|
Kėtu mund tė lexoni dhe dėgjoni disa poezi tė
zgjedhura. Tė gjitha kėto poezi janė tė marra nė libra tė ndryshėm. Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ti marrin
dhe ti publikojnė nė faqe tjera, le tė kenė repsektin pėr kohėn time,
shkruani ngacila faqe vinė (p.sh. www.rapsodet.com ). janar 2006.
Nėse nuk u pret nusja,
u pret nėna.
Nėse nuk u pret nėna,
u pret TOKA.
Nurie Zekaj
Njė
sy s'do tė mė lėrė tė verbėr
dritė mė shumė do tė ketė
ē'ėshtė njė dorė pėr ty
krah
yti u bėftė
njė
kėmbė pa marrė hap
s'do
tė mė bėjė
zemra hapa bėn
mos
tė mė qajnė pėr tė vdekur
nėse bėhem fli pėr ty
shtatė pashė nėn dhe fosilet do tė mbesin
Muhamet Kėrveshi
Kush ta dha bukurinė-
Engjujt
satanėt
apo qielli ?
Nė Kosovė i shohim fytyrat e tyre.
Pėr t'ia pushtuar bukurinė
engjujt
satanėt
dhe qielli
luftojnė gjatė
njėri kundėr
tjetrit
Askush s'mund
t'ia rrėmbejė!
Dashnor Mati
Tė lashė
tė "braktisa"...
Shqipėria ime
Kėtu,
rrallė,
shumė rrallė
bie dėborė.
Aq sa mė
bėhet
se
qėllimisht,
ti mė
dėrgon.
Dhe ajo
shkrin
pa rėnė.
Tretet,
nga malli
qė
zjarrmon..
Faton Gashi
Sa zbe je
n'fytyrė,
e
qan pa za,
pa lot vajton,
Dėshmorėt e tu, KOSOVĖ.
Nėse gjak je mbytė,
nė flak' e
rrfe, sa vend'e dhe
t'u dogjėn
Ty, KOSOVĖ.
Sa merrė Ti
pe,
e
drit'aspak ,
por shpresė
plot
qindro tash
pra, KOSOVĖ.
S'tė prek
ma plumb
as plag'tė djeg,
krahnor'tė shndoshė
luftojn'pėr Ty, KOSOVĖ.
Kuq e Zi flamur,
androje Ti,
kur t'huej e shkje
tė shkelėn Ty, KOSOVĖ.
Kurr' s'je pėrul!
Shqiptarė dje!
Shqiptarė sot,
do t'jesh Ti prap, KOSOVĖ!
Bislim Elshani
Rreth e qark post-rojes,
Errėsirė, acar:
Brenda rri i zgjuar
Roja mėrgimtar.
I
hedh thėngjill zjarrit
Njė thėngjill kurbeti,
Nxin e nxin mangalli,
Mėrgimtari fjeti.
Nėn hi, i mbuluar,
Vrasėsi dhe ai
fjeti.
Ē'e tradhėtoi
tė shkretin,
S'ish i votrės sė vet.
Hajredin Muja
Kur tė shoh ku ke arritur,
s'je mė i
pari,
mė ngjason
krejėsisht tjetėr.
Kurrė s'tė kam
njohur sa duhet,
vitet mbi ty
vėrtet s'kanė stėpikur
njėlloj si mbi
tė tjerėt.
Nuk di ēfarė
tė bėj mė parė pėr ty,
pėrsėri do tė mbetėm fajtor
pėrballė vetvetės.
Preē Zogaj
Nė ėndėrr netėve tė gjej kollaj fare,
Sillem keq, hap sytė dhe pranė s'tė kam.
Nėpėr gishtat e mi si shkumė detare
Tretet imazhi yt dhe... zbardh.
Humbet pėrsėri dhe ditėn jetojmė
Pa lajme, secili nė rrugėn e vet.
Nga malli pėr ty sytė e mi dėshirojnė
Tė bėhet i vogėl njė ēast ky qytet.
Por nė rrugė tė ndryshme qyteti na fsheh,
Ashtu tė paparė shkojnė javė e muaj,
Tė gjitha i kemi bėrė pa bėrØė gjė,
Tė gjitha i thamė e prapė tė huaj.
Nė njė stinė krenarie, madhėshtie tė marrė
Rastėsisht tė shihemi e lamė dikur,
E
qyteti u rrit mė shumė se kurrė,
E
unė u munda qysh ditėn e parė.
Mustafė Xhemaili
U
largova nga ti
Qė nga larg tė tė shoh mė mirė!
Ambalazhet dhe etiketat mė tė ēuditshme
T'i heq nga mendja
Qė m'i vure nėn hije.
U
largova nga ti
Qė nga larg tė tė njoh mė mirė,
Nėn diellin e jetės
E
dialektikės sė pamėshirshme
Pėr ty dhe pėr mua.
Mustafė Xhemaili
Dielli yt i madhe rrit lulėkuqe tė pėrjetshme.
Fusha ime e zezė. Fusha ime e kuqe.
(Kjo
s'ėshtė psherėtimė e idilės romantike,
Po
frymėmarrje e thellė moderne
E
lindjes sė kėsaj dite tė re).
