takuar me pasqyrėn Mbaj syze tė errėta
Nuk i shoh dot me sy as vitrinat Dhe gjithēka tjetėr pasqyruese e urrej
Por kjo ikje qyqare nga vetja Nuk shėrohet si njė rrufė e lehtė
Pėr ta shikuar pa frikė veten drejt nė sy Duhet besuar Zotin e vėrtetė FLETĖZDITARI
Sot ishte ditė me vapė qyteti Si astmatik pėrpilitej asfalti Ēahej si pjepėr unė shėtisja Me duar nė xhepa Me syza si tė Rej Ēarlsit nė sy ime motėr Mėrdhinte sot nga ethet nė klinikė Mė tha shpirti i paska rrėnjėt thellė o vėlla Shikimi i saj mjegulluar si xham Nga hukama kobsjellėse Sthoshte asgjė mė pak se vdekja ABSURDI I ARTIT Holi i stacionit Mezi e ruan drejpeshimin Nga braktisja e sė dielės
Njė vajzė me njėrin sy tė ėnjtur Me valixhe nėn gjunjė me orė tė ndalur Lexon Kamynė Nė njė ngjizje indiference e trishtimi
Pastruesja ma vėrtit fshesėn pranė kėmbėve Me cigare nė gojė me jargė qė i lėvaren Si ngjyrė nė njė pikturė tė qullėt
Kush i beson absurdit tė artit Pshtė dashur tė bėj ēmos Ta pres autobusin kėtė tė diel Dhe syrin e ėnjtur tė kėsaj vajze Ta lexoj si metaforė I KAM 500 VJET? O Ajvaz, mė duket si i kam 500 vjet, isha duke i thėnė nė ėndėrr dhe po i mbaja nofullat me dorė, sepse mė dukej se po mė deformoheshin nga njė ngashėrim i nėndheshėm, kur Teuta mė solli telefonin dhe u pėrpoq tė mė tregonte se po mė kėrkonte Ibrahim Berisha. Vajza e Agronit ende po luante me dhe nė oborrin e shtėpisė sė vjetėr, mu aty ku ishte njė gardh i lartė dikur. Disa hapa larg kotecit dhe njė vije me ujė tė ndotur. Unė po e shikoja me habi, ndėrsa me Ibrahimin po merreshim vesh tė takoheshim nė ėmbėltoren Mimoza. Ndoshta vėrtet i kam 500 vjet. Kjo matje e kohės, si e bėjmė ne, sėshtė e thėnė tė jetė e saktė, mėsa ėshtė e saktė ajo vijė qė ne mendojmė se e ndan realitetin nga ėndrra dhe jetėn nga vdekja. SHUMĖZIMI I VDEKJES Nesėr do tė vdes sėrish Nė tė njėjtėn mėnyrė Nė tė njėjtin ēast Kur dielli si lafshė gjeli e pėrgjakur Do tė pėrpilitet pa shpresė Ndėrmjet kodrės e detit nė Tivar Sytė do tė mė ngurosen Si mbishkrime tibetiane nė gur Dhe asgjė sdo tė ndryshojė Nė itineraret e ditėve Frika sėrish do tė afrohet tinėzisht Si krokodili nėpėr ujė tė turbullt Pėrfytyrimeve tė mia Deri nė njė ēast tė vėrtetė OJ SHQIPNI MOS THUEJ MBAROVA
Nė ora shtatė tė mėngjesit Mbėshtetur pėr njė trung bliri Si statujė e pėrdhunuar Pėrballė platosė sė autobusėve Rri e vėshtroj
Ata nisen me radhė nė kohė tė caktuar Pėr nė Malme pėr nė Oslo Pėr nė Helsinki Tė mbushur spic gra e fėmijė Qė nėn ritmet e kėngės Oj Shqipni mos thuej mbarova Pėrshėndesin me lot nė sy Derisa rrotat e autobusėve si gurė mulliri Bėjnė rrotullimet e para Si gurėt qė bluajnė kokrra gruri
