BIOGRAFIA E NDUE SHYTIT

Nga Sulejman Sula

Ndue Shyti, Artist i Popullit, personaliteti mė popullor, bir dhe nder i rrethit tė Pukės, instrumentist dhe krijues i pėrkryer nė muzikėn popullore, ku ēiftelia ėshtė bėrė magjike me lojėn e saj, ku nė orkestėr veglat e muzikės popullore harmonizohen aq mirė saqė sė bashku prodhojnė “simfoni” nė realitetin e kohės.
Shtysėn pėr t’i rėnė ēiftelisė ai e mori nga fshati Gojan i Madh i bregut tė lumit Fan i madh, ku lindi e kaloi rininė. Kėtu nė ēdo shtėpi ndodhet njė ēifteli me motivin e moēėm “bashkė me njeriun – kėnga e vallja dhe melodia e gurės popullore”. Ēiftelinė e mėsoi duke imituar fillimisht instrumentistėt mė tė dalluar tė fshatit. Si idhull kishte instrumentin mė tė shquar Gjin Shkoza. Kjo ishte “shkolla e parė e muzikės”. Duke kaluar ditėt dhe muajt, duart ju stėrvitėn, ato binin lirshėm, jepnin tinguj e melodi me diēka tė veēantė nga vetja. Nga interpretimi i shkėlqyer dhe mbi tė tjerėt kaloi tek krijimtaria e vet, veēmas nga tė tjerėt. Talenti, pasioni, vullneti qė i kishte me bollėk, si trinom tė suksesit, e futėn nė rrugėn e ngjitjes. Atė e frymėzoi natyra e mrekullueshme e trevės, popullsia e saj, vetė jeta me plot kuptim e motivacione. Kudo qė interpretonte sillte tinguj e melodi tė padėgjuara, larg arkaizmit dhe monotonisė. Personalitete tė muzikės vėrenin njė “meteor” nė interpretim dhe krijimtari. Nė vitin 1966, bėri turneun e parė jashtė vendit nė Kinė, ku u admirua pėr interpretim tė jashtėzakonshėm. Nė vitin 1968 punon nė Pallatin e Kulturės Pukė. Nga ky mjedis pune e krijimtarie shanset u hapėn. Bashkėpunonte me instrumentistė, kėngėtarė e valltarė tė rrethit e vendit, debatonte me specialistė tė muzikės pėr novacione tė reja etj. Tashmė, talenti ishte njė realitet, njė protagonist klasi me krijimtari tė bollshme. Me vullnet tė jashtėzakonshėm punonte si rrallė kush. Reputacioni i tij po ngjitej nė maja tė larta. Punonte e drejtonte nė disa plane, perfeksiononte lojėn me veglat e tjera si sharki, dy lloje bilbili, zumare dhe fyelli me forma tė ndryshme, vazhdonte punėn krijuese mbėshtetur nė folkun pukjan e mė gjerė, vrojtonte, pėrzgjedhte, inkurajonte talentet e reja, strukturonte me instrument grupin orkestral dhe, njėherėsh luante vetė me disa instrumente e dirigjonte grupin orkestral. Gjithēka ia dedikonte qėllimit: “tė arrijė pėrsosmėrinė”. Pėr kėto arritje nė vitin 1969 u vlerėsua “Artist i Merituar”. Nė ansamblin popullor “Puka” u arrit qė grupi tė ketė tetė instrumenta me prirje shtimin e tyre. Pėrveē ēiftelisė hyri sharkia, lahuta, fyelli, bilbili, zumarja me dy pipza, gajdja me rrashiq dhe gjethja. Kjo arritje u vlerėsua si punė krijuese nė muzikėn popullore.
Mirėpritja mbarėpopullore e inkurajoi pėr mė tej. Provoi me sukses pasurimin e orkestrės, duke futur pėr ritėm daullen, fizarmonikėn e nė sinkron bėri tė pėrfshihej edhe kitara. Koncertet e dhėna treguan se struktura e regjistruar dhe interpretimi janė prefekte. Artisti “i pangopur dhe ambicioz”, me metodikė tė mirėfilltė shkencore e kaloi orkestrėn me vegla tė temperuara, duke shoqėruar me shumė sukses brenda e jashtė vendit kėngėtarė shumė tė njohur tė muzikės popullore. Kulminacionin orkestral e ka arritur nė koncertin ndėrkombėtar jubilar nė vitin 1979, ku numri i interpretuesve rekor ishte 104 vetė.
Nė sinkron ishin mbi 30 ēifteli, ku 6 prej tyre i interpretonin femra. Koncerti kishte pėrmbajtje muzikore e dinamizėm tė paparė. Madje u vlerėsua si asnjėherė pėrsosmėria e grupit dhe gjenialiteti krijues i Ndue Shytit, i cili duke shkėlqyer si magji e vėrtetė bėri epokė. Ky novacion i dha vlerėn mė tė lartė “Artist i Popullit” nė vitin 1979. Ai krijoi profilin e tij muzikor. Novacioni qėndron nė pėrkryerjen e mjeshtrisė nė ēifteli e shumė vegla tė tjera, duke u akorduar me instrumente tė tjera jashtė traditės e duke arritur nė “simfoni” me orkestracionin e kompletuar. Si artist ishte shumėdimensional, interpretues nė pesė vegla, krijues dhe dirigjues nė orkestrėn mė tė madhe tė muzikės popullore. Puna me orkestrėn pėr tė ishte gjithēka. Nė mėnyrėn mė skrupuloze jepej i tėri. Ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet folklorike, ku ėshtė nderuar me ēmimet mė tė larta. Me ansamblin “Puka”, ka marrė ēmim nė festivalin kombėtar, po kėshtu dhe dekoratėn “Urdhri N.Frashėri Klasi I”. Ai ka shkėlqyer kudo jashtė atdheut, duke rritur vlerat e kombit me muzikėn qė ka pėrcjellė. Ku ėshtė ftuar ansambli i kėngėve e valleve popullore, etj. ka qenė edhe mjeshtri ynė. Nė turne e festivale nė disa vende si Francė, Norvegji, Turqi, Kinė, Vjenė, Lana, Kamboxhia, Amerikė, etj. Turne ka bėrė me ansamblin “Puka” “Dajti”, grupin e valleve tropojane, etj.
Me shumė mbresa artistike i ka lėnė Dizhoni, ku juria i dha ēmimin gjigant “Gjerdani i Artė”, nė mes shumė e shumė grupeve me famė. Nė Itali, trioja me ajkėn e artistėve tė kombit, Gaqo Ēako (muzikė klasike), Vaēe Zela (muzikė e lehtė) dhe Ndue Shyti (muzikė popullore) u vlerėsuan maksimalisht si interpretues tė kulminacioneve shqiptare. Tashmė artisti Ndue Shyti ėshtė nė moshėn 70-vjeēare dhe nė njė gjendje tė rėnduar shėndetėsore.Tashmė artisti ka merak se e gjithė kjo trashėgimi muzikore mund tė humbasė, si pasojė e njė komercializmi tė tepruar tė muzikės popullore shqiptare. Do tė ishte mirė qė t’i kushtohej sadopak vėmendje kėtij artisti tė madh dhe trashėgimisė qė ai ka lėnė nė muzikėn shqiptare tradicionale.

Marrė nga forumi shqiptar

Faqja me kėngė

 

Hit Counter vizitorė prej hapjes sė faqes

Pėr ēdo pyetje, vėrejtje, kėrkesė pėr kėngė, shkruani nė e-mail.