|
Kėtu mund tė lexoni dhe dėgjoni disa poezi tė
zgjedhura. Tė gjitha kėto poezi janė tė marra nė libra tė ndryshėm. Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ti marrin dhe ti publikojnė nė faqe tjera, le tė kenė repsektin pėr kohėn time, shkruani ngacila faqe vinė (p.sh. www.rapsodet.com ). janar 2006.
Nėse nuk u pret nusja, u pret nėna. Nėse nuk u pret nėna, u pret TOKA. Xhevahir Spahiu TĖ JESH ME TY
Tė prekėsh heshtjen tėnde, siē prek njė send Tė shohėsh thellė nė ata sy, Ku dashuria hepohet si njė anije E tė mos duashtė jesh pėrherė me ty?
Tė ecėsh me krahun mbi supet e tua E tė mos ndiesh oshėtimėn e kaltėrt, Limonet mbi krye? Vaporėt, si zjarre tė natės?
Tė jesh me ty, Tok me ty tė qeshėsh, E mos kuptosh se si pėrpiqet deti Tė dal jashtė guaskės sė vetvetės?
Tė jesh me ty? Tė jesh me ty! Xhevahir Spahiu TROKITJE PRANVERORE
Rendin retė.Era shkund petalet, Nėn petale dehen trotuaret.
Dy-tri krisma, shiu rrjedh i rreptė, Borė e bardhė breshri bie nga retė.
Kokrrat mbi ēatira vallet nisin, Si njė mijė pėllumba po ēukisin.
Ja, po dal dhe unė tej tek rruga, Tė kap njė nga tufat me pėllumba.
Po ēfarė patėn, krahėt pse hepuan, Dhe mbi hark t'ylberit fluturuan?
Le tė shkojnė hapėsirave tė kaltra, Nė stacion mua mė prźt e dashura. Jorgo Bllaci NETĖS
Kaq e shtrenjtė kurrė s'mė je dukur, Ti vėrtet nuk paske shėmbėllim! Ah, moj Neta, sytė e tu tė bukur Ēmendurisht i deshte miku im!
Nėse kėtė ēast i ngrysur mbeta, Duke tė vėshtruar ty kėshtu, Ti mos m'u ēudit aspak, moj Neta, Mė kujtuan mikun sytė e tu.
Sa dėshirė do tė kisha sonte T'ju vėshtroja bashkė qė tė dy: Vetėm ta dėgjoje tė kėndonte Vargjet qė me zjarr t'i thuri ty! Odise Kote BESOJ TE DASHURIA
Kur tė kam pranė e flokėt tė pėrkėdhel, kur tė ėrshpėris copėza shpirti tė pathėna ndonjėherė, jam si fėmija i vogėl qė mirė s'e njeh gramatikėn e aritmetikėn e thjeshtė.
Dhe nuk e di se si ndodh tani: nė kėto ēaste s'mė kujtohet sa bėjnė dy dhe dy.
Kur ka tė tjerė qė llogarinė gjakftohtėsisht e kallin nė dashuri. NAIM BERISHA NGADO SYTĖ E VAJZĖS
Njė fjalė e Lasgushit Ē'mė ka dridhur Me valėt e liqenit qė dridhen si mirazh Me profilin e hequar tė vajzės qė dua...
Pėr dhjetra syqeshura Qė mė pėrshėndesin Nuk kam ndėrmend tė stis flirte
Ngado sytė e vajzės qė mė thotė poeti Mė ēmendin si pellgjet mistermagjishme. NAIM BERISHA LETĖR E PANISUR
...Kur ishim vetėm e s'na shihte njeri putheshim e qeshnim sy mė sy Ah, ato flokėt e tu...asokohe pupupu, nė kraharorin tim ajo kokė e bukur bjonde me ata sy, si dy liqene tė thellė tė kaltėr, pranė e pranė me atobuzė karafili me atė gushė fildishi, tė bardhė Po kur loznim syēelasi pa lėviz qerpikėt copa-copa heresh pothuajse gjatė ti mė mundje mua se mė dridheshin qerpikėt dhe qeshnim fort dhe putheshim prapė Dhe hokat merrnin flakė... imazhe fėmijėsh luanim kalifqė dhe me mbyllje sysh... Ē'tė tė kujtoj mė parė, e dashur e mjerė kur shtriheshim mbi bar e tjerė e tjerė mė pastaj, s'di... si krejt pa kuptuar njė heshtje ra dhe dy lot tė nxehtė... NAIM BERISHA RRĖSHQITJE
Nuk prita sot... Nė kėtė ditė pranverore sekretin e lodhjes tė ma zbulojė udha u bėra fllad e fluturova mbi njė gjethe tė kapja misterin e dashurisė.
