Falėnderoj nga zemra Mustafė Xhemailin pėr artikullin e dėrguar

 

Mustafė XHEMAILI:

 

DERVISH SHAQA

–     ZĖDHĖNĖS I KĖNGĖS FOLKLORIKE SHQIPTARE

 

Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn,

E lam borė e gjetėm dimėn.

 

Dervish Shaqa, vdiq mė 14 prill 1985, nė moshėn 71 vjeēare, nė spitalin e Durrėsit. Mirėpo, nė kėtė vit vdekja e tij nuk u shėnua ose u shėnua shkarazi nė kronikat e kohės, si njė vdekje e zakonshme e njė emigranti tė zakonshėm, nė njė shtet tė huaj! Vdekjen e rapsodit e mbuloi vdekja bombastike e Enver Hoxhės. Zhurma e madhe propagandistike, betimet e shqiptarėve nė emrin e Hoxhės dhe rrugės sė tij tė lavdishme!

Por, Baca Dervish, nuk vdiq! Vdekjen e tij, nuk mundi ta mbulojė as vdekja e diktatorit tė Shqipėrisė dhe propaganda infantile e kohės. Kėnga e tij ishte e famshme, sepse Kosova ishte e famshme me bėmat pėr lirinė dhe luftėn kundėr Serbisė pushtuese. Sepse, qe Dervish Shaqa njė artist i vėrtetė i kėngės, njė rapsod i mrekullueshėm i kėngės folklorike tė kombit. Prandaj nė 15-Vjetorin e vdekjes sė tij, ky doajen i kėngės pėrkujtohet me pietet.

Dervish Shaqa mbylli sytė, e zėri i tij u ndal 15 vjet mė parė. Bacė Dervishi, ky burrė qė aq hije i kishte plisi i bardhė, kėmisha e bardhė si bora, qė aq hije i pati ndeja dhe kėnga, pas tė cilit nuk doli njė i dytė qė t'i afrohet nė institucionin e tij tė kėngės folklorike, pat ardhur nė jetė nė fundin e dekadės sė parė tė shekullit. Kėtu ishte edhe fillimi e vitit tė robėrisė serbe, robėri qė plagosi zemrėn dhe fėmijėrinė e tij. Lluka e Epėrme, katund afėr Gjakovės ishte djepi i tij. Djep, mahnitshėm i rrethuar nga kėngėt e legjendat. Lluka e Epėrme ishte vend transit qė priste e pėrcillte malėsorė e luftėtarė, hallexhinj dhe kėngėtarė, heronj qė lidhnin plagėt e niseshin pėr Malėsi tė Gjakovės apo pėr Rugovė e Drenicė pėr tė bėrė diēka pėr lirinė.

Kėnga e sharkia ishin pjesė e jetės kėtu ndėrsa pėr Dervish Shaqėn u bėnė krejt jeta. Dhe janė sharkia e kėnga tė cilat e bėnė qė nė rini tė njohur, e bėnė ndėr vite tė pavdekshėm.

Nė odat e burrave, nė logjet e kuvendeve, nė karvanin e bardhė tė dasmorėve si valėt e Drinit tė Bardhė, zėri i tij ndillte krenari e optimizėm, ushqente dashuri pėr liri e urrejtje pėr pushtuesit, jo vetėm nė Rrafshin e Dukagjinit, por nė tėrė Kosovėn.

 

Hajmedet ē'ka kanka kanė

Na ra shkjau n'katėr anė

N'katėr anė hajmedet

Po i pret hallkin n'oborr t'vet... 

 

Kėshtu fillon kėnga e gjatė 12 minutėshe pėr Prekazin dhe Ahmet Delinė, Ahmet Delinė qė i thėrriste tė birit:

 

Ēohu Mursel t'kapim sakicat

Tu Halilat janė hi komitat.

 

Ishte pikėrisht atdhetarizmi, shpirti kryengritės, shprehur edhe nė kėngėn e tij pėr ē`gjė ai vihet nė shenjė, ndiqet. Kėshtu gjatė aksionit famėkeq tė armėve, qė Serbia zbatonte kundėr shqiptarėve, u tentua tė burgoset edhe Dervish Shaqa. Nė dasmėn e Demė Isuf Thaēit, hyn Ahmet Isufi dhe e lajmėron Dervishin se policia serbe ėshtė duke ardhur qė ta arrestojė. Ai, bashkė me Demush Nezirin lėshuan dasmėn u pėrshėndetėn me familjet e tyre dhe arratisen nė Shqipėri. Ishte viti 1956.