Dielli yt i ngrohtė
Mė
ngroh dhe rrit dashurinė e madhe
Pėr
bukėn, farėn dhe pushkėn.
Fusha ime e plumbtė,
Fusha ime diellore!
Mustafė Xhemaili
KOKĖFORTĖSI E MREKULLUESHME
1.
Ja,
erdhi vera. Mbrėmje neoni nė Prishtinė.
Era
e blirėve shtrihet kėndshėm mbi shėtitore,
Si
njė vel i hollė, i padukshėm na mbulon mua e ty.
Era
e blirėve bulevardit na pushton.
Ne
bėhemi edhe mė tė ftohtė se ai rrėzėllim mbi atė xham pastiēerie.
Derdhet drita e neoneve dhe na zbulon pabesisht
Rrobat, fytyrat, buzėqeshjet,
Trishtim dhe mėrzinė.
2.
Ja,
erdhi vjeshta. Mbrėmje neoni nė Prishtinė.
S'ka
mė shėtitje.
S'jam une,
s'je ti,
As dashuria
jonė e projektuar nėn blirėt, aty.
Gjethet e
blirėve janė zverdhur.
Nėn verdhėsinė
e tyre trishtuese
Imagjinoj
kokėfortėsinė e mrekullueshme
Tė pėrsėritjes
sė stinėve.
Mustafė
Xhemaili
NĖ SHTĖPINĖ
E REFUGJATĖVE
Plepit tė
gjatė nė oborrin e vendlindjes
Po m'i
kėrcėnohet sėpata e babait!
Ėndrra ime
s'ėshtė nė kėtė bodrum
Me lagėshti
dhe dritare tė vogla,
Sa mė shumė po
e shoh Fushėn e Bardhė
Para shtėpisė
sime dhe plepin e gjatė nė oborr.
Babai im po
hamendet mėngjes e mbrėmje qė tė pres nė rrėnjė,
Se i kam
humbur nga sytė, nga oborri, nga rruga
Dhe po mė
numėron tė vdekur,
Mė keq se tė
vrarė nga plumbi i pushkės.
Plepit tė
gjatė nė oborrin e vendlindjes
Po m'i
kėrcėnohet sėpata e babait!
Riat Ajazaj
duke lexuar
poezitė e Jusuf Gėrvallės
qielli
duket gri
ndoshta
sikur para qindra vitesh
do derdhen
pika
mbi njė
tabllo moderne
ku s'fryn
flladi i fushės sė Kosovės
as era e
tamlit tė djegur
s'ndihet
vetėm pikat
mbi mermerin e varrezave
si tingull
i ftohtė
poezie
Rudi
Erebara
Po
tė duhemi kėtu, e dashur,
do
jemi njerėz tė mirė.
Tensionin nervor,
do
tė ta nxisin vijat e dritės nga grilat.
Dielli bėn ngrohtė megjithatė xhamin.
Aty
poshtė,
figura jonė krejt pa pozė
luan gjeste: A mė do!
Rruga ime kalon nėpėr sytė e tu.
Kjo
do tė thotė t'i shkel tė kaltrit.
Si qielli nė
vesh.
Po
nuk kam ē'bėj,
ti
m'i hedh rrugės.
Si fara
detyrimi.
Atėherė unė
jam i lumtur.
Eci mbi gjėra
tė kaltra, po se po,
farat qė hodhe
mbijnė
Nė sa, uji
nėpėr kėmbė;
ėshtė lot.
Rudi Erebara
ECĖN NĖ DET E DASHURA E RE
E
dashura e re qėlloi tė jetė si deti,
me
ngjyrė bruz lėkurėn, me sy bruzė,
Me
flokėt si kandili, krejt tė zinj vetėm,
me
buzė bruz, me bluzė bruz.
E
dashura e re qėlloi tė jetė si dheu,
qė
rėrė e imėt bėhet i lagur me kripė,
nė
det bruz dhe i dashuri bruz shkon.
E
puth si me plehra kėtė gjė tė bukur qė ikėn.
E
dashura e re qėlloi tė jetė krejt prej femre,
si brumė bruz,
qesh si shkuma e bardhė,
Me shpirt tė
pisėt natyral.
Nėpėr dritė
shkon sipėr, nga uji bruz nė mal.
E
dashura e re qėlloi tė ēohet,
dhe
kuptova se pa tė bota ish e rrafshėt,
dhe
drita mė e ėmbėl vjen ngado,
se
tė dua shkėlqej, si peshku n'ujė tė flashkėt.
Rudi Erebara
Mos mė do e dashura si farfurin,
Ajėr shumė plus blu-qielli,
Pijmė kėtė ndjenjė me kėto sy me akull,
Jemi prej uji dhe rrjedhim bukuroshe,
Dielli kudo na gjen,
Na
gjen dhe na tret tė shkretėn,
si
buzėqeshje nėpėr mjegull.
VJOLLCA DIBRA
Qetėsi
s'lėviz asgjė
veē
akrepave tė orės
pa
kohė
Unė
e
vetmuar
shikoj derėn
qė
era e lehtė
e ka
hapur pėrgjymė
pėr
tė m'i risjellė
kujtimet e brejtura
Stinė pa gjurmė
Luljeta
Danaj
Kėtė ujė kaq
tė ftohtė si ta pi
pėr ē'mėrira
kam ardhur kaq larg
ku fryn veē
erė pėrjetėsi.