Dhe qėnkesh ai si shirit i njė filmi qė jep e merr ēdo gjė tė bukur me mua
Kur bėra ta kap... mė rrėshqiti nga duart. AGIM SPAHIU DHIMBJET E ZEMRĖS SĖ LARGĖT
E dashura ime i harroi fjalėt si tė mos ishin kurrė... U dashurua me heshjten.
Njė mollė e kuqe-gjak si faqja jote midis shpatullave mė ra,- asnjė plumb s'ka me mė dhimbtė mė shumė nė vdeksha pa tė parė...
Sa herė mollėt tė piqen si kėsaj dite hidhi kokrrat udhės nga shkova, dhe unėdo tė ndiej dhimbje ku shitove. e miro.
Nė u martofsh mollė mos pastė kund nė botė!...
Ti me lot do t'i qash sa herė t'i shikosh, unė dhimbje do ndiej sa herė t'i prek, pse ta fsheh.
Dhe nė diell tė dytė s'tė harroj, e miro! AGIM SPAHIU FĖMIJĖT E SHKOLLĖS SĖ FSHATIT
Nė oborrin e shkollės heqin viza me gurė e shkumės tė bardhė. Dhe pastaj... njė rrasė me njė kėmbė e shtyjnė me radhė.
Asgjė s'kėrkojnė pėr lodrėn e tyre fėmijėt e shkollės sime.
Kėshtu para fillimit tė mėsimit, kėshtu nė pushimin e gjatė... Gėzim fėmijės iu bėkan edhe pak viza tė drejta e njė rrasė... AGIM SPAHIU KĖNGĖ DĖSHPRIMI
Jam bėrė si kėto rroba tė palara nė ēantėn e zezė tė udhės, si kėto rroba tė pista qė mbajnė erė ndyrėsi, ku s'ka mbetur asnjė kėmishė e pastėr, as edhe njė shami. Nė ēantėn e zezė t'udhės java dhe viti, jeta ime e ghertanishme,- unė- i gjithi, dhe kjo kėngė dėshprimi. Po fytyrėn ku ta ēoj? Kush mė thotė?! Nuk dua kurrsesi ta fus nė ēantėn e zezė tė udhės! Ngrihem dhe hedh ujė me dorėn e djathtė, me dorėn e majtė, me tė dyja duart bashkė, ujė, ujė - dy Drina dhe njė Valbonė- nė fytyrėn time tė gjorė me shikim tė zemėruar qė nga ēantė e zezė e udhės me zor dua ta shpėtoj... Dhe s'e di a do ta shpėtoj.
MIMOZA EREBARA PAS TEJE ERDHA
PAS TEJE ERDHA DHE TĖ GJITHA I HARROVA.
FYTYRĖN DHE TRUPIN TĖND I BĖJ ROB TĖ GISHTAVE E SYVE TĖ MI. TI MĖ JEP SHPIRTIN DHE BUZĖQESH.
· ZOTI IM! JO, KURRĖ NUK DO MUNDJA T'I MASHTROJ E BRAKTIS KĖTA SY KAQ TĖ MALLSHĖM, KAQ TĖ BUTĖ ...
PAS TEJE ERDHA DHE PĖR TY TĖ GJITHA I HARROVA. MIMOZA EREBARA VETĖM TI
Gjithnjė e mė tepėr brenda meje tė ndiej tė ndiej se si nė orėt e vona tė natės mė pushton pak nga pak. Dhe pastaj sundues mė bėn tė papeshė dhe gjymtyrėt m'i dyzon. I ajėrt, porsi ai, pushton hapėsirėn e mureve ku fle unė Dhe unė ndiej me ēdo qelizė, nė ėndėrr dhe nė zhgjėndėrr se tė kam. MIMOZA EREBARA ĖSHTĖ KOHA TĖ NDAHEMI
Pak ik tani, ti shpirt delikat, Unė tė dua, po askush nuk tė kupton dhe askujt nuk i duhet delikatesa jote. Nė Botėn tonė kaq shumė tė mbytur me gjak Mė mirė ik, mė ler tė qetė nė prakticitetin e gjėrave.