Aq mall u ngjallte fjala Shqipėri, mall dhe ėndrra tė bardha vėllezėrve kosovarė! Ata u zhgėnjyen shpejt kur u trajtuan ashpėr nė Shqipėri, u quajtėn emigrantė jugosllavė, u izoluan, u pėrgjuan, u burgosėn.

Diktatura komuniste nė Shqipėri nėnshkroi njė traktat shqiptaro-jugosllav, mbi tė arratisurit nga njė shtet nė tjetrin. Ata qė kalonin kufirin e kėrkonin strehim politik andej e kėtej kufirit shqiptaro-shqiptar, ktheheshin. Pra, kosovarėt binin nė duart e kasapėve serbė dhe i priste Goli Otoku ose vdekja. Kėtė realitet tragjik e denoncon ashpėr Dervish Shaqa me kėngėn e tij tė njohur "Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn".

Pėrmes kėsaj kėnge, me njė histori kaq tė dhembshme, me njė denoncim kaq tronditės, u pėrcillet si kujtesė e zezė brezave qė nga koha e Luftėrave Ballkanike dhe kryengritjet shqiptare, tė fillimit tė shekullit, pra tė viteve 1909-13. Kjo kėngė e mirėnjohur ishte e krijuar pėr refugjatėt dhe tė shpėrngulurit nga Kosova e kėtyre luftėrave. Tė ikurit e luftės nga Kosova nė Shqipėri gjetėn jo vetėm borėn por edhe dimrin, dimrin e egėr tė Mbretėrisė sė Zogut. Ashtu, e gjetėn dimrin e egėr edhe Dervish Shaqa me shokė dhe familje tė tjera kosovare nė rezervatin e quajtur Rrashbull, nė Shqipėrinė socialiste tė Enver Hoxhės.

Imazhi i kėsaj kėnge tragjike u prish (pėr tė mirė), vetėm nė kohėn e luftės sė Kosovės, tė vitit 1998-99, kur Shqipėria postkomuniste, priti mbi gjysmė milioni vėllezėr kosovarė tė ikur nga lufta dhe i strehoi e i mbajti nė mėnyrė shembullore.

Tragjizmin e kėngės, me pasion tė veēantė e kėndoi Dervish Shaqa. Vetėm nga ai u bė e njohur nė pėrmasat e tilla tė njė kėnge lapidare, e cila ende ndihet fuqishėm, sepse ajo ėshtė njė vepėr e vėrtetė artistike. Aty pėrmblidhet vuajtja njėshekullore e shqiptarėve tė persekutuar, tė gjymtuar, tė ndjekur, tė traumatizuar nga stuhia e diktaturave qė u pėrplasėn mbi Ballkanin, mbi shqiptarėt.

 

Kur ta kthyem moj Kosovėn shpinėn

E lam borė e gjetėm dimėn.

 

Me brengė nė zemėr, mėrgimtar nė Atdheun e vet, ai orė e ēast mendjen e kishte tek Rrafshi i Dukagjinit, tek Kosova dhe heronjtė e saj. Pat jetuar njė jetė pa kurrfarė pėrkrahjeje bashkė me kosovarėt e tjerė nė Rrashbull tė Durrėsit. Mallin dhe dashurinė e madhe pėr vendlindjen e kėngėn popullore historike kosovare, Dervishi me Demush Nezirin e tė tjerė, i shprehėn me krijimin e grupit tė tyre, i njohur dhe i mirėpritur nga publiku nė gjithė Shqipėrinė.

Deri pak para se tė vdiste Dervish Shaqa kėndoi. "Plot 60 vjet- thoshte ai- kam kėndue e kjo mė ka mbajt gjallė ".

Pasvdekja e Bacė Dervishit ishte e veēantė. Ai la pas dokumentin mė tė cilin u bė i famshėm - zėrin e shpirtin e tij. Me zėrin e tij nė radiokasetė, ashtu si me emrin e tyre, mėrgimtarėt kosovarė tė shpėrndarė nėpėr botė ushqyen veten dhe dashurinė e mallin pėr vendlindjen. Duke ua kujtuar historinė, zėri i Bacės i ftonte ēdo mbrėmje nė provimin e besnikėrisė ndaj Kosovės e lirisė.