Statujės i ther nė shpirt Kjo ikje e pėrjetshme E shndėrruar nė humnerė Nėpėr mijėvjeēarė Po kjo kėngė nė ikje Ngjizur me lot e me harrim ēduhet Farsė e tė qenit shqiptar KUR QENI CIATĖ
Kėtė mėngjes edhe Agimi Ia ktheu shpinėn shtėpisė
Kthesa e fundit e pėrbiu Si akulli qė ēahet papritur
Nėpėr oborrin e shtėpisė Ende enden hije Babai nėna dhe motra Si aktorė nė njė dramė Po hapat e tyre sndihen Ata shkelin mbi plagė
Vetėm qeni i lidhur nė stelė Ciatė ciatė ciatė Me putra gėrvish dheun E sikur thotė Ēarsye kam mė shumė unė Ta ruaj atdheun PRAPA MBETET ZBRAZTĖSIRA
Si njė shtjellė para sysh Po mė shpėrbėhet atdheu
Fėmijė qė skuptojnė ku i shpiejnė Tek i veshin me ngut Gra anemike Qė duan tė ikin kudoqoftė Nga vetja Dhe burra zėējerrė Qė dridhen si fotografia nė ekran Kur antenat i dridh stuhia
Si njė shtjellė para sysh Po mė shpėrbėhet shpirti
Prapa mbetet zbraztėsira Nė formė pėrfytyrimi pėr pishėn Qė kur pėrplaset ah kur pėrplaset Bėn njė pėrpjekje tė ngrihet Dhe ashtu e bėn absolut Kuptimin pėr vdekjen TERAPI ME QUKAPIKĖ
Ishte njė ėndėrr me shumė qukapikė Qė ēukisnin tak tak tak Nėpėr trungjet e ajrit tė rralluar
Njėri bėnte ēbėnte e mė ēukiste nė ballė Tak tak tak miqėsisht Ėshtė ora ta pish njė tabletė Histazol Tak tak tak nė tru si mbi dru Nė dhe tė huaj DIMĖR NĖ ZEMĖR
Njė nėnė e shikon diellin Nė tė perėnduar Se nga ēzonė e zemrės Dhembja si ngjyrė i derdhet Nė formė tė sė folmes pėrēart Ku je nė kėtė ēast humneror O bir nėna tė pastė
Nė oborr hije dhe mungesė Si njė dalmatikė dridhen Ndėrsa larg nė hapėsirė Njė plym kojrilash Paralajmėrojnė dimrin e gjatė
O Zot Ēparathonė kėto shigjeta kojrilash Pėr Lanskrunėn e largėt DALJA E ATDHEUT EDHE NGA ĖNDRRAT
Mė parė kjo ishte vatėr Ku shtrohej tryeza e kėnga Ku rriteshin fėmijė Thureshin ėndrra
Njė Fitore njė Ilir njė Shpresė Dhe njė Atdhe i vogėl
Ata janė tash diku nė Kirunė Janė bėrė mė tė brishtė Mė apatikė Dhe nė ėndrra u futen me pėrdhunė Shkretėtira tė bardha
Atdheun sua kujton asgjė mė Madje as kėtė vatėr Me themele qė mbahen Mbi emrat e tyre ndėr shekuj FĖMIJA I XHAMTĖ
Unė lėviz dorėn Ai dorėn
Unė shtrėngoj nofullat Ai nofullat
O zot Paskėsh qenė fėmijė i xhamtė
Po nėnės pėrse i dhimbset Kaq shumė NJĖ PARALAJMĖRIM
Mbi njė copėndėrr Nga shpalosej humnera Nė njė hotel nė Berlin I kėrrusur si pikėpyetje E krijuar nga gėrryerjet nė shkėmb Mu shfaq i pikėlluar
Po mė shfytyron braktisja Ikja jote po mė thėrrmon Si dora barbare njė statujė
Dhoma dhe reproduksionet nė mure Ishin nė komė tė thellė Vetėm perdet tundeshin Si kur pėrvidhet nėpėr to dikush Qė tė jep njė paralajmėrim PROFIL