Ti mė ngatėrron kur para meje shfaqen Hipokrizia, Tradhėtia, Egėrsia, Ti mė ngatėrron edhe kur ajrin e mbushur me aroma thith. Ti mė ngatėrron ēdo herė. Po unė nuk dua tė ngatėrrohem mė. Dua tė bėhem edhe unėpraktike e t'i pranoj si tė kėsaj jete Hipokrizinė, Tradhėtinė, Egėrsinė, Ėshtė koha tė ndahemi Po si ?... MIMOZA EREBARA KLITHMĖ DASHURIE
Thika i futėn pamėshirshėm njė ditė pėrvėluese nė qershor
Anės plagės sė ēelur Gjaku, Ngrotėsia, Loti, Dielli digjte dhe qielli i rimtė ish Asnjė gjeth s'lėviste nė qershor
Shpirt' i rėnduar, i therrur, i shkelur, i hedhur, zbriste nė gropėn e zezė ngadalė...
Kur ndjeu se iku plotėsht, Dashuria Zemrėn e plasi dhe e la tė thyej copė-copė mbi trupin e drobitur tė pajetė
Dielli digjte frymėn e shkretė dhe asnjė gjeth s'lėviste. Ish qershor... AZEM QAZIMI TINĖZ
Njė sy mė sheh tinėz dhe unė e shoh, siē shihet, i rrahur dallgėsh, njė far nė det:
me dorėn e mėrzive, si strehė kapeleje prej kashte.
Ky sy qė mė sheh tinėz,
qė mė nanuris, do tė mė mbėrthejė pėr ninėzėn e vet.
Tiranė, 1996 AZEM QAZIMI KĖNGĖ QĖ S'KĖNDOHET 1. Njė vashėz u zhyt nė ujin e lumit tek sa Hėna, me bėrryle pėshtetur pėr male, kundronte qė lart, me vėshtrimin e pėrvajshėm.$
shtratin e trėndafiltė tė lumit. Lėkurė mė tė lėmuar s'ka as jasėmeni, e as deti kur fle s'ėshtė mė i bukur, llėrėzbuluara, bukuri e egėr dhe tragjike.
2. Nga kodrat pėrbri ia behu aroma e athėt e ftonjve, dhe njė barkė e fundit hoqi brazdėn nėpėr lumė.
Sa ėndėrr e bukur ajo shtėpia nė bregdet... BILAL XHAFERI RINIA IME
Nuk mė vrapoi rinia duke gjurmuar pulpėt si shishe shampanje. nuk m'u verbua rinia pas ngjarjeve tė fustaneve. nuk m'u mbyll rinia nė parantezat e qepallave tė ndonjė vajze sentimentale.
rinia ime zgjodhi njė tjetėr drejtim, zgjodhi tė tjera ngjyra, duke gjurmuar njė dashuri tė madhe, duke kėrkuar njė lumturi tė madhe, si nė njė aksion tė pandėrprerė, nga kantieri nė kantier, nga ferma nė fermė, nga miniera nė minierė; rrugėve tė atdheut. Ajo mbarti tė gjtiha ngjyrat e baltrave dhe tani e shoh tek digjet kurorė sipėr dheut, si njė ylber i pjellė nga mitra e shtrėngatave. BILAL XHAFERI SA SHPEJT KALOI RINIA JOTE
FUSTANI YT I NUSĖRISĖ SI BRYMĖ E BARDHĖ TĖ MBULOI, SA SHPEJT KALOI RINIA JOTE SA SHPEJT PRANVERĖN VJESHTA NDĖRROI.
NGA DEGĖT FLETĖT U RRĖZUAN, TAKSIA HUMBI LARG NĖ RRUGĖ. Ē'U NGRYSĖN VITET KAQ SHPEJTUAR Siē ENDEN MJERGULLAT NĖ MUZG.