Bacė Dervishi e dinte qė njerėzit rreth tij ishin, si edhe ai, tė etur pėr pak gėzim, ndaj ulej dhe me atė gotėn e rakisė pėrpara, tirrte bukurinė e papėrsėritshme - kėngėn.

Me atė pamjen burrėrore, u lėshonte njerėzve pėrreth njė buzagaz karakteristik. Pastaj hidhte vėshtrimin larg. Sikur kėrkonte midis historisė, midis tymit tė betejave, deri nė thellėsi tė shekujve, heroin e tij. E sillte nga harrimi, e nxirrte atė nga anonimati. Davariste me kėngėn e tij mjegullėn e historisė e na dilnin ata njerėz krenarė herė-herė me armė tė bardha, herė-herė me nėntė plagė nė trup, e, herė-herė si drangoj. Por, pėrherė me mesazhin e lirisė e tė Atdheut, nė gojė, nė ballė, nė zemra, nė veprime. Nė kėtė rast, Bacė Dervishi, bėhej njė zėdhėnės i pazėvendėsueshėm i historisė. Ai, u ngrinte kėshtu atdhetarėve tė shquar, me kėngėn e tij, njė monument tė pavdekshėm.

 

Bajraku i Zeqirit,

S'po doket prej timit.

Hajde, hajde Zeqir Llaushe

Tre llogore n'gjak i mbushe...

 

Herė-herė bacėn e kapte njė hije trishtimi. Gishtat lėshoheshin si pa komandė mbi telat e sharkisė. Duket e kishte radhėn njė dashuri e madhe e pėrmasave shekspiriane. Nga zėri e shpirti i tij si valė tė shqetėsuara Drini, dilnin rėnkimet e tė dashuruarve tė pafatė, tė dashuruarve tragjikė:

 

N'drrasė tė vekit kush po kan?

Kan syzeza pėr jaran.

Tanė po e tha' dushkun nė mal,

Gur' e dru po i shtje' n'gjynah

Nuk po e le verėn me dalė.

 

E kėshtu, Bacė Dervishi, Dervish Shaqa, na la fisnikėrinė e tij dhe kėngėn, na la emrin e artistit dhe tė shqiptarit tė madh.

Pasvdekja e njeriut, e sidomos e artistit vjen duke u endur si njė qilim i mahnitshėm, fragmentet e tė cilit formojnė veprėn e jetėn njerėzore. Kėshtu edhe pėr bacė Dervishin. Janė qindra episode, janė mijėra vargje e kėngė qė kanė dalė tė mrekullueshme nga zėri i tij... Por unė, siē e kam nė mend, pjesėt e jetės e dėshmive pėr tė do t'i tregoj nė njė libėr tė plotė. Ndėrsa tash kėtu po e tregojmė vetėm kėtė episod. E sollėn nė fundmajin e vitit 1999 nga Kosharja, vėllezėrit Ilir e Ismail Buēpapaj, gazetarėt e kameramanėt qė regjistruan njė betejė tė luftėtarėve tė UĒK-sė, kundėr forcave serbe. Hysen Berisha, njė komandant i njohur i UĒK-sė, nė mes tė flakėve dhe tymit, zallamahisė sė betejės pėr liri, u flet me kėngė ushtarėve tė tij. Dhe, ėshtė kėnga e Dervish Shaqės. Melodia dhe fjalėt. Heroi i kėngės, Haxhi Gashi, njė hero i kėtyre krahinave, i cili para skuadrės sė ekzekutimit thėrriste:

 

Me ma hjekė mue kėt shami,

Se nuk jam anadollali,

Jam shqiptar, jam rritė n'Shqipni

Due me i pa plumat me sy!

