BIOGRAFIA E VĖLLEZĖRVE lAMALLARI
Vellzėrit Esat dhe Murat Lamallari kanė lindur
nė fshatin Mjak, komuna e Vitise. Esat i bie ciftelisė dhe Murati sharkisė. Tė
dy vėllezėrit kanė qenė pranė kėtyre veglave te njohura muzikore qysh nė moshė
tė re. Murati dhe Esati inspirimin e parė e kanė marrun nga odat e dasmave
shqiptare tė fshatit dhe rrethinės sė Karadakut dhe kanė ndjekur me pėrkushtim
tė madh lidhjet e parisė sė fshatit me rapsodėt tjerė tė vjetėr anembanė
Kosovės. Kėngėt e para kreshnike nė fshatin Mjak janė kėnduar pa vegla
instrumentale. Me vonė me fyell, kavalle, lahutė, cifteli dhe sharki. Nė
Karadakė dhe nė rrafshin e Moravės Mjaku i ka pasur valltarėt mė tė mire dhe
tepėr me zė. Vallėtarėt mė tė njohur ne rrethin e Karadakut kanė qenė vėllezerit
Hebib dhe Ramiz Mjaku. Kurse Haki Mjaku ka qenė kėngėtari mė i mire nė kėndim pa
vegla instrumentale. Me cifteli dhe sharki, qė gjenratat e vjetra, por edhe
Esati dhe Murati, edhe pse nė moshė shumė tė re, mbajn mend Qerim dhe Jusuf
Mjakun. Kurse gjyshi i tyre Tush Mjaku ka qenė njohės i mire i kavallit.
Kjo ėshtė njė histori e shkurtėr prej ku vjen inspirim edhe i vėllezėrve Esat
dhe Murat Lamallari. Kėtė hov tė historisė tė zhvillimit tė folklorit nė fshat e
ndalin shpernguljet e Mjakut qė filluan nė fund tė viteve tė 50-ta. Nė fillim
shkas i shpėrnguljeve ishte politika e Rankoviqit dhe mė vonė ishin shkaqet
ekonomike qė fshatin filluan ta braktisin banorėt e tij duke u pėrqendruar nė
rrafshin e Moravės dhe nė kryeqendrėn e Vilajetit tė dikurshėm tė Kosovės,
Shkupit dhe njė pjesė tjetėr nė Perėndim.
Kėshtu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku detyrohet nė fund tė viteve
tė 70-ta tė shpėrngulet pėr njė jetė mė tė mire nė Shkup. Kjo shpėrngulje sikur
vėllezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin qė tė jenė edhe mė tepėr
pranė tingujve tė telave tė ciftelise dhe sharkise. Edhe pse nė moshė tė re,
ftesat e dasmave shqiptare pėr Esatin dhe Muratin kanė qenė rruga e parė e
karrierėsė sė tyre pėr njė karrierė mė profesionale nė kėtė drejtim. Pėr kėtė
hap ka ndikuar edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, njė veprimtar i
palodhshmėm i kulturės shqiptare dhe kontribues i madh i Shoqėrisė Kulturore
Artistike EMIN DURAKU tė Shkupit.
Vėllezėrit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri nė vitin 1995 kanė
aderuar nė shoqėrinė Emin Duraku, ku kanė marr pjesė nė shumė xhirime si nė RTK,
nė Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhėn shqipe dhe shumė tjera. Kurse prej
vitit 1995 janė anėtarė tė rregulltė tė shoqėrisė artistike IBE PALIKUQJA, ku
ende edhe sot vazhdojnė te ruajnė si anėtarė traditėn e folklorit dhe melosit tė
Karadakut tė Shkupit. Janė pjesmarrės nė shumė festivale te ndryshėm qė
organizohen nė shqiptari dhe diasporė. Kanė kėnduar disa here nė festivalin e
Gjirokastrės dhe kanė marr cmim si rapsodė mė tė mire pėr krahinėn e Karadkut tė
Shkupit. Nė vitin 2002 gjithashtu jane paraqitur mė kėngėt e tyre nė Drenas tė
Kosovės. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qenė me 11 nėntor nė Peshkopi ku kanė
marr cmimin si rapsodė mė tė mire tė kėtij festivali.
Kėngėt e tyre mė tė reja janė kėngėt e dėshmorėve tė luftės se vitit 2001. Kėnga
e Ali Mahmutit, kėnga Fundi i Dimrit 2001, etj.