FLORI I VARGJEVE TĖ MI U SHKRI PĖR TY ME DHIMBSURI. TANI SI HEKUR SHPIRTI IM ME LOT U NDRYSHK EDHE U NXI.
NGA DEGĖT FLETĖT U RRĖZUAN, I RRAHĖN KRAHĖT ZOGJTĖ NĖ JUG, SI HARQE VIOLINE DRIDHEN MOTIVE VJESHTE NĖPĖR DRURĖ. XHEVAT SYLA VATANI
Nė rrethin tonė vatani ynė: vdekjet lindjet Historinė librat s'e bėjnė Ēasti shoqėror ndryshe e sheston duhet tė mbijetohet dita konkludon se jetėn jetuar duhet nė kėtė hapsirė nė kėtė kohė historia mė vonė shkruhet librat le ta bėjnė
kurse sot fatin tonė ne vetė e pėrcaktojmė (1987) MARJETA HUTAATDHEU
Jo drita e sinqertė e syve tė mi,ligjėrimi i heshtur i zemrės sime, lulėzimi i dėshirave, shpėrthimi i tė gjitha dashurive.
Ti mi projekton ēdo ēast qytetet mrekullore tė ėndėrrave, ti mi fal fėmijėt e lumtur qė do ti popullojmė o tokė e begėt e monumenteve, grurit e trėndafilave, e diellit qė shkėlqen nė tė gjitha stinėt.
Lumenjtėqė rrjedhin Janė dashuri e pastėr pėr atdheun. Kėto majėmale, fusha e bregore, kėta njėrez shtatėlartė qė buzėqeshin ēiltėr, me rrudha si rrugėt e historisė mbi ballin e tyre, ėshtė atdheu.
I vė veshin tokės, I vė syrin diellit dhe matlulėzimin e pranverave tė tua, mat gėzimet e njeriut tė kohės sime,$ Atdhe ! Sabile Keēmezi BashaTROJET TONA
Me siguri ke ėndėrruar, ti o i huajse lule ke pėr tė kėputur nė kėto trojet tona.
Por sa shpejt ke harruar se vetėm me njė lule nuk ėshtė Kosova.
Me vite ke menduar se kėtė tokė tė kuqe do ta bėshė shkrumbė e hi po ku i braktise kullat prej guri.
Mendove se do ta shlyesh historinė se botėn do ta krijosh sipas qejfit pa e ditur se trungu i fisit tim ėshtė shumė mė i vjetėr se historia jote. Nurie ZekajATDHEU
Rilindesh nė gjakun e bijėve tuēdo pjesė jotja zemėr e popullit nė damarėt e tu gjaku ynė nė rrudhat e ballit ruajmė krenarinė pėr ty nė jehonėn e zėrit shpalosim kurorėn tėnde linde pėr tė mos e ngrysur kurrė rritesh bashkė me krenarinė tėnde pėr tė mos e njohur pėrkuljen. Muhamet KėrveshiZOGU KRAH KOSOVE
Ky zogme krahė tė hapur
i ngjan Kosovės
Me zėrin tonė kėndon kėngė kreshnike
i flet Kosovės
Bashkė me me kremton gjatė
nė festat tona Muhamet KėrveshiĒĖSHTĖ KOSOVA
Ajo qė mendojmėajo qė shohimajo qė flasim ėshtė Kosovė.
Ajo qė heshtim ajo qė sharrojmė ajo qė ecim ėshtė Kosovė.
Ajo qė prekim ajo qė marrim ajo qė japim ėshtė Kosovė.
Ajo qė na takon ajo qė kėrkojmė ajo qė paguajmė ėshtė Kosovė.
Ajo qė kemi ajo qė skemi ajo qė rritemi ėshtė Kosovė. Entela Safeti FJALĖT E ATDHEUT
Me trup tė gjymtuar nga vetiunė jugrrjedh gjak Kosova, dhimbja ime e pėrgjakur Ēamėria nė jug, mė mbeti bijė e grabiturnga hasmi e pėrdhunojnė e provalin cakejtė Shkumbini uluret nė fundshekull sepse botės nuk i shter barku qė pjell djallėzi ndėrsa bijtė e mij, mė braktisėn dherave tė huaj « Pseudopolitikanėt » lidhin kohėn tė kullosė kokat e tyre bosh Rozeta KresteE PRAPĖ DO TĖ DUA
Kur vite tė kesh hedhur pasKrejt tė mė kesh harruar Kur tė zgjohesh nė mėngjes Nėpėr tė tjera duar Nė heshtje dhembjen do gėlltas E prap do tė tė dua.