 

Dhe nė vazhdim, tė melodisė dhe fjalėve tė kėngės historike, urdhrin pėr sulm mbi ushtarėt armiq serbė, komandant Berisha, e thur me vargjet e reja pėr mikun dhe komandantin, Agim Ramadanin, i cili ra nė njė betejė mė 10 maj 1999, nė luftėn pėr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar nė Koshare. Amaneti i Agimit dhe agimave tė Kosovės, qė kėto male mos t'i lėshohen mė kurrė Serbisė - u mbajt. U mbajt, bile, u pėrcoll edhe me melodinė e pavdekshme tė Dervish Shaqės. Pra, Bacė Dervishi ecėn nėpėr kohėra dhe luftėrat pėr liri, bashkė me Kosovėn. Luftėtarėve dhe heronjve tė saj, nė vend tė luleve, u vendos te koka e varreve nga njė kėngė si nga njė kurorė. Nė pamundėsi pėr t'i parė heronjtė e rinj tė Kosovės, nė pamundėsi pėr ta parė Kosovėn tė ēliruar, tė lirė.

 

 

 

Pjesė e fjalės sė rapsodit Dervish Shaqa e nxjerrė nga njė bisedė audiofonike, nė vitin 1982, nė Rashbull:

 

U baj tė fala kangėtarėve nė Kosovė

"As melodia, as zāni. Te kangėtari luen rol fjala. Ate duhet me qitė si kokėrr. Me menue mirė. Njerėzve, qė janė aty, tue ndigjue atė ngjarje tė kāngės, duhet me jau' prue e me i dhanė aq fuqi fjalės, dhe kthjelltė me e marrė vesh pop'lli at ngjarje. Pėr shem'ull:

Hajde, hajde Oso Kuka

Po t'flet fjala po t'kallxon doka

Ti je le sokol i malit

Mor t'i je pika e djalit.

Kangėtari āsht ai qė i jep pop'llit trimni. Dhe, kangėtari duhet vet me kan trim. Jo qė duhet me kan, po āsht vet trim. Nuk āsht e kollajshme me dal e me kan para njėmijė-dymijė vetave. Se t'kqyrin dymijė sy e dymijė krena kthehen nga ti! Āsht bukur e zorshme. Edhe kangėtari āsht guximtar.

U baj tė fala atyne kangėtarėve nė Kosovė pėr kėt punė. Kur ta knojnė kāngėn, fjalėn ta knojn e ta qesin kokėrr. Qė ta kuptojnė tė gjithė e t'i ipet dėgjuesve yshtah, si me atė kāngėn luftarake, ose me kāngėn humoristike, ose me kāngėn e dashnis."

 

Jetėshkrimi dhe veprimtaria e Dervish Shaqės nė Kosovė

 

Familja e Dervish Shaqės nga Lluka e Epėrme e Deēanit ėshtė njė familje atdhetare dhe mjaft e njohur e kėsaj ane.

Babai i Dervishit, Shaqė Rama, ishte njė burrė trim i Rrafshit tė Dukagjinit, i cili kishte marrė pjesė nė disa luftėra kundėr serbėve dhe malazezėve. Ndėrsa nėna e tij ishte bijė e familjes sė njohur tė Vokshėve tė rrethinės sė Gjakovės. Pra, Dervishi ishte nip i Sylejman dhe Asim Vokshit, nga Vokshi i Gjakovės.

Dervish Shaqė Rama, lindi mė 5 maj 1910. Si fėmijė ai u rrit nė njė kamje tė mirė dhe pa brenga.

Dervish Shaqa nisi tė kėndonte kur ishte nėntė vjeēar. Ēiftelinė ia mėsuan babai dhe mixha Xan Rama. Lluka e Epėrme njihej pėr burra trima dhe pėr odat e mira qė kishte. Prandaj nė Rrafshin e Dukagjinit, katundi i Dervishit njihej pėr pritėsa bujarė nė krye me babain e Dervisht, Shaqė Ramėn, Smail Ramėn (Tahirukaj), Uk Kaēorrin dhe disa tė tjerė.

Dėrvishi Shaqa kreu vetėm katėr klasė tė shkollės fillore. Pėr atė kohė nuk ishte pak pėr Dervishin sepse shkrimleximi i mundėsoi tė lexojė mė shumė dhe tė merret edhe me kėngėn e shkruar. Kur ai mbushi 20 vjet u bė njė kėngėtar shumė i dėgjuar nė Rrafshin e Dukagjinit, madje edhe mė gjerė nė Kosovė. Mund tė thuhet lirisht se Dervishi nėpėr odat e Dukagjinit e kreu shkollėn e tij tė vėrtetė - universitetin e jetės. Nėpėr kėto oda ai ndejti shpesh dhe gjatė me burrat e menēur tė kohės si me Tafil, Ali e Asllan Boletinin, me Bajraktarin e Vranocit, Demali Pozharin, Xhafer Devėn e tė tjerė.