Udhėrrėfyes,
ti fole njė fjalė!
Ai ktheu kokėn
krenar, i lutur:
Unė di veē
shtigjet dhe rrugėt.
Nuk folėm mė,
vazhdoi i sigurtė
tė zbulonte
shtegun, tė tregonte udhėn.
Pėr ē'mėrira
kam ardhur kaq larg
ndonėse
udhėrrėfyesi ėshtė i bukur.
Udhėrrėfyes,
udhėrrėfyes kij mėndjen
se mos harron
shtigjet, se mos humbet udhėn.
Befas u kthye
dhe krahėt hap:
Do ti
humbisja, por rruga ėshtė e gjatė.
S'ka vlerė ti
ngatėrroj moj vajzė,
pėr mėrira nuk
shkohet kaq larg.
Ai ecėn para,
unė eci pas tij
qė kur
s'mbahet mėnd. S'ka kohė.
Kush Valbonėn
nė muzg s'e ka parė
s'kupton ato
qė tregojnė.
LULJETA
DANAJ
Do tė ndrijė
malli
Do tė shuhet puthja.
Malli gjithashtu.
Do tė ngelet kėnga.
Do
tė tretet zemra.
Kėnga gjithashtu.
Do
tė vijnė lulet.
Do tė ikim ne.
Lulet gjithashtu.
Do guxojnė fėmijėt.
Nuk do tė ketė fantazma.
Fėmijė gjithashtu.
DAUT DAUTI
Nė breg tė lumit
dru
i thyer
erė
e llastuar
me
akullnajė nė shpirt
nė
pėrrgjumje
presim pranverėn
ta
dėbojmė akullnajėn
ta
shartojmė ėndrrėn
DAUT DAUTI
Pėrse braktisim vatrėn
si do t'i ngjallim damarėt e mėrdhirė
larg zjarrit tė shtėpisė
duhet pėrzėnė lagėshtinė
nga ėndrra
qė zjarri tė mos shuhet
qė hi tė mos mbetet
AGIM GJAKOVA
Athua vetėm pėr trimėri
keni zbardhur kokėn me mjegull e borė
o
Bjeshkė e mia!
Athua vetėm pėr kėngė
keni ēarė kurrizet me thepa madhėshtorė
o
Bjeshkėt e mia!
Sa shekuj mallkime
pėrplasen kohrat mbi majat tuaja
e
ju nxorėt nga brinjėt vetėm urime
vetėm
urime!
Sa shekuj
tradhti
pėrplasen
kohrat mbi shpinėn tuaj
e ju nxorėt
nga gjokset vetėm freski,
vetėm
freski!
Kur dua tė
hap zemrėn
vij nė gjirin tuaj
o
Bjeshkėt e mia,
besnike si
heshtja
besnike si
jeta...
dhe fjalėn
time e ktheni jehonė
e lėshoni
ushtimė nėn ato kreshta!
AGIM
GJAKOVA
Ethe...
Nė
Ēabrat
u tha njė karafil atė mbrėmje
dhe kali i
Selė kerraxhiut kazdisi gjithė natėn.
...dhe
nocturno
Nėse nata
ėshtė plakė
atėherė hėna lind nuse e pėrvajshme
pa stolitė e dėshiruara nė muzgun e parė,
nėse nata ėshtė urrejtje
atėherė yjet janė shkėndijat e saj
kur nė buzėqeshje ka njė etje tė pafre,
nėse nata ėshtė nuse e heshtur
yjet janė xherdan rruzash tė verdha
dhe hėna medalion i kujtimeve tė perenduara,
e
nė qoftė nata shtrigė intrigash
atėherė yjet janė dėshmitarė tė heshtur
koha do t'i nxjerrė nė sheshin e trimave.
Dėshiroj tė jem si hėna
e
tė kem si kasolle
qiellin e pafund
dėshiroj tė jem si hėna
e
tė endem luginave plot bar
dėshiroj tė jem si hėna...
se pėrdryshe pėrse ta kem fytyrėn ta kam fytyrėn kaq tė zbehtė
e
tė shtegtoj ditėn tjetėrkund!
Nata po fsheh rrobet e veta tė zeza
nėpėr gropa tė ndyta
nė grmina tė thella
po zhduket nėpėr tokėn e ēarė, tė gropuar
tinzarja natė, dhelpra natė
qė mė la pa gjumė kėtė kohė kaq tė gjatė.
Kur hėna iku, perendoi dhe nata u shua
ende mė ziente e vrullshme njė dėshirė...
mėngjesi kishte gdhirė i ngrirė.
AGIM GJAKOVA
A
kėndon ti me ritmet e buzėve tė mia
a
e ke vrullin e gjakut tim pėrvlues
me sytė e mi a tė ndizet dashuria
a
tė fryhen rremat e damarėve tė mi shkumbėzues
e
uritur e ngopur ti ia mvesh ngjyrėn pikturės
ti i shfyn krenare kohės nė zgėrdheshje
ti je drama e shpirtit ti je thumbi ironik i gjuhės
unė jam mishi yt i hedhur nė pėrleshje.