Dhe kur tė mbetesh filikat Braktisur pabesishtė Vetėm njė klithmė tė vi pas Plagėn e hapur do ta fsheh Thellė gjoksit tė helmuar Dhe buzėn do tė vė nė gaz E pra do tė tė dua. Valdete AntoniPERTEJ RRĖFIMIT
KosovėTi po vritesh dhe unė shkruaj poezi libri im i parė po digjet unė i laj sytė dashurisė Kėshtu jam babai po mė vdiste unė vrapoja te strukesha nė njė pemė gjoksburri degėt mė lėmonin kokėn si Ai Tani shoh fėmijė tė vrarė gjiri mė rrjedh qumėsht pėr tė palindurit. Nuo SinishtajME MUA PA MUA
Mua nga unė mė ndajnėsa e sa ura tė tetovuara nė shpirt e mua pa mua nuk mundet askushi tė mė lajė me terr as me dritė
Do tė dalim nga katakombet
Kurtizane lehaqene Historia
Do tė dalim nga katakombet tė freskėt dhe gjithė energji Nė gjirin tonė do tė flakojė flamuri Kuq e Zi. Fatmir CeciZvicėr
Zvicėr !Mbi barin e blertė shtrirė rriKėmbėt, trenat ti shkelin Dhe ti qesh Unė, si njė pikėz shiu rrėshqas mbi lulet e bukura dhe mbi vitrinat e pastra Me kėpucėt refugjate tė bėj zhurmė nė rrugica Ndėr xhepa pantallonesh Njė ėndėrr shtrėngoj me duar Zvicėr ! Era e luleve mė solli tek ti Me avionin e diellit erdha.
Maj, 1993 Hysen GėrvallaMbrėmja dhe unė
Nata sonte ecė me tyTė pėrkėdhel pėrmallshėmVjell tisin e lehtė argjendar Mbi buzėt e tua Gjithēka e bukur pushon Mbrėmja dhe unė thurim ėndrra !
Unė jam Shtektar i fundit i natės Mbrėmja e orfeut Ēmendet ne vetminė time Jam edhe mė shumė Sonte i fundit nė njė stinė I kėnduar rrallė pėrmallshėm E shpirtrishtė Mbrėmja dhe unė sodisim njeri-tjetrin Nė tė qara buzėsh tė etshme Mbrėmja dhe unė asgjė sjemi Pa sytė e tu
Nė gjethet e kėputura Shpirti vuan shqip Nuk flen numron yjet Nė mesin e tyre diku je edhe ti ERI Shėndrit horizontin Dashurisė i jep kuptim Gani Azemi Tranzit nėpėr qiellin e atdheutNga dritarėza e avionit E vėshtroj relievinQė e njoh edhe nė gjumė
Bardhėsia e thepisar e Lubotenit E shpon si me thikė Kaltėrsinė e ėndrrės sime Re tė zeza e kanė mbuluar Sharrin Plak Trupin ma pėrshkruhet me fjalė Tė asnjė gjuhe
Fluturoj qiellit tė rinisė sime E avioni ēan horizonte tė largėta
Veē tranzit mund tė kaloj Dhe ti afrohem nga qielli Kosovės Tokės qė tė tėrė e kam nė zemėr
Nė Qiellin e Kosovės, mars 1981Dritėro Agolli Pėr gratė tona
Sa pak kėndojmė pėr gratė tona !Pėr gratėE bukura e tė mira, Qė na pėrkėdhelin me duar tė njoma Kur kthehemi nga rrugė tė vėshtira. Gabohemi shumė, Kur flasim e grijmė Rreth gotės me birrė, Rreth gotės me verė, Se gratė tona e humbėn freskinė Se ishin tė kėndshme njėherė ! Jo, jo, shumbet hijeshia e tyre, Mjafton tė qėndrojnė pak nė pasqyrė Dhe tė duken prapė tė njoma. E si tė mos kėndojmė, Poetė, Pėr ato qė kanė ditur nė jetė Tė lindin kreshnikė e peri, Jo nė maternitet e nė shtėpi Po edhe nė korie e nė arė, Duke prerė dru E duke hedhur farė ? ! Dritėro Agolli Duke kėrkuar dashurinė
Zemra sot me rima e ritme mu mbush :Njė kovė eskavatori me trishtim e zbraza,U bėra gazmor a nga gazi nė faqe kam prush, Rinia godet me grusht nė thinjė e brazda.