Dervishi kishte kontakte mė tė shpeshta me familjen e Isa Boletinit, e sidomos me Asllan Boletinin, i cili ishte prefekt nė Prefekturėn e Prizrenit. Mė 1937, Dervish Shaqėn Asllan Boletini, e fut nė punė si gardian burgu nė burgun e Prizrenit. Mirėpo, pas 6 muajsh atė e heq, pėr shkak se nė burgun e Prizrenit kishte bėrė disa gabime dhe shkelje tė punės! Gardiani Dervish Shaqa nga burgu i Prizrenit i kishte liruar disa shqiptarė, tė cilėt ishin burgosur pėr shkaqe dhe motive politike. Pėr t'i humbur arsyet dhe gjurmėt e kėtyre veprimeve, Asllan Boletini, Dervishit i krijon mundėsinė tė arratiset nė Tiranė. Ai edhe atje rastisė qė tė punojė pėrsėri gardian burgu nė burgun e Tiranės. Por edhe nga ky burg ai liron dy shqiptarė qė ishin burgosur pėr veprimtari kundėr fashizmit dhe qeverisė sė Ahmet Zogut. Kėsaj radhe situata e tij ishte e keqe sepse u zbulua se e kishte bėrė me qėllim njė veprim tė tillė. Mirėpo, Dervishi kėmbėnguli te drejtori i burgut tė Tiranės se, nuk dinte gjė pėr arratisjen e atyre shqiptarėve nga burgu, sepse kishte qenė i pirė dhe i bėrė tapė me alkool!

Nė kėtė mėnyrė pėrfundoi dhe shpėtoi pėrgjithmonė Dervishi nga "profesioni" si roje burgjesh dhe nė fund tė vitit 1939 u kthye nė Kosovė, pėr t'iu kthyer kėngės tė cilėn vazhdoi ta krijojė, kėndojė dhe interpretojė edhe mė me zjarr.

Dervish Shaqa shkonte shpesh nė Gjakovė, nė lagjen e familjes Vokshaj, nip i sė cilės ishte. Qytetin e donte shumė pėr hirė tė Bajram Currit dhe Sylejman, Beqir, Asim e Bije Vokshit. Aty njihte edhe familjen e Emin Durakut, tė Hajdar Dushit e tė Xheladin Hanės, familje tė cilat i vizitonte shpesh. Nė njė mėnyrė ai ishte i lidhur dhe jetonte njė jetė tė veēantė, shpirtėrore, me kėto familje tė mėdha e tė njohura tė Kosovės. Mė vonė ai do t'u kushtojė kėngė dėshmorėve qė dolėn nga kėto familje. Veēanėrisht ėshtė e njohur kėnga kushtuar Xheladin Hanės, tė cilin e vrau UDB-ja.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Dervish Shaqa, tashmė burrė i pjekur 35 vjeēar, u zgjodh nėnkryetar i Komunės sė Deēanit dhe hyri nė Komisionin pėr Kooperativat e kooperativizimin nė kėtė komunė.

Mė 1954, Qeveria jugosllave, filloi aksionin famėkeq tė mbledhjes sė armėve ndėr shqiptarė edhe nė Dukagjin. Pas aksionit tė "Otkupit", ky ishte aksioni tjetėr me radhė i cili me ashpėrsi ra edhe mbi shqiptarėt e njohur tė kėsaj ane. UDB-ja, e dirigjuar drejtpėrdrejt nga Aleksandėr Rankoviqi, ministri i brendshėm i Titos, burgosi Sadik Ramėn nga Isniqi dhe Mehmet Hajdarin nga Irzniqi, me akuzė se kanė luftuar kundėr malazezėve nė luftėn e njohur qė ishte zhvilluar nė Shekullar. Dervish Shaqės ia morėn edhe shumė shokė tė tjerė dhe vetėm ai mbeti i paburgosur.

Mirėpo, nė vazhdimin e Aksionit tė Armėve kundėr shqiptarėve, mė 1956 ishte nė spikamė edhe Dervish Shaqa.