AGIM
GJAKOVA
Shko o shoku im dhe hidhe nė shpinė
njė dash nga tufa nė Rrafsh tė Dukagjinit
e
kur tė kthehesh buzgaz
mos pyet se ē'thonė tė tjerėt
unė tė pres kėtu nė bregdet,
kaliro e nė vithe tė kalit
rrėmbeje njė ēikė me pshtjellak
do tė dėgjosh krismėn e pushkės sime pėrshėndetėse,
hiē mos vraj mendjen se nė ē'ligjėrim
do tė dėrdėllisin tė tjerėt
unė tė kam shqiptuar urimin me zemėr;
e
kur tė zdirgjesh malit nė gji t'ortekut
ndaj mejdan me cilindo nė botė
Rrafshi ėshtė fushė e begatė e gjuri yt i mbėshtetur
mund shekujt e bjeshkėt rrinė e qeshin
unė ta kam shenjėzuar tufėzėn e vargjeve...
a
nuk jemi kreshnikė ulė kėmbėkryq buzė detit!
AGIM GJAKOVA
HIRES OSE FLUTURIMIT TĖ DALLĖNDYSHĖS
Sikur tė pija shkėlqimin e syve tė tu tė etur
do tė bėhesha burim, burim, burim
atje nė rrėtzė Ēabrati
kah vera
etjen do tė shuanin kalimtarėt e dashurisė
pastaj do tė fryenin erėra, erėra, erėra
do tė deheshin vargjet prej ngrohtėsisė
siku tė pija shkėlqimin e syve tė tu tė etur!
Sikur tė pija kaltėrsinė e syve tė tu tė qeshur
do tė bėhesha hapėsirė, hapėsirė, hapsirė
atje nė maje
tė malit
do tė
fluturonin shpendėt krahėlirė
pastaj do tė
shpėrthenin tinguj, tinguj, tinguj
do tė bulonin
ėndrrat si fijet e barit
sikur tė pija
kaltėrsinė e syve tė tu tė qeshur!
Sikur tė pija
thellėsinė e syve tė tu ujėvarė
do tė bėhesha
det, det, det,
nė rrėshqimė
tė kohės lehtė, lehtė, lehtė
deti do tė thahej nga dashuria
pastaj nė qiell do tė kishte avull, avull, avull
do tė risohej pėr tėrė jetėn ēiltėria
sikur tė pija thellėsinė e syve tė tu ujėvarė!
AGIM GJAKOVA
A
kėndon ti me ritmet e buzėve tė mia
a
e ke vrullin e gjakut tim pėrvlues
me sytė e mi a tė ndizet dashuria
a
tė fryhen rremat e damarėve tė mi shkumbėzues
e
uritur e ngopur ti ia mvesh ngjyrėn pikturės
ti i shfryn krenare kohės nė zgėrdheshje
ti je drama e shpirtit ti je thumb ironik i gjuhės
unė jam mishi yt i hedhur nė pėrleshje.
MAZLLUM BARALIU
Flamuri kuq e
zi nė Dardani valon
shqiponjat
dykrenare nė aradha
anembanė
Kosovės zėri i lirisė jehon
nė ardhmėri tė
pavarur pėrpara pėrpara
Nė vapė e
furtunė tė shekujve ulėrimė
u lindėm u
rritėm tė pėrpėlitur krenarė
granit tė
pathyeshėm me stuhinė
martirė heroik
nė betejė me barbarė
Nė kėto troje
tė shenjta o populli im
do tė lulėzojė
behari pėr jetė e mot
qendresės i thurim odė gjer nė amshim
gjak ilir jemi s'na ndal kush dot
Tė gjithė dora-dorės tė bashkuar tok
me hapėrimet tona stoikė nė aradha
himnin e fitorės e kėndojmė ne sot
tė fortė si ēeliku - pėrpara pėrpara.
Mazllum
Baraliu
U
mundėn shekujt e stėrkequr
bimė toke e pjellė njeriu
kėmbėve pranga
litarė qafės
Historisė njerkė
ia mėsuat alfabetin
arbėrit e mi
Tokės i duheshin martirė
ia
falėt trupin e shpirtin zjarr
Qiellit i duheshin yje
ia dhuruat sytė
tė shihen udhėt
e tė
luhet valle me kohėn
Flamurit i duhej ngjyra
e ia
hapėt zemrėn
tė
pathyer agimeve
Udhėve mijėvjeēare
gjuhė e bukės dhe kripės
mbjell shkronjat shqip
MAZLLUM BARALIU
E bukur si
pranvera
si rrezet e
diellit nė agim
ėshtė
malėsorja e fshatit tim
Zgjohet me gjelat e parė
tėrė
ditėn fluturon
bie
me muzgun
engjėj ėndėrron
Demonėt mallkon.
Xhevahir Spahiu
Hipi mbi shkulme betejash dhe s'ra,
Ra veē mbi honin e vdekjes sė Gjergjit.
Ēau
hingėllima tė largėta dhe ja:
Mes logut
tė shekujve, erdhi.
Nalban
Probatini patkonjtė ja fėrkoi.