Ashtu si Kolombi, kur pa nė oqeanėt e stuhishėm Tė bardhat ēajka e thirri : tokė, tokė ! Unė pashė tė bardhat ēajka tė dashurisė E thirra : ėshtė afėr, shokė !
Vėrtet ish afėr, po unė Kolombi, se dija, Veēse kėrkonte varka ime me velė tė hapur Dhe shkuma e valės mė binte nė thinja : Unė direkun e saj kisha kapur
Mirė thotė njė kolegu im i vjetėr : Nė dashuri duhet tė jesh Kolomb patjetėr ! Halil QėndroAnijet e mėrgimit
Smjaftojnė as anijet e botėstė bartin mėrgimin tėnd, gulēojnė tė fundosen nėn mbipeshėn e dhimbjes, detet e tu shkretėtira shresash, ujėnaja tė kripura lotėsh.
Po ti vetė fatin tėnd tė verbėr e zgjodhe, mezi ruaje zjarrin e paktė te vatra, e kyēur nė marrėzi tė vetmisė i kanoseshe botės me njė gur hobeje, tundje njė ēokane ogiēi dhe ngjirreshe e tani e tėra nė njė det tė trazuar, tė presin bankina tė lakuriqta dhe brigje me fenerė tė shuar, shpresėpashuara ime e cfilituar, Shqipėri ! 1991 Halil QėndroPranvera e kėtij viti
Si na zuri kaq befasishtė kėtė vit pranvera !
Lulet dhe zogjtė kaq pranė dhe si vėmė re as ngjyrat, as kėngėt, jemi harruar pas bisedave tė nxehta pėr pluralizmin, tė mbledhur rreth sofrės sė varfėr vėllezėrit si svendosėn mes tavolinės njė buqetė me lule pėr tė kujtuar Pranverėn dhe fytyrėn e Nėnė.
Si na zuri kaq befasisht kėtė vit pranvera ! I kanė humbur mes tyre kufijtė lulet dhe plagėt, udhėkryqi dhe shtegu i dritės, a diēka qė sdi si ta them se ėshtė tej kufirit tė fjalėve, a diēka qė sdi si ta shpreh se ėshtė tej kufirit tė dashurisė e urrejtjes.
Si na zuri kaq befasisht kėtė vit pranvera ! 1991 Gėzim BunaDashuri dhe mall
Majė malit jam tani, e dashur,ku dėbora ka shtrirė krahėt e saj, me topa po lozja me shokėt, kur befas tė ndjeva aq pranė.
Dhe ti, e dashur, mė ndeze mall, majė malit me shokėt e mi, dashuria ngjitka edhe malet dhe dėborėn e shkrin Gėzim BunaNjė urėz e vogėl, njė urė
U puthėm njė herė nė arė,u puthėm dhe vetėm kaq. Pėr sdyti sarrita tė rrokja, Ti ike me vrap
Njė puthje e thatė dhe kaq. Atėherė fėmij. Tė rritur shihemi paq, sflasim pėr atė dashuri.
Se sbėmė ndonjė mėkat. Nė u puthėm ne dikur, Njė puthje e ėmbėl fllad, Njė urėz e vogėl, njė urė Dritėro Agolli Mjegulli i dashurisė
Kur ikja larg, drejt teje vija ;Kur vija afėr, ikja larg. Pėr dreq mė trembte largėsia Dhe afėrsia bėhej ēark.
As e kuptoja si tė desha, Njė mjegull pus, njė ēmenduri, Si njė poet qė shkruan vjersha Dhe ndez njė shkrepse, i bėn hi.