Policėt kriminelė Bllazhe Bubiqiē, Kiloviē dhe njė shqipfolės kriminel, Feta Gasha nga Prizreni, e kishin vėnė nė thumb Dervish Shaqėn dhe shokėt e tij me tė cilėt ai kishte lidhje tė ngushta veprimtarie dhe shpirtrore. Kjo skortė famėkeqe kishte bėrė edhe krime tė tjera mbi shqiptarėt dhe vazhdonte tė bėnte.

Dervish Shaqa dhe shokėt e tij ishin tė mirėinformuar se ata do tė burgoseshin.

Kėshtu njė natė lanė pėrgjysmė njė dasmė nė Llukėn e Epėrme dhe nė mėngjesin e 8 marsit tė vitit 1956, Dervish Shaqa, Adem Rama e Demush Neziri nga Lluka e Epėrme dhe Isė Hoxha nga Batusha, u arratisėn pėrgjithmonė nė Shqipėri. Ai nė Kosovė la gruan dhe dy fėmijė Aliun dhe Shpendin, la farefisin, la katundin e tij tė dashur dhe me vete mori vetėm kujtimet dhe bagazhin e kėngėve, tė cilat e mbajtėn gjallė deri nė fund tė jetės.

Nė fillim, Dervish Shaqa nuk ishte shumė i njohur nė Shqipėri, por ai shpejt ra nė kontakt me Tafil Boletinin, Qerim Ukėn e Ozdrimit, Shaban Salihun e tė tjerė, tė cilėt ishin detyruar tė ikin nė Shqipėri sepse i kishte ndjekur UDB-ja pėr t'i arrestuar e vrarė.

Kur mė 1958, Dervishi kėndoi kėngėt e para nė Radio Kukės, ju lajmėruan edhe shumė shokė tė tjerė. Nė mesin e atyre, qė Dervish Shaqėn e gjetėn pėrmes kėngės, ishin edhe dy shqiptarėt, ish tė burgosur politikė, tė cilėt ai i kishte liruar nga burgu mė 1939, kur punonte si gardian nė burgun e Tiranės. Dy ish tė burgosurit e liruar nga Dervishi, tashmė, ishin bėrė ministra nė Qeverinė e Shqipėrisė sė pasluftės.

 

Bashkė me babėn, donin t'ia vrisnin edhe kėngėn

(Rrėfimi i Shpend Shaqės pėr babain)

 

Tė flasėsh pėr babėn, fillon rrėfimin e vet Shpend Dervish Shaqa, pėr mua ėshtė njė kėnaqėsi e madhe. Mua mė ka rritė kėnga patriotike e babės, kėnga e tij lirike dhe kėnga e dashurisė. Nė kėngėt e tij u futa dhe u strehova posi nė gjirin e babės. Mė vonė unė i mėsova dhe, vazhdimisht, i kam kėnduar dhe i kėndoj kėngėt e tij. Baba ishte gjallė por ai mė mungoi tėrė jetėn. Dervish Shaqa u rrit nė Kosovė dhe vdiq nė Shqipėri, si njė rapsod i madh i kėngės, njė rapsod i kombit. Nėna ime mė tregonte shpesh herė pėr babėn se kur u linda unė, Shpendi, baba kishte shtėnė tri herė me pushkė duke ma lanė emrin Shpend, sepse ai e donte shumė Mehmet Shpendin, tė cilit edhe i kėndonte kėngė. Kur kishte lindur Aliu, vėllau im, kishte shtėnė tri herė me revole dhe ia kishte vėnė emrin Ali, spese e ēmonte shumė Ali Kelmendin.