Si shkėmbi
i bardhė kreshtohej mes gardės.
Askush veē
tė zotit atė s'e shaloi,
Vetėm Donika nė ditėn e dasmės.
Derdhur nė bronx, hijerėndė te sheshi
Shkund jelet e ngrira nga shqotat e kohės,
Gjithė kuajt, tė kuq e tė bardhė, i deshi,
Pėr vdekje urreu veē kalin e Trojės.
Xhevair Spahiu
Nėnat qė lindėn djem dhe vajza ilire,
Nėnat qė rritin fėmijė punėtor,
Nėnat qė mbrujnė ngrohtėsi dashurie
Dhe
qumėshtin e jetės
na
japin tė thithi.
Unė
qė nuk kam nėnė
I
dua tė gjitha.
Xhevahir Spahiu
Mbi xhamin e ftohtė ballin e mbėshteta.
Jashtė gjėmon
dimri, brenda gjallon jeta.
Krejt m'u
qartėsua qielli i mendimeve,
Si nga rreze
dielli shtigjet e luginave,
Dhe m'u ngrit
nė kokė njė statujė brune,
Si njė krah
pėllumbi larg e larg lėkundet:
Herė njė ēast
tė vetėm katėr stinėt ndėrrohen.
Ē'bardhėsi
hapėsirash! Ndjenjat zjarre ndezin;
Pėrmbi tela
flokėsh gishtat tinguj ēelin.
Gishtat nėpėr
flokė, rrezet nėpėr re,
Jetė
e lashtė shumė, dashuri e re.
Kėto
erėra, dallgė tė pėrjetshme
Vallė si na mblodhėn nė njė rrugė tė vetme?
Treni trokon
rėndė, si kavaleri...
Ku mjafton njė
kalė pėr ty, dashuri!
Gishtat
derdhin tinguj, dielli shket mbi re,
Botė
e lashtė shumė, dashuri e re!
Lasgush Poradeci
Poradeci
Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhśrė si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije,
Duke sbritur qė nga qjelli pėrmi fshat po bėhet fir...
E kudó krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim:
Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė...
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė...
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im.
Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotėroj mė katėr anė errėsira...
Po tashi:
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi...
Lasgush Poradeci
Dimėr
Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
Migjeni
Kangėt e pakėndueme
Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme,
te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.
Thelle ne veten teme kanget e mija jesin...
e une jam vullkani qe flen i fashitun
por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun
ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin.
Por a do te vije dita kanget me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulezue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.
O kanget qe fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej,
vetem une me ju po kenaqem si femija,
une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.
Migjeni
Tė birtė e shekullit tė ri
Na te birt e shekullit te ri
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij,
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birt e shekullit te ri,
filizat e nje toke se rimun me lot
ku djerse e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshate e huaj
dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej
Na te birt e shekullit te ri
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast'i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane:
s'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerezore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem per hir
te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim"
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis -
te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis.
Na te birt e shekullit te ri
me hovin tone, e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem me ra fli.
Migjeni
Kanga e rinis
Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thuaja kanges, rini, pash syt e tu...
Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull...
Mos e freno kangen! Le te marri udhe.
Thueja kanges, rini, pash syt e ty...
Te rroki, te puthi kanga, te nxisi me dashnu
me zjarm tand rini... Dhe te na mbysi dallga
prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi!
Kumbimi i zanit te perplaset per qjelle,
dhe te ketheje prap te na - se hyjt ta kane zili,
e na te duem fort si duem nje diell.
Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
QESHU RINI! QESHU! BOTA ESHTE E JOTE.
Migjeni
Zgjimi
O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te
te shekujve te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te
te titajve te terbuem,
te cilet n'udhe per ne theqafje ketej pari i rane
dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Shkundeni prangat te mprapshta! E me brime
ngadhenjyese,
me hove viganesh, deshirash flatruese,
turrnju ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni
- ndosht' aty keni per te gjete fillin e nji hymni,
qe Ilyri e vjeter nder kremtime kendonte,
ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suaj zharitese
drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit
i cili fatin tone mbytte ne mnije te vete perpise -
ta dije se te Birt' e Shqipes folen ja ngrehen
vetvetit.
Migjeni
Recital i Malcorit
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,
Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.
Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!
Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
Kėnga e dhimbės krenare
O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen
dhe shperthen nder vargjet e lira...
A deshte vall per t'u ngushlluem
tue stolise boten me xhevahira?
O dhimbe krenare nder vargjet e lira,
qe kumbojne me tinguj te sinqerte...
Vall, a do te prekish send nder ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte?
O kange e deje e dhimbes krenare...
Mos pusho kurre! Po bashke me vaje
si dy binjake kendoni mjerimin -
se koha do te ju bije ngushellimin.
Naim Frashėri
KORĒA
O vėllezėr shqipėtarė,
Gėzohi qė erth kjo ditė
Kaq' e mir'e kaq'e mbarė,
Qė sjell gjithė mirėsitė!
Kjo ėshtė njė dit'e rezė,
Qė bie vėllazėrinė
E dėbon jetėn e zezė
Dhe ndarjen e marrėzinė.