Dhe ndofta kjo ish dashuria : E ēakėrdisur kuturu Pėr dreq mė trembte largėsia Dhe afėrsia gjithashtu. Dritėro Agolli Nusja nga Kosova
Kam dashur ti gjeja dhe nipit tim tė vogė njė nuseAndej nga Kosova nė fshatrat e thella, Po kjo ka qenė njė ėndėrr pas zjarrit me flakė tė kuqe Si valė e flamurit tek shpella.
Ka qenė vėrtet njė ėndėrr nė viset e mia me gurra, Ku rrjedhin ujrat, por unė etjen e verės zor se e shuaj. Kam dashur nusen e nipit tė mos e marr me vetura, Po veēsi qėmoti me kuaj.
Njė muaj tė tėrė le tė zgjaste udhėtimi me kalė, Me pluhur mbi velo tė vinte nusja e nipit tek unė, Me dorėn time tia shkundja duvakun palė mbi palė Atje tek oxhaku, ku kfja nė xhezve bėn shkumbė.
Dhe skishte gjė, le tė binte pluhur i udhės sė largėt Nė vatrėm time tė vjetėr sa pėrralla, Po kjo nuk ndodhi mes botės sė ligė e tė varfėr, Ku rron ky fisi ynė i ndarė nė dysh plot andralla.
Ku smerr dot njė nuse pėr nip a pėr djalė, Se fisin e ndan kufiri me dy pashaporta ; Kėto pashaporta stė lenė tė marrėsh nuse me kalė, As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta
Kam ėndėrruar ti gjeja njė nuse tim nipi tė dashur Nė fshatrat e thella andej nga Kosova, Se sdesha tė shkoja nė tjetrėn botė me buzė tė plasur, Ta shuaja etjen e mallit pėr aq sa tė rroja. Sadik Krasniqi Unazė dheu
Erdhe me plis tė djegur nė majė me faculetė tė bardhė nėne tė lidhur katėr cepėsh me nyje malli
Pėr nė shtėpi mora atė lot dhe
Ky dhe i Kosovės mban erė molle erė shpirti me duhmė zjarri e vakėsie t “ėmblit tė nėnės erė varri erė lirie
Mbrėmjeve nė dritė tė hėnės fėmijėve do t“ua sjell Galdimit e Albinit tri herė rreth koke qė tėr natėn tė ėndėrrojnė se shėtisin nė grunaja tė bukės sė re me xixėllonja nė ballė
Do t“ua sjell rreth koke Albinit e Galdimit t“ua nyjėzoj shpirtin me Kosovėn me unazėn e dheut tė pėrndezur do ta shijojnė pėr ēdo mėngjes dhe do tė mėsohen me erėn e tij rrugės qumėshtore pėrmes qiellit do t“ i pluhuros yjet me prushin e kėtij dheu
Galdimi dhe Albini Kosovėn do ta gjejnė tė bleruar edhe pas njėmijė vjetesh kur ta puthin pėr herė tė parė kanė pėr tė ditur se kan puthur Diellin e vet. Sadik KrasniqiSytė e asaj vashe (N-sė)
Vetulla hark i zi Nga vetulla nė sy largėsia yllėsi Qerpikėt plepa blu nė qiellin gri hijėzojnė njomėsinė nė urtėsi ē “bukuri n“ sy ndry n“frengji Oh mos tė raftė kurrė lot i zi nė ata sy Kurrė mos t“u djegtė ajo bukuri Sadik KrasniqiShi dhe trok kali
Nė kėtė natė me shi dhe trok kali Shaloj hingėllimėn e trembur Mbėrrij tek babai dhe varri i ēelė Zė ēastin e ndarjes E puthė tė gjallė Me urnėn e pikėllimit Ia marr lotin e mallit Nė thimbje mė bie drita e kometės E nė qiell shndėrrit nuri i tij ALBULENĖ SHALA Albulenė Shala u lind mė 11.05. 1987 nė fshatin Osdrim, komuna e Pejės. Rrjedhė nga njė familje intelektuale. Shkollėn fillore tetėklasėshe e mbaroi nė vendlindje. Tani ėshtė nxėnėse nė klasėn e njėmbėdhjetė nė gjimnazin Bedri Pejani nė Pejė. E shkėlqyeshme nė mėsime dhe e angazhuar nė krijime letrare. Ka filluar tė shkruaj qė nga klasa e shtatė e fillorės.
Marrė nga www.librishqip.com
|