Nėna ime mė sė shumti ma ka pėrsėritur ngjarjen e natės sė arratisjes sė Dervish Shaqės pėr Shqipėri. Mė 4 mars 1956, dasma e Demė Isuf Thaēit nė Llukė tė Epėrme, ishte dasma e tij e fundit pėr tė kėnduar pėr dasmorėt. Ai kishte marrė lajmin e sigurt se tė nesėmen, pra mė 5 mars 1956, duhej tė ikte nga Kosova se do ta arrestonin e do ta burgosnin, dhe jo vetėm kėtė por edhe Demush Nezirin dhe Adem Ramėn. Ai na donte shumė mua e Aliun. Pasi kishte ngrėnė darkė nė dasmė, kishte shkuar te kuzhinierėt, e kishte marrė njė pjatė dhe u kishte thėnė, ma mbushni kėtė pjatė me mish t`ua ēoj Shpendit e Aliut. Nėna tregonte se erdhi Dervishi me pjatėn me mish dasme nė duar dhe na i kishte dhėnė duke na pėrqafuar me lot nė faqe. Syla, vėllau i babės, e kishte hetuar qė po qante dhe i kishte thėnė se pėr djemtė mos u mėrzit. Nė kėtė moment e kishte parė edhe fqiu ynė, Zenun Ademi, e kishte pėrqafuar dhe i kishte uruar rrugė tė mbarė, duke ia dhėnė njė palė kėpucė tė reja, tė cilat i kishte blerė po atė ditė nė pazarin e Pejės. Ata ishin shokė tė mirė dhe duke u pėrqafuar qanė me lotė pėr njėri-tjetrin. Na kishte pėrqafuar me mall neve djemėve. E kishte parė e pėrshėndetur pėr herė tė fundit gruan e tij, nėnėn tonė, qė aq shumė pastaj vuajti nė jetė. Pastaj babai u kthye nė odėn ku bėhej dasma. Aty kėndoi deri nė mesnatė. Nata e tij e fundit nė Kosovė dhe kėnga e tij i bėri dasmorėt tė mallėngjehen aq shumė sa ata derdhėn lotė me dhembje duke u ndarė me te. Ata sikur e ndjenin se ajo ishte ndarja e fundit me kėngėtarin e tyre tė dashur, bashkėkatundarin e tyre tė mirė, rapsodin e Kosovės martire. 

Nė orėn 24, babai e ndėrpreu kėngėn nė odėn e dasmorėve, u pėrshėndet me ta, pėr t'u mos u parė e takuar kurrė mė! Ai e kishte njė shok tjetėr nė shtėpinė e Smajlėve, djalin e Sokolit, Mic Sokol Smajlin, i cili e dinte gjithė punėn e Dervish Shaqės. Ai e pėrgatiti pėr udhė nė Shqipėri, sepse ishte borė e madhe dhe acar i fortė i atij viti tė keq 1956, kur unė dhe vėllau im mbetėm pa babė e Kosova pa rapsodin Dervish Shaqa.

Pas njė jave, qė u arratis baba me shokė, milicėt Bubiqiē, Kilovica dhe Feta Gasha, erdhėn nė shtėpinė tonė dhe e arrestuan vėllain e babės, Sylėn. E dėrguan nė polici me gjithė familjen e tij. Pas torturave Sylė Shaqėn, Zenun Ademin e Isė Xanin, policia i lidhėn kėmbė e duar dhe i lanė tri ditė para stacionit tė policisė nė Deēan. Nga torturat qė iu shkaktuan, pas dy vitesh vėllai i babės, Sylė Shaqa vdiq. Para se tė vdeė, ai deklaroi vetė se po vdiste nga torturat qė ia kishte bėrė krimineli Feta Gasha nga Prizreni.

 

Kėngėt mė tė njohura qė i kėndoi rapsodi Dervish Shaqa:

 

1.             Kėngė pėr Bajram Currin

2.             Nė dėrrasė tė vekut kush po kanė

3.             Kėnga e Mihanes 

4.             56-ta sene kur ka hi

5.             Kėngė pėr Xheladin Hanėn

6.             Kėngė pėr Rifat Berishėn

7.             Moj e mira nė derė tė stanit

8.             Boll e mirė n'at stanisht

9.             Pyet Kosova pėr njė ēikė

10.           Priti djemtė e mymleqetit

11.           Kėngė pėr Isė Boletinin

12.           Kėnga e Nak Berishės

13.           Rrehi teli n'mymleqet

14.           Kėsaj Kosove kurrė s'ju nda gazepi

15.           Krisi pushka te Rahoveci

16.           N'Kaēanik e deri n'Boletin

17.           Kėnga e Ahmet Delisė

18.           Kėnga e Nezir Llaushės

19.                Kėnga e Shaban Polluzhės

20.              Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn

 

(Bashkautor Ndue Ukcamaj)

Botoi revista e ilustruar „EKSKLUZIVE“, nr. 4, prill 2000 (f. 106-110)

m.xhemaili@bluewin.com

www.mustafe-xhemaili.com

_____________________________

 

Hit Counter