Gjumin ia prishin ėndrra surealiste Gazi lotėsjellės i figurave ia zė frymėn Nė udhėkryq e vonojnė njėsitė tankiste Ku bashkė me urrejtjen pėrbin pėshtymėn
Nė qoshkun e parė blen njė krah gazeta Gazeta me germa e me gjuhė tė huaj Dante Aligierit si bėri gjė Mesjeta Kohė dhe mė barbare tha vijnė nė shekujt tuaj
Si mbi qelqe tė thyera shkel nėpėr asfalt I molepsur droje dhe pėrfytyrimesh Pėrmbi kokė ka retė si kėrminj gjigantė E nė zemėr fshehur njė tumė frymėzimesh
Vdes nėse se vrasin pėr fjalėt e veta Dhe i pėrgjunjet pėrjetė njė gjumi guror Nė kujtesė tė turbullt kombi i balsamohet jeta Lulja e shpėtimit mbi varr a i rri kurorė Shėnime autobiografike I. Shkollimi: Milazim Krasniqi u lind mė 25 tetor 1955 nė Breznicė, njė lokalitet afėr Prishtinės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Prishtinė. Studimet pėr letėrsi shqipe i kreu nė Universitetin e Prishtinės, ku magjistroi nė vitin 1988, me temėn Struktura e vargut tė Ndre Mjedjes. Po nė Universitetin e Prishtinės, ka fituar gradėn e doktorit tė shkencave filologjike me tezėn e disertacionit Soneti nė poezinė shqipe mė 15 shtator 2004.
II. Botimet: Poezi:
1982 - Imazhi gri 1885- Pirg vegimi 1987- Qeshje sardonike 1990- Formula e Katonit 1994- Kurs pėr pantomimė 1996- Dalja e atdheut edhe nga ėndrrat
Prozė (romane) 1998- Fijet e shpirtit 2002- Fotografitė e kujtimeve
Dramaturgji
1990- Zbulimi, Mos mė merrni nė qafė, Punė Sizifi 1996- Kur lindi partia, 1997- Kush i bie fyellit 2001- Bryma e vdekjes Kosovė nė ndėrgjegje 2003- Monedha e Gentit 2004 Rulet rus pėr Ali Pashėn 2004 1999 Tragjedi shqiptare (trilogji)Bryma e vdekjes( botim i dytė) Njė Antigonė e re Kėsulkuqja e shekujve
Publicistikė1998- Horrat nė krye tė detyrės 2000- Kosova pas 22 janarit 1998
III. Angazhimi profesional dhe publik
1975-1980: teknik medicinal nė Klinikėn e Kirurgjisė tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė, 1981-1986: pėrkthyes po nė kėtė klinikė, 1987-1990: redaktor i revistės pėr kulturė Fjala, 1988-1999: sekretar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, 1990-1995: kryeredaktor i revistės Fjala, 1995-1999: redaktor pėrgjegjės pėr Kosovė i gazetės ditore Bota Sot, 1999-2000: kolumnist i gazetės Kosova Sot dhe Gazeta e Re, 2001: kryeredaktor i revistės Interesi Nacional, 2001-2004: anėtar i Bordit tė Drejtorėve tė Radiotelevizionit tė Kosovės dhe analist te Radio Europa e Lirė, 2003-2004: bashkėpunėtor pėr lėndėn Sociologjia e letėrsisė nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė.
Nė vitet 1989-2001 ka qenė i angazhuar edhe nė politikė, po nga marsi i atij viti, ėshtė tėrhequr tėrėsisht nga jeta politike.
Jeton nė Prishtinė. Marrė nga www.deshirat.com
|