Ta lusimė kėtė ditė,
Q'e bekoi zot'i vėrtetė
Dh'e dėrgoi me shumė dritė,
T'i mbes'emėri pėrjetė.
Sot e vumė gurr'e parė,
Sa'sht'e bekuar kjo ditė!
Zot'i math e pruftė mbarė
E na dhėntė urtėsinė!
Hapu, hapu, errėsirė!
Pa jakė tėhu, o dritė!
Se arriti koh'e mirė,
U gdhi nata, u bė ditė.
Sot niset njė tjatrė jetė,
Tė rremenė posht'e shtije,
Mbretėron fjal'e vėrtetė,
Dhe tė mirat gjith'i bije.
Zot'i math qoft'i lėvduar,
Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetėn.
Lumja ti, moj korē'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi nė ball'u sule,
Ta paēim pėrjetė hua!
Kushdo qė ėshtė sot burrė
Dhe shqipėtar i vėrtetė,
Emėri s'i shuhet kurrė
Dhe nderi i rron pėrjetė.
Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmblė, sa e gjerė!
Sa e lehtė, sa e lirė!
Sa e bukur, sa e vlerė!
Kjo 'shtė mėm' e mirėsisė,
Qė bije qytetėrinė,
Gasthin e vėllazėrisė,
Njerėzin' e miqėsinė.
S'jemi grekėr as bullgarė,
Asgjė tjetėr nukė jemi,
Jemi vetėm shqipėtarė,
Nė kėt'emėr nderr'e kemi.
Ky emr' ėshtė shum' i mirė,
Se mė s'jemi tė gėnjyer,
Nukė jemi n'errėsirė,
E njohėmė gjėn' e vjyer.
Perėndia na e lėntė
Pėrjetė ta trashėgojmė,
Edhe kurrė mos e dhėntė
Ta humbim e ta harrojmė!
Tė lemė mėmėnė tėnė
E tė marimė njė shtrigė!
Zoti mos e pastė thėnė!
Pun'e keq'e shum'e ligė.
O, sa qenė tė gėnjyer
Ata qė vuan pėr botė!
Turp tė math kanė rrėfyer,
Punuanė fare kotė.
Pa mejtoni, o tė gjorė,
Efialtin, Pafsaninė,
Qė u bėnė trathėtorė
Dh'e gjenė mė perėndinė.
Nga gjithė ē'kemi kėnduar
Pėr tė njohur vetėhenė,
Kaqė gjė kemi mėsuar,
Tė nderojmė mėmėdhenė.
Se njerėstė gjithė vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretė,
Gjuha, mėmėdheu mbesin
Tė patundurė pėrjetė.
Me zėmėrė tė gėzuar
Dhe me gjithė shpirt uroni!
Zotėrinjt' e zotėruar,
Gjithė pėrnjėherė thoni:
Rroft' e qoftė Shqipėria
Dhe kombi e gjuha jonė!
Lulėzoftė dituria,
Edhe ndihmės paēim zonė.
Naim Frashėri
GJUHA JONĖ
Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.
Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.
E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.
Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.
Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!
Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.
O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.
Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.
pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.
Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.
Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.
Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė.
Naim Frashėri
FJALĖT E QIRIRIT
Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
Naim Frashėri
PERĖNDIJA
Ē'sheh, ėshtė zot'i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr'i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Eshtė vetė perėndia.
Mos shiko valėtė p'anė,
Mos tė gėnjenjė rremeti,
Tė tėra njė burim kanė,
Gjithė ngrihen pej njė deti.
Nė det tė math e tė gjėrė
Ēdo valė qė tė sheh syri,
Atje ėshtė deti tėrė,
Po valėtė mirė qyri.
Kur ta zėsh gjėnė tė bėrė,
Esht' ashtu me tė vėrtetė,
Po ta vėsh re gjat' e gjėrė,
Esht' ajy bėrėsi vetė.
Dhe kush flet edhe ē'gjė flitet,
Ē'duket e s'duket nė jetė,
Dhe kush sheh dh'ajo qė shihet,
Zot' i vėrtet' ėshtė vetė.
Se e tėrė gjithėsia,
Qė nuk' i gjėndetė fundi,
Eshtė vetė perėndia,
Pėr atė s'ka vėnt gjėkundi.
Eshtė nė shesht perėndia,
I verbėri s'munt ta shohė,
Ajo ėshtė gjithėsia,
I dituri munt ta njohė.
Pe njė lulezė kur shohim
Dhe tė vėmė re njė fletė,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtė zot' i vėrtetė.
Eshtė nė shesht perėndia,
Sicilido munt ta njohė
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohė.
Kush do ta shohė tė tėrė,
Tė shohė mirė njerinė,
Vethen' e tij re tė vėrė,
Atje e gjen perėndinė.
Dhe parajsi dhe skėterra,
Dhe engjėlli edhe djalli,
Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
Janė brėnda tek i gjalli.
Ajy qė ka mirėsinė,
Ka perėndin' e tė mirat,
Edhe kush ka djallėzinė,
Ka djallė e ligėsirat.
Mė ēdo anė e kėrkova,
Thashė: ku 'shtė perėndia,
Po mė pasdaj e mėsova,
Qėnke ndaj mej' e s'e dija.
Kėrkonja gjetkė ta gjeje
Zotn' e math e tė vėrtetė,
Ajy qėnėkej ndaj meje,
E paskėsha unė vetė!
Me fjal' e me agjėrime
Nuk e gjen dot perėndinė,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata qė s'dinė
Trajstėn' e ke plot me bukė,
Edhe hiqesh si i mjerė,
Dhe ke zėn' e thua nukė,
E lipėn derė mė derė.
Eshtė ndaj teje i gjallė,
Ti e kėrkon nėpėr gurė,
Nė tė rrem' e nė pėrrallė,
Andaj nuk' e gjen dot kurrė.
Pa s'vdes kurrė perėndia,
Po kush vdes nė jetė vallė?
Gjė s'vdes, sepse gjithėsia
Eshtė gjithėnjė e gjallė.
Qeshė diell, ishnja hėnė,
U bėsh' uj' e balt' e erė,
Yll e zok e dash kam qėnė,
Pa dhe njeri shumė herė.
Sa det i math e i gjerė
Edhe sa mijėra valė!
Sicil atje do tė bjerė,
Prapė soje do tė dalė.
Mijėra shpirtėra ngrihen,
Bijen mijėra tė tjera,
Vjen dimėri, lulet pshihen,
I nxjer prapė nė shesht vera.
Nj'ėshtė, po ka shumė ngjyrė,
Duket sikur s'ka tė ngjarė,
E sheh fytyrė-fytyrė,
Po 'shtė i njėjt' e i pandarė.
Ajy ėshtė trėndafili
Edhe gjėmb' i trėndafilit,
Ajy ėshtė dhe bilbili,
Ajy dhe zėr' i bilbilit.
Mos shiko ē'rrobė ka veshur,
Eshtė brenda vet' i qetė,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veē ati s'ka gjė ndė jetė.
Zoti ėshtė gjithėsia,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kėrkon mė tjatėr anė.
Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u pėrzjenė
S'ka ven', ėshtė qelqe thua,
A s'ka qelqe, ėshtė venė.
Unė ndaj teje njė pikė,
O det i gjer' e pa anė!
Tė hynj brėnda mė vjen frikė,
Po s'hiqem dot dhe mėnjanė.
Tė kisha zėn' e bilbilit,
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin' e trėndafilit,
Dhe kurrė tė mos pushonja.
Po ti vetė je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trėndafili
Edhe bukuri e tija.
Ti je ē'ėshtė jet' e tėrė,
Ti je vetė gjithėsia,
Ti vetė njeri je bėrė,
More fytyrėn e tija.
Oh! det i math e i paanė,
Nė njė stamnė qysh ka hyrė?
Ajy q'ėshtė gjithė ē'janė,
U mbloth tok mė njė fytyrė.
Mė ēdo anė qė shikova,
Pashė mirė qė je vetė,
Tė gjeta tek tė kėrkova,
Zot'i math e i vėrtetė.
Pe trupi shpirt ėshtė bėrė,
Edhe shpirti trup nė jetė
Eshtė bėrė, njė i tėrė
Gjithė ē'ėshtė, ėshtė vetė.
Paskėtaj, o shokė, kurrė
Mos kėrkoni perėndinė
Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
Po shihni mirė njerinė.
Zėmr' e njeriut nė jetė
Eshtė vėnd' i perėndisė,
Esht' atje zot' i vėrtetė,
Det' i math i gjithėsisė.
Ajy ėshtė gjithėsia,
Edhe udh' e perėndisė,
Eshtė vetėm njerėzia,
Q'i duhetė njerėzisė.
Mer dorėn e diturisė,
Pa ajo do tė tė nxjerė
Gjer te fron' i perėndisė,
Ndaj soje do tė tė shpjerė.
Esht' e vėrtetė kjo punė,
Mos qėndroni n'errėsirėt,
Se kėtė s'e gjeta unė,
E kanė thėnė tė mirėt.
Naim Frashėri
NĖ DASHTĖ ZOTI
Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po pėrnjėherė u xgjua,
Sė shoqes i tha: "O grua,
Nesėrė jam pėr nė veshtė,
Se s'kam vatur kėtė vjeshtė,
Sindėkur vinja qėmoti."
Plaka tha : "Nė dashtė zoti."
Nastradini i tha : "Unė
S'e kėllas zotnė nė punė,
E shoh vetė punėn time,
E nuk e vė nėr mundime,
Qė tė doj' a tė mos dojė,
Se nukė mė flet me gojė."
Kėshtu the, o jetėgjatė!
Papo u ngrite me natė,
More shportat e gomarė,
Po s'tė vate udha mbarė!
Pėr rrush del njeriu i mjerė
E sjell shkarpa shumė herė.
Gjithė bota po punonin
E udhėtė po ndrejtonin.
Nastradinė kur e panė,
E zun' e mė nuk e lanė:
Gjithė ditėn gur' i gjori
Mbajti edhe pagė s'mori.
I kėputur, i drobitur,
I lodhur, i kahėnitur,
Natėn nė t'errėt u kthye,
Me pluhurė mbi qyrdye!
Erth mė der' e trokėlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha : "Kush ėsht' aty mė derė?"
Pa tha Nastradin' i mjerė:
"Nė dashtė zoti, jam unė,
Qė vajē' e s'bėra dot punė!"
Pa mė nesėret njė fqinjė,
Q'ish i varfėr e pa linjė,
Erth e i kėrkoi gomarrė,
Duke thėnė ca mė parė:
"Jemi pa buk' e pa ngrėnė,
Nė mulli drithė kam shpėnė,
Gjer mė tani ėshtė bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Pėr dru e kam dėrguar,
Ka vaturė qė me natė,
I varfėri veshgjatė."
Ajy tha "e kam dėrguar",
Gomari palli nė quar!
Fqinja tha : "Pse mė gėnjeni,
Tė drejtėnė s'ma rrėfeni?
Ja se ku pėllet gomari,
Qysh e ka marė druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parė
Kshu, tė besojnė gomarė!
Me fjalėn time s'je nginjur,
Qė jam sot plak e i thinjur,
Po dėgjon gomarrė ē'thotė,
Q'ėshtė pa mėnt e flet kotė.
Njeriu qė dėgjon gomarrė,
S'e ka punėn mbroth e mbarė."
Kėshtu tha, po tė vėrtetėn
E thosh gomari, tė shkretėn.
Naim Frashėri
TRATHĖTORĖTĖ
Shokė, kemi ne mest tėnė
Shum' armik' e trathėtorė!
Popo! mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.
Harruanė mėmėdhenė
Dh' e lanė kombinė tėnė
E njė tjatėrė na gjenė!
Popo! mos u qofte thėnė!
Lanė zonjėn e lėvduar
E zunė njė kurvė shtrigė,
Tė ndyr' e tė mallėkuar,
Tė fėlliqur e tė ligė.
Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!
Qysh u bėnė Efialtė
E nuk e njohin tė mirėn,
Uthullėn pandehin mjaltė
Edhe dritė errėsirėn!
Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēinė pjesė!
Miqt' armiq i kanė bėrė,
Armikėtė miq i zunė,
Qysh janė fyell tė tėrė!
Ē'ėshtė kjo e madhe punė!
Fajn' e math kur do ta njohin
Njerėzit e mallėkuar?
Dritėnė pse nuk e shohin,
Apo janė tė verbuar?
Janė sė gjithash tė marrė
Dhe tė liq me tė vėrtetė,
Mėmėdheut bėjnė varrė,
Po do tė bienė vetė,
Se mbretėron e vėrteta,
S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjė e vėrtetė.
Ata turpinė fitojnė,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikėtė gėzojnė
E nė errėsirėt bredhin.
Nuk ėshtė kurrė haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
Tė gjitha janė paguar,
S'ka mbeturė gjė nė jetė.
Lerini, pa do ta gjėjnė,
Tė vėrtetėn do ta njohin,
Se tani s'e dinė c'bėjnė,
Janė tė verbėr e s'shohin.
O, popo ē'turp kanė marrė!
Janė bėrė tradhėtorė
Dhe s'janė mė shqipėtarė,
Se nga kombi hoqnė dorė.
Me tė huajnė u bėnė,
Me armikn' e Shqipėrisė,
S'duanė gjuhėnė tėnė
Armikėt' e Perėndisė!
Ndjej, o Zot, se nukė dinė
Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
Rrahin tė prishin shtėpinė
Pun' e lig' edh' e mėrzitur.
Tė gjorėt janė nė gjumė,
Tė vėrtetėnė s'e dinė,
Do tė mundohenė shumė,
Pasdaj mėnttė do t'u vinė.
Vėllazėrin' e harrojnė
Dhe kombin e mėmėdhenė,
Dhe armikėtė dėgjojnė
Edhe s'dinė se ku venė.
Hiqni dorė, hiqni dorė!
Mblithni mėntt' e tupėrohi,
Mos u bėni trathėtorė,
Se pasdaj do tė pendohi.
Naim Frashėri
FALJA
Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.
Zot! Falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.
A M'KA QUE
LETĖR DJALI
teksti & muzika: Fadil Llugaxhiu
A m'ka
que letėr djali ?
A m'ka dalė pranvera ?
Thujmi nanės, thujmi babės,
Kush do t'mė dalė te dera ?
Qan nana pėr djemtė
Qė sot ju treten kėsaj fushe.
Qan nana pėr ēikat o
qė s'ka ku me i ba nuse.
A ka kush tė ma vė duvakun ?
A ka krushkė pėr mua ?
A
po mbetetm unė e mjerė
dasmėn tuj ėndrrua ?
ENDRI
VELA
RAPSODET
Rapsodėt
me ēifteli,
e hedhin
bukur ēiftatelin.
Dhe
Zhani Ciko kėndon
bukur me
mikrofon.
Njė
mėngjes tjetėr u zgjova
dhe
fillova tė pres dru avash
avash.
RAPSODET
Lirikė e heshtur qė
rri
fshehur brigjeve.
Lumi
sikur lumi s'ka,
i bukur mė i mirė se bjeshku.
TIRONSIT
Me vaj e qava,
por dot s'fitova.
I heshtur hėna,
mike.
Poezi faqja e parė kėtu: 
Poezi faqja e dytė kėtu: 
Poezi faqja e tretė kėtu: 
Faqja kryesore
|